GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Alibitë e “Palloshit” për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Alibitë e “Palloshit” për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!

Nëse ministrat dhe bashkëpuntorët e tjerë të kryem... tregohen korrektë, nuk bëhen viktima

By
Enver BYTYÇI
09/11/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Behgjet Pacolli deklaroi se “Belinda Balluku më thirri në zyrë dhe më fyu”! Edhe ia ka dhënë aeroportin, edhe “e ka fyer”! Diçka shumë sureale. Ndërkohë tha se nuk e kishte takuar dhe as kishte komunikuar me zotin Rama përpara se sa të “fitonte” tenderin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Më mirë se kaq nuk kishte se si të alibiohej sulmi mbi Ballukun dhe mbrojtja e kryeministrit Rama. Edhe miopët dhe naivët e kuptojnë mesazhin e këtyre dy fjalive. Se, edhe nëse Belinda ta ketë fyer Pacollin, është krejt mashtrim pohimi se ky i fundit nuk paska kontaktuar me kryeministrin “më të mirë”, siç thoshte ai, Edi Ramën. Përkundrazi Rama ka qenë garant te Pacolli dhe porositësi për të marrë pjesë në tendët dhe “fituar” atë. Mjaft më me simite që shiten për pite.

Ndërkaq SPAK-u publikoi disa sms të kreut të “Rrugëve pa Rrugë” me ministren e tij, Belinda Balluku. Njësoj si në rastin Veliaj. Kreu i qeverisë po ndjek të njëjtin skenar. Ka mobilizuar medien që të përhapë sa më shumë helmin që SPAK lëshon kundër viktimës së radhës të Edi Ramës. Synimi është që “Palloshi” të dalë i larë nga skandali, të mos ndotet në asnjë pjesë të trupit e të trurit. Gjithë vëmendja e opinionit duhet të shkojë te viktima e vullnetshme e Ramës, Belinda Balluku. Ndryshe spërkatet me pesticide edhe Edi Rama. Kjo strategji ka funksionuar dhe po funksionon në rastin e radhës. Edhe kënga “Bela çao, Bela çao” është e porositur! Gjithçka në funksion të shfajësimit të fajtorit kryesor. Kjo është metoda mafioze e fshehjes së krimit. – Denigro dhe diskreditoje në publik partnerin në hajni dhe dil i larë nga kjo histori!

Agron Shehaj në parlament, duke ritheksuar sms e Ballukut me fjalinë “Prit t’i çoj fjalën k..rvës”, në fakt ia bëri shërbimin Palloshit, të cilin Bela e quan “K.rvë”! Njerëzit do të besojnë me këtë se Belinda ka vepruar në kokë të vet, dhe pa dijeninë e rojtarit të dardhave. Edhe ky lloj diskursi jo vetëm nga Shehaj, por dhe opozitarë të tjerë, ka shkuar në drejtimin që dëshiron Palloshi. Të duket sa më larg Belinës dhe bëmave të saj! Ky është qëllimi i gjithë propagandës kundër Ballukut.

Por problemi është se kryeministri e mban akoma si zevendëse të tij pikërisht këtë viktimën, të cilën vetë e hodhi në gojën e ujqërve. Nuk e heq dot. Vetë viktima nuk hiqet si e tillë dhe nuk do që të japë dorëheqjen. Si do të bëhet? Kjo sjellje do të shërbejë gjithashtu si ushqim për mediet. “E lagu apo nuk e lagu”, do të jetë loja. Derisa Palloshi të nxehet e t’i thotë SPAK-ut na sillni kërkesën për ta arrestuar Belinda Ballukun. Dhe kjo do të ndodhë, nëse Balluku do ta zgjatë dorëheqjen e saj deri në masën që njerëzit të kuptojnë se ajo shantazhon shefin e vet në krye të qeverisë. Por a do ta zgjidhë problemin arrestimi i viktimës së Ramës? Besoj se jo.

Belinda e ka kërcënuar kryeministrin me fjalinë “Të marr dhe ty me vete! Unë nuk jam Erioni”! Mjafton kaq dhe të kuptosh sa e ndërlikuar është situata. Në fakt askush nuk beson se ka nevojë që Ramën ta marrin me vete Belinda apo Erioni. Përkundrazi, duhej të ishte kryeministri ai që në një shtet të së drejtës t’i merrte me vete viktimat e tij. Por kur mungon e drejta, atëherë qytetarët luten që viktimat ta marrin me vete Palloshin. Eshtë një lutje realiste, por a do të ndodhë kjo? Sërishmi nuk besoj as në këtë skemë. Palloshi i palon bashkëpunëtorët e tij te SPAK-u si të dojë dhe kur të dojë vetë.

Ne kemi parë një video, kur krye..ti thoshte: “Pse nuk e njohim ne se kush është Beqir Balluku? Një m…m..ti”, thoshte ai. Edhe Palloshi i përmbahet kësaj formule në rastin e mbesës, ndonëse ai vetë është kreu i m, në krye të qeverisë shqiptare! Të gjithë e dinë këtë. Askush nuk beson se Behgjet Pacolli ashtu rastësisht u bë aksioneri kryesor i aeroportit të Vlorës. Eshtë kreu i qeverisë ai që para se të tenderojë përzgjedh koncensionarët dhe strategjikët. Më pas i adreson te ministrat përkatës. Ndërsa këta të fundit hyjnë në lojë me një punë të mbaruar – pazaret. Pazari është bërë nga kryem..! Kështu që ministrave nuk iu kërkohet kjë gjë. E vetmja gjë që u kërkohet është që plaçkën e radhës nga paratë publike ta ndajnë mirë.

Nëse ministrat dhe bashkëpuntorët e tjerë të kryem… tregohen korrektë, nuk bëhen viktima. Nëse marrin ndonjë pjesë të Palloshit, atëherë ata shkojnë në satër. Ben Ahmetaj për këtë u shndërrua nga miku më i afërt, armiku më i madh i shefit të tij kryeministër. Po kështu edhe Bela do ta ketë zhvatur Palloshin, prandaj dhe u përgatit gijotina për të. Kështu është e do të jetë me të gjithë ata që besojnë se pasurohen duke vjedhur së bashku me Edi Ramën. Diku do të gabojnë në vjedhje. Dhe gabimi më i vogël në këtë kushton shumë. Pastaj bëhesh m..t – m..ti!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Mamdani dhe ne
Next Article Nga Kim MEHMETI – ‘Rilindja’ e Piktorit, si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?