GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – E vërteta e Shqipërisë në NATO!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – E vërteta e Shqipërisë në NATO!

By
Enver BYTYÇI
05/04/2024
5 Min Read
Share
SHARE

U bënë 15 vite nga dita e pranimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake në historinë e botës, NATO! Një vend dhe një popull, që kurrë nuk e kishin ëndërruar të zinin vend në këtë aleancë përkrah aleatëve tanë më të mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, Greqisë dhe vendeve të tjera anëtare të kësaj aleance.

Pranimi në NATO i Shqipërisë ishte produkt i krijimit të besimit! Ishte jo vetëm interes gjepolitik e strategjilk, por edhe çështje e plotësimit të standardeve. Askush, askujt nuk i jep diçka, qoftë dhe një stilolaps, nëse mes partnerëve nuk ka besim! Ndërkohë Shqipërisë nuk po i jepej ndonjë gjë e zakonshme. Më 5 prill 2009, asaj iu dha vendi i nderit në mesin e gati 30 vendeve më të zhvilluara të globit tokësor! Madje me të drerjtë vetoje. Me të drejtën që të vendosë vetë ajo për interesat jetike të vendit të saj. Kjo është NATO! Një organizatë politike dhe ushtarake që respekton vendimmarrjen e vendeve të vogla. Ky është gjithashtu asset besueshmërie për Shqipërinë.

Shqipëria u ftua për pranim në NATO vetëm dy javë pasi ndodhi ngjarja e Gërdecit, aq shumë e përfolur dhe e keqpërdorur nga pushteti i sotëm dhe opozita e atëhershme për ta penguar pranimin në NATO të saj. Kjo e vërtetë zbardhet lehtësisht edhe sikur një studiues t’i referohet medieve të kohës. Pa patur nevojën e verfikimit të dokumenteve të padeklasifikuara.

Shqipëria u pranua në NATO për shkak të plotësimit të kritereve të pranimit dhe aspak për shkak të nevojës gjeopolitike, siç e interpretojnë relativizuesit shqiptarë. Nëse do duhej të pranohej një vend në këtë organizatë për shkaqe të gjeopolitikës, ai vend do të ishte Maqedonia. Por jo. Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut në ditën e 60-vjetorit të NATO-s. Ndërsa NATO kishte bombarduar Serbinë e çliruar Kosovën në kohën e kremtimit të 50-vjetorit të saj!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

NATO është e shenjtë. Eshtë njëkohësisht shenjtëria e sigurisë së shtetit dhe kombit shqiptar. Si rezultat, Shqipëria sot është në NATO dhe vetë NATO është në Shqipëri e qebesa edhe në Kosovë! Kjo është mrekullia e anëtarësimit në Aleancë. Zanafilla e kësaj politike dhe strategjie ze në kohën kur Partia Demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha, shpallën qysh në vitn 1991 objektivin e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë. Ishte koha kur Partia Socialiste vazhdonte të artikulonte leksione e programe armiqësie me NATO-n. Më pas, ky projekt u konkretizua kur qeveria e demokratëve dhe lideri Berisha kërkuan të parët në Lindjen ish-komuniste partneritetin për paqe me Aleancën Atlantike (1993) dhe e fituan këtë vend pranë saj. Ndërsa kurorëzimi i politikave dhe strategjisë kombëtare të PD-së, si dhe zotit Berisha, ishte anëtarësimi në NATO i Shqipërisë.

Ka politikanë shqiptarë që turren si ulkonja me pamje dhelpre për të marrë meritat e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Ndër ta është edhe Lulzim Basha! Në fakt Bashës këtë shans ia ka dhënë vetë Doktori, sepse i dha besim të tepruar në të gjithë karrierën e tij. Por pa hyrë në këtë histori, e vërteta duhet thënë siç është: – Ndër forcat politike, merita e pranimit në NATO i takon Partisë Demokratike. Ndër personalitetet politike, këtë meritë e bartë dhe do ta bartë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve Sali Berisha! Le ta retushojnë dhe ta interpretojnë si të duan historinë maskarenjtë e të gjitha llojeve brenda e jashtë vendit. E vërteta është aty. Ajo nuk ndryshon për shkak të egos dhe ambicieve të individëve as të konjukturave politike që ndodhin.

Shqipëria në NATO është projekti më madhor i të djathtës shqiptare! Eshtë arritja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Nuk do ta ketë këtë peshë as anëtarësimi në BE. Nuk e ka dhe nuk do ta ketë asnjë urë e ndërtuar, për të cilën punohet dhjetë vite radhazi. Nuk do ta ketë asnjë shifër në numrin e turistëve që vijnë në Shqipëri, ndërkohë që bujqësia në shërbim të tyre rrënohet! Shqipëria në NATO ishte dhe do të mbetet vizion, mision dhe realizim i njerëzve dhe burrave të shtetit si Sali Berisha që kanë vokacion patriotik e perendimor!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ja kush janë skuadrat më të mëdha të futbollit në botë
Next Article Nga Erion DASHO – Një dështim që duhet shmangur me çdo kusht
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?