GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja më e mirë për stabilitet në Ballkan!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja më e mirë për stabilitet në Ballkan!

By
Enver BYTYÇI
27/05/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Sipas të gjitha gjasave sot Asambleja Parlamentare e NATO-s do të vendosë që Kosova të marrë statusin e anëtarit të asociuar në këtë asamble. Ky status e avancon pozitën e shtetit më të ri në Evropë dhe është hapi i fundit në rrugën e marrjes së statusit tjetër të “Partneritetit për Paqe” në organizatën më të madhe politike dhe ushtarake. Statusi i vëzhguesit, të cilin e kishte deri më sot Kosova, nuk presupozon që një vend me këtë status të gëzojë domosdo elementët e shtetësisë. Ndërkohë anëtari i asocuar konsiderohet gjithnjë për vendet e pavarura e sovrane. Pra, nesër NATO rikonfirmon shtetësinë e Kosovës!

Dhënia e këtij statusi për Kosovën pra është rikonfirmimi i NATO-s se ajo është shtet sovran dhe i pavarur. Ndërkaq hap rrugën për proceset e ardhshme, të cilat pritet të përshpejtohen. Sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë dhe sa më e fortë të jetë lidhja Beograd-Moskë-Pekin, aq më e motivuar do të jetë NATO për ta përfshi Kosovën në planet e saj afat-shkurtra të zgjerimit. Interesi i Aleancës Atlantike është që Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina të bëhen me procedura të përshpejtuara anëtare të NATO-s. Kjo jo vetëm se vihen përfundimisht vijat ndarëse me Rusinë dhe ndikimin e lindjes, por edhe se Serbia vihet në darën e rrethimit me këto vende dhe do të detyrohet të rishikojë pozicionin e saj të aleancave.

Nëse Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina bëhen anëtare të NATO-s dhe sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mire do të jetë, Serbisë do t’i mungojnë territoret që ajo synon për krijimin e Serbisë së Madhe. Derisa këto dy vende bëhen anëtare të NATO-s. Serbia nuk do ta ketë më mundësinë dhe as aftësinë që të bëjë presion dhe të intervenojë me provokime ose me sulme ushtarake kundër Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Kësisoj asaj i hiqet mundësia që të vazhdojë të aspirojë për territore në këto dy vende në emër të asaj që ajo e quan “Bota serbe”! Pra, për Beogradin do të mungojë objekti i sulmit. Do të bëhet e pamundur ndërhyrja me dhunë për të ndryshuar realitetet gjeopolitike në rajon.

Nga ana tjetër, Serbia do të rrethohet plotësisht nga vendet anëtare të NATO-s. Të gjitha vendet në kufi me Serbinë do të jenë anëtare të kësaj organizate. Në këto kushte anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës do të ndryshojë edhe qëndrimet politike në Beograd sa i përket aleancave. Në pamundësi për të realizuar aleanca të suksesshme me Rusinë, politikanët dhe lidershipi serb do të jenë nën presion shumë të madh që të pranojnë integrimin e vendit të tyre në NATO. Natyrisht që kjo nuk do të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër, sepse do të duhet të ndryshojë edhe opinion publik. Por një politikë pro-perëndimore do ta përshpejtojë perceptimin pozitiv të publikut serb sa i përket NATO-s. Sigurisht prej zorit dhe pamundësive që të vijojnë aleancën me Moskën. Ndryshe Serbia kurrë nuk do ta ndryshojë boshtin e politikës së vet të aleancave në drejtim të Lindjes.

Serbia në NATO do të vendosë përfundimisht ekuilibrin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore. Dhe Serbia në NATO nuk shkon me përkëdheljet e Perëndimit ndaj një politikani mashtrues e kriminel si Aleksandër Vuçiq, i cili në çdo dalje të tij publike nxit ekstremizmin nacionalist, njësoj si edhe Milosheviçi në kohën e tij. Me përkëdhelje e me ofrimin e karotave Serbia vetëm se tall trapin me Perëndimin. Ajo duhet rrethuar me shtete, të cilat bëhen dhe duan të bëhen anëtare të Aleancës Atlantike. Vetëm kjo do ta bëjë Beogradin të ndryshojë kahjen e qasjen e tij.

Ka shumë prej atyre që e shohin të pamundur anëtarësimin e Kosovës në NATO, për shkak se katër vende anëtare nuk e kanë njohur shtetësinë e saj. Për mua mund të vendosë veto Hungaria, para se të vendosin Spanja, Greqia, Rumania e Sllovakia. Ndërkohë që nuk duhet harruar fakti që këto katër vende e kishin përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Dhe nga ana tjetër i kanë njohur simbolet e shtetit të Kosovës, si pasaportat u udhëtimit, target dhe simbole të tjera të saj. Pra nuk është aq e pamundur vota e tyre pro-anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sa për Hungarinë, ajo e ka të vështirë që e vetme të vendosë veto ndaj vullneti politik të 32 vendeve të tjera të Aleancës. E pamë këtë në rastin e anëtarësimit të Suedisë dhe të Finlandës. Kur Turqia hoqi veton për këto dy vende, edhe Hungaria u detyrua të bëjë të njëjtën gjë.

Marrja e statusit të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është për Kosovën ngjarje historike. Ky status po jepet pavarësisht letrave dhe përpjekjeve të Beogradit për të bërë presion kundër këtij procesi. Madje edhe pavarësisht atyre politikanëve në Kosovë, që për letrat e Beogradit kundër Kosovës fajësojnë qeverinë e vendit të tyre. Paradokset nuk kanë fund te ne shqiptarët!

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 5 kopshtet më të bukura në Evropë: një udhëtim midia natyrës dhe bukurive përrallore
Next Article Nga Agim XHAFKA – Fjalimi i prost*tutës për virgjërinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?