GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

By
Enver BYTYÇI
01/03/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Dy ditë më parë patëm takimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me liderët e shumicës së vendeve të Evropës Juglindore. Munguan kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Turqisë. Por nuk mungoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Prania e tij në fakt nuk lidhet me simpatinë e tij për Zelensky-n ose për Ukrainën, por me përpjekjet që ai bën për të përmirësuar imazhin e tij pas Banjskës dhe zgjedhjeve të përgjithshme e lokale në Serbi dhjetorin e kaluar, të cilat i grabiti. Ndaj Vuçiq ka nevojë për protagonizëm dhe rritjen e prestigjit të tij.

Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, çfarë nevoje ka për protagonizëm, për prestigj e për egocentrizëm?! Samiti i datës 28 shkurt 2024 në Tiranë ishte thjesht një organizim për të rritur prestigjin e kryeministrit të Shqipërisë. Regjia dhe skenari i këtij samiti flasin për më shumë se kaq. Asnjë rol nuk iu dha presidentit të Republikës të Shqipërisë. Asnjë opozitar nuk u thirr, ashtu si edhe më pare, në punimet e tij. Edi Rama ishte portieri që hapte dyert e secilit mysafir, ishte moderatori i çdo paneli dhe seance dhe bëri folësin e pambarim. Ai hapi dhe mbylli samitin dhe gjithçka ndodhi e u tha aty. Me porosi të Sorosit iu sul Evropës dhe SHBA-ve, që “mbajnë peng ndihmat për Ukrainën”!

Dhe fatkeqësisht, në eventin e ngritjes së prestigjit të Edi Ramës erdhën gjashtë president dhe tre kryeministra të tjerë. Zelensky gjeti kohë në kohë lufte të harxhojë gati tri ditë në dispozicion të prestigjit të kryeministrit shqiptar e ndërkaq uli aq shumë kreditet e prestigjit të tij. Ndërkohë, në kërkim të rritjes së prestigjit të Edi Ramës ishin shumë të tjerë sorosist. Varlehey i zgjerimit evropian ishte njëri prej tyre. Ai takoi me porosi të Ramës dhe Leksit, Lulzim Bashën. Më tej, në prapaskenë, si gjithnjë, u shfaq vetë Soros Junior, i qeshur dhe i gëzuar në mesin e partnerëve të tij, përfshirë dhe Taulant Ballën.

Ishte një dekor dhe shfaqje e shëmtuar për një qëllim të vetëm, rritjen e prestigjit të liderit tonë “të lavdishëm”, që “ndriçon krejt botën”! Por natyrshëm lind dyshimi se pse i duhet zotit Rama gjithë ky investim për imazhin e prestigjin e tij personal? Cilat janë arsyet e këtij investimi? Pijari i Ramës së pari me krimet që ka kryer , veçmas në këto 11 vite në pushtet. Por lidhet drejtpërdrejt edhe me ambiciet e tij. Njëra prej tyre është grumbullimi i pasurisë së pafund përmes grabitjes së parave publike. Ndaj është në kërkim të një posti që i jep imunitet. Luftën në Ukrainë e sheh si trampoline.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Tjetra dhe më e rëndësishmja është konsolidimi i pushtetit dhe përqendrimi i tij të plotë në duart e kryeministrit. Në këtë ambicie bën pjesë investimi personal fizik, politik, financiar për të korruptuar personalitetet e botës perëndimore. McGonigal është thjesht një prej tyre. Rrjeti i korrupsionit Rama për diplomatë e politikanë të huaj euro-amerikanë është shumë i gjerë. Për të mos thënë se edhe vetë samiti i djeshëm, si dhe samite të tjerë të mëparshëm, ishte Pazar korrupsioni! Rama është lideri që paguan për një foto e jo më për evente kaq të mëdha si Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor. Shpesh here shtrohet pyetja se kush paguan, Sorosi apo Rama! E vërteta është se Sorosi tashmë merr të ardhurat e investimit në personin Edi Rama bashkë me fitimin e tij!

Në këto kushte, me qëllim rihabilitimin, Edi Rama prej gati dy vitesh po merret me kurimin e imazhit dhe rritjen e prestigjit të vet. Ndërkaq brenda vendit tone ka jo pak mbështetës që e admirojnë këtë prestigj dhe këtë imazh. Ka nga ata që mburren me “liderin e madh”! Nuk përjashtohet gjithashtu ndonjë që ka përgatitur valixhet për të ikur nga vendi i shkretuar dhe i rrënuar prej Edi Ramës, që në ikje e sipër të thotë se “Kemi një kryeministër të madh e të zotin”! Kaq shumë ndjehet propaganda e regjimit sundues në Shqipëri. Dhe gjithë kësaj skeme i shërben Aleksi i Sorosit, që nuk le samit të Tiranës pa qenë gjithnjë i pranishëm.

Shqipëria ngjan me kohën e diktaturës komuniste, kur në vend të prestigjit të vendit dhe të qytetarit shitej e blihej prestigji i diktatorit. E njëjta gjë ndodh sot me një numër të madh të qytetarëve tanë, të cilët e admirojnë dhe e urojnë rritjen e prestigjit të autokratit Edi Rama. Në vend që t’i kërkojmë shtetit dhe qeverisë të punojnë për rritjen e prestigjit tone si qytetarë dhe njerëz me dinjitet, ne i gëzohemi rritjes së prestigjit të atij që duhet të na shërbejë neve. E nga ana tjetër harrojmë se për prestigjin e liderit tone suprem paguajmë një kosto të lartë. Lufta dhe përpjekja për prestigj e kreut të ekzekutivit shqiptar ka lënë menjanë interesat tona qytetare e kombëtare. Ka lënë në mëshirën e mikut të tij, Vuçiq, edhe fatin e Kosovës.

Shqiptarët ende nuk kanë paguar koston e përpjekjeve për prestigj të diktatorit Hoxha, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe çmimi i lartë I përpjekjeve për prestigji të Edi Ramës! Por nëse Rama lufton për prestigjin e tij të humbur, ne duhet të luftojmë për dinjitetin tone të nëpërkëmbur!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Klodian TOMORRI – Matematika e Komisionerit për Zgjerimin dhe biçim-samiti i talljes
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Drejtësia, kjo dramë me 5 akte
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?