GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Kë do të qeverisë Partia Socialiste në 2050-ën?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Kë do të qeverisë Partia Socialiste në 2050-ën?

By
Enver BYTYÇI
12/09/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Të enjten Edi Rama njoftoi përbërjen e re të qeeverisë. Nuk ka ndonjë surprizë. Parashikimet e disa orakujve nuk dolën lidhur me përfshirjen e opozitarëve demokratë të çdo lloji në këtë qeveri. Ndërsa risitë e tjera nuk ndodhën ndryshe nga e kaluara. Të gjithë të emëruarit, si edhe të shkarkuarit, e morën vesh në sallën e Pallatit Kongreseve. Një metodë kjo për të legjitimuar kultin e njëshit!

Por surprizën Rama e dekonspiroi në rastin e Manastirliut, të cilën e kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në vend të Erion Velisë. Vetëm asaj i tha se “nuk do ma falësh këtë surprizë”! Ndërsa me Erisën ndodhën të dyja, shoku i “shkarkimit” dhe “magjia” e ngarkimit si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kur Rama shpalli për kryetar të Kuvendit Niko Peleshin, Elisa Spiropali u nxi. Sa nuk i ra të fikët të “shkretës”! Pas disa minutash asaj iu zbardh fytyra dhe u shkund si pula kur del nga gjoli kur dëgjoi se do të ishte shefe e diplomacisë shqiptare.

Të reja në fakt nuk pati as në përbërje, as në mënyrën si janë zgjedhur të 17 anëtarët e kabinetit të qeverisë së re, as nga brumi, as nga përmbajtja, as nga zakoni, as nga veset. Është qeveria e vazhdimësisë, qeveria e sorosistëve dhe kandidatëve të krimit mafioz. Është qeveria e pastrimit të parave dhe e ngjizjes me grupet kriminale.

E re ishte vetëm thirrja e kryeministrit për Partinë Socialiste, që ajo “ta nguliste në tru se duhet ta drejtojë vendin deri në vitin 2050”! Ok! Edhe kjo është një e drejtë e kreut të sotëm të PS-së për ta thënë dhe për ta promovuar rilindjen. Në fund të fundit PS ose PPSH ka udhëhequr 47 vjet. Shto dhe 20 vite të tranzicionit “demokratik”! Pse në këtë rast Partia Socialiste, pra Rilindja, të mos drejtojë për 37 vjet (2013-2050)?!

Por pyetja është se kë do të drejtojë Partia Socialiste në vitin 2030, 3035, 2040 e në vitin 2050? Për 12 vite të qeverisjes së kësaj partie kanë ikur nga Shqipëria një milion e dyqind mijë shqiptarë. Në vitet 1991-1992 PPSH, dmth Partia Socialiste, përzuri nga Shqipëria mbi një milion shqiptarë të tjerë. Sipas kësaj matematike i bie që në 25 vitet e ardhshme ajo të dëbojë nga atdheu ynë edhe dy milion e 500 mijë shqiptarë, aq sa sot janë banorë të kësaj Shqipërisë së shitur, të kriminalizuar dhe të drobitur. Atëherë kë do të drejtojë Partia Socialiste në të ardhmen? Kush do të jenë banorët e këtij vendi, të këtij atdheu? Me siguri që aziatikët dhe afrikanët do të jenë zotër në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Dhe në këtë rast Rama mund të parashikojë pa vështirësi që PS të qëndrojë në pushtet gjithmonë, prej vitit 1944 e deri në vitin 2144. Pse jo? Derisa aziatikët dhe afrikanët të bëhen si qytetarët e Nepalit, së paku! Se shqiptarë nuk do të ketë më në këtë vend!

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Diellë- kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?