GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Bota serbe del kundër Kosovës, Edi Rama bashkëpunon me Serbinë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Bota serbe del kundër Kosovës, Edi Rama bashkëpunon me Serbinë!

By
Enver BYTYÇI
09/06/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës ka miratuar një rezolutë me të cilën u kërkon vendeve anëtare të OKB-së të tërheqin njohjen e Republikës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, organizoi për ditë me radhë një dhunë të orkestruar kundër sovranitetit të Kosovës në veri të vendit. Dhunë, përdorim i armëve të zjarrit, kërcënime, shantazhe, gjithçka pamë gjatë atyre ditëve.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë e sheh si kërcënim kryeministrin e Kosovës dhe institucionet e saj. Shkoi në Bratislavë gjatë atyre ditëve dhe takoi Aleksandër Vuçiç, por nuk e takoi, as për t’ia mbyllur sytë nga pas, Albin Kurtin. Mesa duket kur i mbyllte sytë Albinit ishte në tentativë që ta korruptojë për llogari të Serbisë atë! Shkoi në Moldavi dhe u bashkëshoqërua me Aleksandër Vuçiç gjatë gjithë kohës, por “nuk gjeti mundësinë” të bënte një foto me Vjosa Osmanin.

Simbolika ishte dhe mbetet e qartë: – Jam me Serbinë, kundër Kosovës. Dje Milorad Dodik shpalli kërkesën e tij ndaj botës së qytetëruar që të zhbëhet njohja e Kosovës. Po dje Edi Rama paraqiti një projekt të panjohur për publikun për Asociacionin serb në Kosovë. Dy gëzime në një ditë për Serbinë, e cila rri në heshtje dhe numëron sukseset e saj që ia jep lideri i serbëve të Bosnjës dhe lideri i ekzekutivit të Shqipërisë. Simbolika vazhdon më tej: – Jam kundër lidershipit të Kosovës. Pra, kryeministri i Shqipërisë së shqiptarëve është kundër presidentes dhe kryeministrit të Kosovës së shqiptarëve dhe bashkëpunon me presidentin e Serbisë së serbëve, armikut të shpallur të Kosovës.

Ndërkohë, krahas planit Rama të Asociacionit, po dje zoti Bislimi i qeverisë së Kosovës publikoi një projekt të Akademisë së Shkencave të Serbisë për Asociacionin serb në Kosovë. Në fakt ai ishte projekt i “Botës serbe”, në modelin e projektit të Putinit për “Botës ruse”! Por ne nuk e dimë përmbajtjen e projektit të Ramës, sa i ngjan ai projektit të Akademisë serbe. A i ngjan? Nëse kemi parasysh faktin që përmenda më lart, se Rama bashkëpunon me Serbinë kundër Kosovës, në besimin tim, projekti i tij është prodhim serb. Dhe si i tillë është i ngjashëm ose i përafërt me projektin e Akademisë së Shkencave të Serbisë. Kur ta njohim, do ta shohim! Por iluzioni i disave se Rama po e bën këtë për të mirën e Kosovës, është futur me djallëzi te në shqiptarët!

Mendoj se Projekti Rama i Asociacionit serb në Kosovë është shkruar në një pjesë të tij me frymën pro-Kosovës, ndërkohë që kjo frymë në disa pjesë të tij shërben për të kamufluar djallin serb brenda atij projekti! Eshtë e vetmja punë që di ta bëjë shumë mirë kryeministri i Shqipërisë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Henry KISSINGER – Njëqind vjet shqetësim
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Asosacioni – propozimi i vetëofruar i Ramës!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?