GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Jo rithemelim – reformim të ideve, programit e strukturave të PD-së!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Jo rithemelim – reformim të ideve, programit e strukturave të PD-së!

By
Enver BYTYÇI
23/07/2021
2 Min Read
Share
SHARE

Dje u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Profesor Mark Marku ishte më i spikaturi ndër diskutantët. Ai kërkoi një Parti Demokratike tjetër. Madje foli për riithemelim të saj.

Pajtohem me shumicën dërmuese të ideve dhe propozimeve të tij. Por nuk pajtohem me idenë e riformimit të Partisë, madje përmes një komisioni nismëtar. Ky koncept më ngjan si ide revolucionare. Sipas tij “Hajde t’ia nisim nga e para”! Këtë nuk e pranojnë as  partitë me programe revolucionare. E djathta dallohet nga revolucionarët majtistë për shkak se bazohet në procese evolutive, reflektuese dhe përvojën e së shkuarës e përdor si mjet për suksesin e të ardhmes!

Rithemelim të njëmendtë nuk bëri as Partia e Punës në qershorin e vitit 1991. Thjesht ndryshoi programin dhe anëtarët e Byrosë Politike u larguan për të dërguar në këtë parti bijtë e tyre! Se ajo e pranon revolucionin për t’iu imponuar të tjerëve, por jo vetes së saj!

Po a duhet të ndryshojë Partia Demokratike në kushtet e ndryshimeve politike?! Sigurisht që po. Megjithatë, si në kohën kur PD u themelua edhe sot ajo përballet më një regjim! Prandaj nuk shkon rithemelimi edhe sa i përket përmbajtjes dhe ndryshimeve të rrethanave politike e shoqërore në vend.

Rithemelimi do ta ngurtësonte PD-në. Do ta bënte më sektare, më të mbyllur. Ndërkaq ajo ka nevojë për hapje. Ka nevojë për struktura të qëndrueshme e të forta. Ka nevojë për guxim në vendimmarrje. Ka nevojë për energji të reja në funksionet drejtuese dhe një komunikim më intensiv me anëtarët e saj për të ndërgjegjësuar ndryshimin, hapjen dhe pranimin e realiteteve të reja.

Partia Demokratike ka nevojë për program të ri, për qasje të re, për hapje të pakushtëzuar. Kushti dhe kriteri i vetëm është e duhet të jetë lufta kundër regjimit autokratik të Edi Ramës! Pra ballfaqimi i ideve të lirisë e demokracisë me alternativën autokratike të regjimit të sotëm në Shqipëri!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kim MEHMETI – Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!
Next Article Mbi të gjitha, retorika anti-PD!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?