GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!

By
Enver BYTYÇI
07/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Khomeini në Iran ka një gardë, e cila arreston dhe ekzekuton njerëz të pafajshëm, ose edhe fajtorë, po të doni, por me urdhër nga lart, nga udhëheqësi shpirtëror, Ajetollah Khomeini. Eshtë e vetmja gardë kombëtare në botë që njihet për shërbimin që ajo i bën diktatorit autokrat islamik të Iranit. Edhe në Iran kjo gardë konsiderohet si instrument i Republikës Islamike. Por në fakt gjithë bota e di se është instrument në duart e pushtetit islamik në këtë vend dhe kundër qytetarëve të tij.

Po në Shqipëri e kujt është ajo që quhet Garda e Republikës?! Tashmë askush nuk dyshon se ajo është instrument në duart e kryeministrit Rama. Njësoj siç është edhe parlamenti, Gjykata Kushtetuese, SPAK, Gjykata e Lartë e madje edhe ato të Apelit dhe të faktit. Nuk ka institucion që në kushtetutë ka funksione të pavarura, i cili të mos i shërbejë pushtetit të kryeministrit të vendit, Edi Rama! Ne kemi parë se edhe perandorët e sulltanët e ruanin një lloj distance, sidomos nga gjyqësori. Ndërsa Shqipëria është modeli më i shëmtuar i përqendrimit të pushteteve në duart e një personi. Vini re: Jo të një partie, as të një klani, por të një individi që mban postin e kryeministrit të vendit.

Garda është shëmtia më e madhe e kësaj ngrehine të shëmtuar të shtetit shqiptar. Ajo godet deputetët e opozitës, madje edhe gazetarët. Jo vetëm i godet, por ua mbyll derën dhe nuk i lejon të hyjnë në sallën e parlamentit. Kur deputetët arrijnë ta çajnë kordonin e gardistëve e të hyjnë në atë sallë, spikerja e parlamentit e deklaron seancën të mbyllur. Me ndihmën e gardës së Edi Ramës tashmë parlamenti qëndron me dyer të mbyllura.

Nuk funksionon më. Nuk ka më seancë plenare të tij. Madje as mbledhje komisionesh! Gjithçka është e paralizuar, një plani. Të zhbëhet legjislativi. Që Shqipëria të kthehet në gjendjen e Anglisë së para një mijë viteve, pra para lindjes së parlamentarizmit.

Pas një ose dy viteve ne do të flasim sërishmi për këtë problem. Dhe ithtarët e Edi Ramës do të thonë se “fajin e kishte opozita pse protestonte në këtë parlament”! Edhe pse Garda e armatosur i dhunon parlamentarët opozitarë si në kohët më të errëta të obskurantizmit europian. Garda propagandistike operon nga ana tjetër në mbrojtje të kësaj shëmtie të padëgjuar në botën e kontinetit europian. Garda e deputetëve socialist voton me urgjencë ligje e marrëveshje fyese dhe antikushtetuese, sërishmi me justifikimin se “Opozita proteston”! Eshtë një situatë kur gardat, të gjitha regjimentet e pushtetit të Edi Ramës janë armatosur deri në dhëmbë për ta zhbërë jo vetëm demokracinë, por vetë shtetin.

Edi Rama, njësoj si Khomeini në Iran, rri dhe vështron. Ve dorën në mjekrën e tij të bardhë dhe sheh rezultatin e punëve të veta të zeza në dëm të lirisë, demokracisë dhe europianizimit të Shqipërisë. Ndërkaq ne shqiptarët rrimë në një qoshe dhe shohim se kush ushtron më shumë forcë. Nëse litarin e tërheq Rama e Garda, atëherë heshtim, mërmërisim ndoshta diçka nëpër dhëmbë, por sërishmi nuk ngremë zë. Eshtë e sigurt se shumica e shqiptarëve, të pakësuar në maksimum prej emigrimit masiv, presin momentin kur peshorja e forcës të anojë nga opozita. Janë gati për mos bindje civile. Por nuk kanë mundësi praktike që këtë mosbindje ta dëshmojnë vetëm në Tiranë.

Gardës dhe gardistëve të Edi Ramës duhet t’ua kundërvemë forcën e qytetarëve që presin të hidhen në veprim. Kjo do të thotë që duhet veprim konkret. Greva e Urisë e deputetëve duhet të mbështetet masivisht. Mosbindja civile duhet të çojë në bllokimin e të gjitha akseve të rrugëve në Shqipëri, njëherësh dhe pa përjashtim. Mosbindja civile duhet t’i izolojë Gardën dhe gardistët dhe ta bëjë me dhimbje koke kryegardistin, kryeministër të Shqipërisë. Sepse garda tashmë po me urdhër të komandantit të saj, Edi Rama, ka filluar të dhunojë edhe gazetarë. Ndërsa shoqatat e gazetarëve në këtë vend heshtin e me heshtjen e tyre dyfishojnë dhimbjet e gazetarëve të dhunuar. Se edhe shoqatat e gazetarëve janë gardiane të pushtetit të Edi Ramës. Gjithçka që lëviz në margjinat e pushtetit është në mbrojtje të këtij pushteti. Shoqatat e gazetarëve dhe kryetarët e tyre gjithashtu!

Bota shqiptare ose duhet të presë vdekjen në koma përballë gardianëve të kryegardistit Edi Rama, ose duhet të zgjohet e të çlirohet prej tyre!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Heshtja e Ramës diçka më thotë
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Garda shpëtimtarja e opozitës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?