GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Gjykata Speciale bashkë me Thaçin duhet të hetojë ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Gjykata Speciale bashkë me Thaçin duhet të hetojë ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi!

By
Enver BYTYÇI
19/09/2025
5 Min Read
Share
SHARE

 “Thaçi nuk ishte komandant ushtarak dhe nuk kishte rol në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha James Rubin gjatë procesit në Gjykatën Speciale të Kosovës. Më tej ai tha se “Adem Demaçi e kishte vendimmarrjen”!

“Rugova ishte për pavarësi dhe pacifist”, tha diplomati tjetër amerikan, Paul Williams, në Hagë. Më pas shtoi se “Rugova nuk ishte negociator”, duke nënkuptuar se Thaçi ishte “negociator i mirë” për ta. Pra Rugova pacifist nuk bënte lëshime. Ndërsa me Thaçin ata arritën lëshimet që donin, por që sipas tyre “Nuk i donte Adem Demaçi”! Ato lëshime e kanë lënë Kosovën edhe sot peng të Serbisë.

Më tej thanë se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e organizuar”, madje “ishte e decantralizuar”! Çka provon tezën e Ibrahim Rugovës se shqiptarët në Kosovë po luftonin për ta mbrojtur pragun e shtëpisë së vet. Dhe akti i Adem Jasharit dhe familjes së tij e provon aq mirë këtë konstatim të “paciifistit” të pakompromis, presidentit historik të Kosovës.

Por ama janë vrarë, janë ekzekutuar me plumba pas shpine, më shumë se 200 rugovistë e ndonjë idhtar i Adem Demaçit, psh si Komandant Drini! Këto ndodhën kryesisht pas luftës. Nuk ndodhën aq në kohën e luftës sa pas saj! Pas luftës a patën Demaçi dhe Rugova më pushtet mbi Thaçin?! Jo! Atëherë pse duhet luajtur skenari që po luhet në Hagë?! A ka kush t’i mohojë krimet monstruoze kundër bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës? Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë duhet t’i zbardhë këto krime, qëndron ose jo Thaçi pas tyre!

Ndërkohë po e pranojmë se Rugova dhe Demaçi ishin kundër Thaçit, ashtu siç doli e vërteta se Hill ishte me Rugovën dhe Rubin e Ollbright me Thaçin, pra kundër Rugovës. Pavarësishrt se ekuacioni nuk më del të vërtetohet. “Luajali” Hill del të ishte mbështetës i njeriut që nuk bënte kompromise, Rugovës, konsekuenti Rubin na del se mbështeste konformistin Thaçi. Po kush ishin këshilltarët e Hashim Thaçit? I pari dhe kryesori, ishte kreu i SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi. Më pas vijnë Paskal Milo, Rexhep Qosja, Rexhep Mejdani dhe disa “minj” të tjerë ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit shqiptar të kohës së diktaturës komuniste. Këta minjtë e strehuar në zyrat e Partisë Socialiste, së bashku me Fatmir Xhafën, përgatitën programin dhe statutin e krijimit të Partisë Demokratike të Kosovës, partisë së Thaçit.

Kush ishin promovuesit e Hashim Thaçit? Përveç atyre që përmenda më lart promovues dhe përkrahës në caktimin e tij si përfaqësues politik i UÇK-së ishin Xhavit Haliti, Azem Syla dhe drejtues të tjerë të partisë marksiste-leniniste dhe enveriste me emrin Lëvizja Popullore e Kosovës me seli në Zvicër. Kjo organizatë bolshevike dhe enveriste u mor me sponsorizimin dhe përkthimin e përhapjen e veprave të Enver Hoxhës në të gjithë Europën Perendimore. Më pas vendosi që të “bëjë luftë” jo aq kundër Serbisë, sa kundër “reaksionarëve” të Ibrahim Rugovës. Hashim Thaçit i ngarkuan detyrën që me faktorin europian dhe amerikan të hiqej si demokrat, ndërsa me kundërshtarët politikë si kriminel.

Gjykata Speciale në Hagë duhet ta marrë nën akuzë kreun e SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosin. Ai ishte organizatori kryesor i vrasjeve politike për pushtet në Kosovë kundër përkrahësve të Ibrahim Rugovës. Pa u zbërthyer Fatos Klosi nuk do të dalë kurrë e vëerteta. Dhe kjo gjykatë, nëse dëshiron sukses në punën e saj, duhet ta vendosë para përgjegjësisë Fatos Klosin. Sikur për asgjë tjetër, ai lehtësisht fajësohet për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. Fatos Klosi ka vepruar dhe ka urdhëruar likuidimin e rugovistëve në këshillim me Azem Sylën, Rexhep Qosjen, Xhavit Halitin, si dhe të tjerë. Prandaj edhe këta duhet të bëhen objekt hetimi. Ndryshe do vazhdojmë të dëgjojmë patetizmat e këtyre dipëlomatëve “për maturinë” dhe “fleksibilitetin” e Hashim Thaçit, për dëgjushmërinë e tij, dëgjueshmëri që u përdor si maskë e krimeve kundër demokratëve të Rugovës. Ndryshe gjyqi do të jetë thjesht një farsë.

Kush beson te e drejta dhe e vërteta, duhet të gjejë lidhjet midis atyre personazheve që përmenda më lart dhe ish-kreut (pa kompetenca) të UÇK-së, Hashim Thaçit. Sidomos me nyjën e këtyre lidhjeve, Fatos Klosi.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Edi Rama ndjehet si të ishte pronar i shtëpisë së budallenjve!
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Haxhiqamilizëm me AI dhe ministra dumbabistë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?