GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Ah, Ibrahim Rugova!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Ah, Ibrahim Rugova!

By
Enver BYTYÇI
11/06/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Ah, Ibrahim Rugova! E dija që as ata të tutë nuk të duan. E dija, se i kam parë vetë me sy, kur pas vdekjes tënde, ata të tutë, para publikut të ngrinin në qiell dhe kur uleshin në kafe a restorant të përgojonin, sikur të ishe roja e Lidhjes Demokrarike të Kosovës! E kam ditur se do të duhet të vijnë gjenerata të tjera për të parë mirë e qartë çfarë madhështie kishe dhe ke ti, o Presidenti Historik!

Por nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se kreu i partisë që ti e themelove dhe i dhe emër të lartë në rajon e në botë, pra se pas 18 vitesh, që ur ti shkove në amshim, do të përdhoste kaq poshtërsisht emrin dhe veprën tënde! Nuk e dija se në ditën e çlirimit të Kosovës, pas 25 vitesh liri, do të vinte një liliput me buzët me qumështin e Sorosit e do të thërriste armikun më të madh tëndin e të shqiptarëve, Edi Ramën, që të dërdëlliste për ty! Nuk e kam pritur kurrë se ky përdhunues i Kosovës në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të kthehej i ftuar në dasmën e viktimave të tij! Dhe përdhunuesin në këtë dasëm e solli Lumir Abdixhiku. Thjesht për interesa meskine të tijat.

Ah Rugovë! Sa shumë fjalime mbajnë për ty dhe sa shumë të urrejnë pikërisht ata që betohen në emrin tënd! Ta heqin edhe fotografinë sa herë japin intervista, sepse nuk duan që fotografia jote t’u bëjë hije! Përpiqen të flasin për ty dhe spekullojnë si djalli me emrin tënd. Betohen në veprën tënde e ndërkohë shohin të përmendin vetëm atë pjesën që u shërben për interesat e tyre të pushtetit! Madje spekulluan në emrin tënd edhe për ndarjen e Kosovës. Thoshin se Rugova e ka pranuar këtë opsion, ndërkohë që ti kurrë nuk e kishe thënë, madje e kishe kundërshtuar deri me qëndresë lufte çdo kërcënim për ndarjen e saj!

Ah Rugovë! Kur lejuan të të përdhosë Edi Ramën, këta që le pas nuk kanë për të lënë gjë pa bërë! Këta janë gati që për pushtet të bashkohen me atë që nuk pranoi t’jua përmendë emrin në një fjalim shumë të gjatë në parlamentin e Kosovës. Këta janë gati të bashkohen sërishmi me ata që organizuan atentate ndaj teje! Këta nuk guxojnë një herë të vetme të kërkojnë ndëshikimin e vrasësve të bashkëpuntorëve të tu! Fatkeqësisht edhe disa fëmijë të këtyre viktimave që kanë zënë vend në partinë tënde, në këmbim të karrierës kanë pranuar të heshtin!

Ah Rugovë! Dje ishte ditë e zezë për ty o president e lider i papërsëritshëm! Nuk ishte ditë feste për ty! Ishte ditë trishtimi! Ish kryeministri italian, D’Alema tha diçka shumë fyese për ty. Tha se Bill Clinton kishte frikë se ti pas lirimit nga pengmarrja e Milosheviçit mund të kërkoje pushimin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Kaq larg kishte shkuar propaganda e armiqve të tu në Tiranë e në ROGNER dhe ne nuk e paskemi ditur. Ndërkohë personi ndërlidhës i ROGNER-it dhe qeverisë shqiptare që të akuzoi atëherë, sot ishte tek ti për të thënë fjalë, që kurrë nuk i kishte shkuar ndërmend t’i besojë e t’i bëjë vetë. Tha se ti ishe i durueshëm dhe me paturpësinë më të madhe këshilloi që durimi të jetë tipari i politikës. Ndërkohë vetë ka dëshmuar padurimin më të madh që ka parë historia shqiptare.

Ai, pra kryeministri i Shqipërisë që foli dje në konferencën me emrin tënd, ishte i padurueshëm për ta përshejtuar procesin e ndarjes së Kosovës! Madje duke të keqpërdorur ty!  Ishte i padurueshëm për ta implementuar Open Balkan dhe zhbërë pavarësinë e Kosovës! Ishte i padurueshëm për ta përçarë skenën politike të Kosovës, duke filluar me kryeministrin Isa Mustafa, vazhduar me Ramush Haradinajn dhe deri te Albin Kurti e Vjosa Osmani! Ishte i padurueshëm kur para gati një viti anulloi një natë para mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë e të Kosovës në Gjakovë. Ishte i padurueshëm për të thënë se “Kosova është tokë e askujt”! Ishte i padurueshëm për ta rrënuar gjithë trashëgiminë tënde, Rugove! Megjithatë Lumiri i Partisë që ti e themelove e solli sot në Prishtinë, jo për të të mburrur ty, për të të përdorur ty i dashur Rugovë.

Lumiri u bë papritmas shkallmuesi i kësaj trashëgimie! Por skenarin dhe projektin e përgatiti Edi Rama në Tiranë! Siç di ai të shkallmojë! Pa mëshirë, pa droje, pa pishman, pa kërkim-falje! Në atë formë që sipas Thomas Ericson veprojnë vetëm  psikopatët!

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pastrimi i parave dhe investimet në shtëpi bosh i ka bërë çmimet të papërballueshme në Tiranë
Next Article Nga Erion DASHO – Opozita përballë provës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?