GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Fatura që po paguan Sali Berisha!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Fatura që po paguan Sali Berisha!

By
Enver BYTYÇI
23/10/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është arrestuar dhe vetë ish-presidentit i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit. Edhe 100 pasaporta të kishte ai nuk arratiset! Ka edhe një vendim për “detyrim paraqitjeje”!

Arsyeja: Privatizimi i “paligjshëm” I kompleksit sportiv “Partizani”! Dëshmitarë janë enveristët e Rilindjes! Prokurorë hetuesit e sigurimit të shtetit! Urdhëdhënës djali i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës! Gjyqtare një qyqare! Avokat-mbrojtës llapaqenët e përhershëm që ushqehen nga Rilindja.

Juria e gjykimit publik janë të gjithë enveristët dhe ata që humbën privilegjet nga përmbysja e sistemit komunist! Ndihmës e përkrahës: – Liberalët pa atdhe e pa fe të të gjitha kontinenteve! Të gëzuarit më të mëdhenj: – Aleksandër Vuçiç dhe të gjithë ata që duan t’i ngulin thikën Kosovës prapa shpine e në zemër të saj! Nëse e analizojmë në këtë kontekst ajo që ndodhi të premten e kësaj jave është një akt thellësisht politik e madje antikombëtar! Por më duhet të them se arsyeja e kësaj dhunë të shtuar kundër Sali Berishës është vetë Sali Berisha. Pse mendoj kështu?

1. Çfarë iu desh doktorit me bluzë të bardhë të heqë bluzën e të merret me politikë? A nuk e dinte ai se ishte “malok”?! Kujt i duhen “malokët” në këtë vend? Kur u janë dashur ata qeveritarëve “të lindur” për qeverisje në Shqipëri e të gatshëm ta shesin atdheun?! Pse doktori u bë doktor në fund të fundit? Ç’ju desh atij të marrë valixhen e drurit e të vijë nga Tropoja në Tiranë për studime?! Keq ishte me fshatin, me arat, me livadhet, me delet e me dhitë e malësisë?!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

2. Për më tepër çfarë iu desh Berishës të studionte aq shumë? Pse ai duhej të lexonte si i marrë e pa pushim?! Pse duhej të përftonte aq shumë njohuri, aq shumë sa po t’i marrësh të gjithë kundërshtarët e tij së bashku, nuk e arrijnë dot?! Pse? A nuk e dinte ai se do shkaktonte xhelozi, hakmarrje, helm, urrejtje?! Më mirë do ishte injorant, i pashkollë, i padijshëm!

3. Por kryesore është se Doktor Berisha, duke mos dashur të rrijë me bluzën e bardhë, rrënoi dhe shkatërroi sistemin politik që garantonte pushtetin e zonës së parë operative. Nga një studim i profesor Hysamedin Feraj me titull “Skicë e Mendimit Politik Shqiptar”, rezulton se 70-përqind e Byrosë Politike të kupolës komuniste gjatë 45 viteve diktaturë ishte nga ajo zonë. Dhe dëshmia tjetër e atij studimi na ve në dukje se po kaq përqind e kësaj kupole të diktaturës ishin jo shqiptarë, pra, grekë, vllehë, malazezë, minoritarë sllavë etj. Vërtet mendonte Sali Berisha se do të përballej me gjithë këtë kontigjent kriminal të konsoliduar në dekada?! Kjo është sikur t’i biesh murit me kokë!!

4. Gjatë qeverisjes së tij Sali Berisha bëri më shumë se sa kanë bërë të gjitha qeveritë e tjera së bashku, përfshirë dhe këtë më jetëgjatën e pluralizmit me Edi Ramën! Bëri më shumë se çdo qeveri tjetër në historinë e shtetit shqiptar! Po si ia mori mendja atij se njerëzit e indoktrinuar dhe të privilegjuar të komunizmit dhe të post komunizmit do ta pranonin këtë sfidë?! Kurrë jo! Duhet burgosur Sali Berisha që ata të ngrenë lart emrin e tyre mbi rrënojat që ia kanë shkaktuar Shqipërisë! Kjo është filozofia e Rilindjes!

5. Po mirë! Si mund të pajtohen ata që në vitin 1945 ua morën pronat pronarëve të vërtetë e të ligjshëm me kthimin e pronave po këtyre pronarëve?! Është vërtet naivitet ta mendosh e ta besosh këtë! A e shihni se çfarë lufte po bëhet në bregdet? Konflikti Shqipëri-Greqi vetëm se shërben si mbulesë e grabitjes së pronave, asgjë më shumë! A mund të lejojnë ish-bllokmenët të bëhen hyzmeqarë të ish-të shpronësuarve prej tyre?! Harroje! A mund të lejojë nipi i Spiro Kolekës i zonës së parë operative të një lufte vëllavrasëse, që një “maloku” t’i shndritë ylli më shumë se atij?! Edhe këtë harrojeni!

6. Por Sali Berisha po paguan edhe lëshimet e tij. I ka bërë lëshimë Fatosit dhe Fatosi ia ka kthyer me urrejtje e mallkime! I ka bërë lëshime Gramoz Ruçit dhe Gramozi e ka groposur sa herë i ka ardhur rasti! I ka bërë lëshime edhe Edi Ramës dhe ky i ka përdorur lëshimet e Berishës si armë kundër tij! Në një farë mënyre kjo është faturë që ia ka lëshuar vetes së tij! Ndoshta pa e ditur! Ndoshta nisur nga humanizmi dhe parimi se opozita duhet të respektohet! Por si mund të jesh kaq human me mizorët dhe vampirët e pashpirt?! Ah Doktor, Doktor! Mirë e ka thënë Jozi – Plumbin kokës e donin këta banditë që po na e shesin edhe Shqipërinë në emër të luftës kundër jush?! Edhe në atë jetë nuk do t’i ndahen këta Berishës, siç nuk iu ndanë mbretit Zog!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Berisha, beteja e radhës apo e fundit?
Next Article Dossier | Dokumente, fakte e prova, historia e plotë e një arrestimi politik. E vërteta e Klubit ‘Partizani’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?