GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

By
Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Share
SHARE

U bënë 26 vite nga dita e çlirimit të Kosovës. Atë ditë kur në territorin e saj hynë trupat e NATO-s, ajo është edhe dita e parë e lirisë. Nga Bllata dhe nga Prizreni erdhën në Kosovë trupat e para të Aleancës nga shumë vende të botës. Tri ditë më parë, më 9 qershor, u nënshkrua në Kumanovë marrëveshja e kapitullimit të ushtrisë dhe policisë serbe. Edhe pse shpesh herë spekulohet me faktin se ajo marrëveshje nuk u bë e njohur asnjëherë për publikun, vendimet që u morën më 10 qershor në Këshillin e Sigurimit, pra Rezoluta 1244, na bëjnë me dije edhe për çfarë palët u morën vesh në Kumanovë.

Rezoluta 1244 e 10 qershorit 1999 ishte produkt i Marrëveshjes së Kumanovës. Këshilli i Sigurimit me atë rezolutë vendosi fatin e Serbisë jashtë Kosovës. Madje për ushtrinë 20 km dhe për policinë 5 km larg kufirit me Kosovën. Ajo rezolutë e vendosi Kosovën nën protektoratin ndërkombëtar të OKB-së, nën komandën e KFOR-it për sigurinë dhe nën vëzhgimin e administrimin e OSBE-së sa i përket demokracisë në zgjedhje dhe në ndërtimin e funksionimin e institucioneve. Rezoluta 1244 shkruan se Kosova do të kishte statusin e saj “në kuadër të Republikës Federale të Jugosllavisë”! Nuk thotë në asnjë pikë të saj se ajo do të rikthehej sërishmi nën sundimin e Serbisë. Kur Jugosllavia u shua përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi, në qershor 2006, atëherë Kosovës i takonte të vendoste për një status të përshtatshëm për të. Iu ndalua bashkimi me një shtet tjetër të rajonit. Dhe dukej qartë se për këtë mendohej Shqipëria. Pra, i lejohej të vendose të ishte e pavarur, gjë që ndodhi më 17 shkurt 2008.

Pra, liria dhe Çlirimi i Kosovës u sanksionuan në një dokument ndërkombëtar të Këshillit të Sigurimit, edhe me votën e Rusisë, për të mos qenë më kurrë pjesë e Serbisë. Megjithatë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, ashtu si autoritetet e Beogradit, vazhdojnë të pretendojnë për “thyerje të ligjit ndërkombëtar”! Nëse qenka thyer ky ligj, atëherë duhet së paku që Moska dhe Beogradi ta pranojnë se ata ishin pjesë e vendimmarrjes. Vendimmarrja e tyre shprehet në Marrëveshjen e Kumanovës dhe në votën pro Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit nga ana e Rusisë. Kështu që spekulimet me Kosovën, janë aventura në përpjekjet dhe projektet e krijimit të “botës ruse” dhe të “botës serbe”, janë të pabaza.

Rezoluta e KS të OKB-së 1244 e 10 qershorit 1999 ishte akti ligjor ndërkombëtar i shpalljes së Kosovës të lirë e të çliruar nga Serbia. Shkaku ishte dhuna, terrori, masakrat dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve, sidomos në vitet 1998-1999, prej të cilave humbën jetën 13.500 njerëz të paarmatosur e të pafajshëm, në mesin e të cilëve 1402 fëmijë.  Masakrat dhe gjenocidi serb shprehet në dhunën për shpërnguljen e mbi një milion shqiptarëve, më shumë se gjysmës së popullsisë së saj, thjesht me qëllimin e vetëm për ta populluar Kosovën me serbët kolonë pas luftës. Shkaku i lirisë dhe çlirimit të Kosovës ishin dhunimet e përdhunimet e ushtarëve dhe policëve serbë. Statistikat shënojnë mbi 20 mijë akte të tilla. Kosova u çlirua dhe u bë e lirë prej Serbisë, sepse ushtria dhe policia serbe dogji e shkatërroi gjithë trashëgiminë shqiptare të kulturës dhe historisë. Shkatërroi e dogji gjithashtu tërësisht 60 për qind të të gjitha banesave dhe objekteve të biznesit të shqiptarëve.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Bilanc tragjik është ky. Ndaj dhe në Beograd e në Moskë e dinë fort mirë se Kosova më 12 maj 1999 u çlirua prej sundimit dhe dhunës serbe. Megjithatë politikanët e Serbisë e të Moskës vazhdojnë të thonë se “Kosova është pjesë e Serbisë”! Cili vend dhe cili popull i dhunuar dhe i persekutuar nën pushtim e nën sundim të një shteti prej të cilit është çliruar, ka marrë ndonjëherë vendimin që të rikthehet në sovranitetin e vendit, shtetit apo popullit dhunues e pushtues?! Atëherë, a ka shanse që këtë ta bëjnë shqiptarët? Nëse do të ndodhë diçka e tillë, atëherë pse u desh çlirimi nga Serbia i Kosovës?

Ka një debat të madh për t’i dhënë përgjigje pyetjes se “Kush e çliroi Kosovën”? Gjithmonë në provincat e pa emancipuara e të pa civilizuara marrin rrugë debate të tilla. Disa thonë se e çliroi Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Dhe kanë të drejtë. UÇK pati në ato dy vite rol përcaktues. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i dha jehonë luftës për çlirim e për liri. UÇK ka meritën e madhe, sepse u bë aleate e NATO-s dhe e civilizimit perëndimor. Dëshmorët e lirisë që luftuan për çlirimin e Kosovës nga radhët e UÇK-së janë meritorët kryesorë të fitores së madhe, e cila erdhi më 12 qershor 1999.

Por UÇK, e vetme, a mund ta çlironte Kosovën? A mund t’i sillte asaj lirinë e merituar? Çdokush nga ne e di përgjigjen. Ishin bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, ato që e bënë Millosheviçin të dorëzohet e gjeneralët e tij të nënshkruanin kapitullimin në Kumanovë ditën e 9 qershorit 1999. Për këtë arsye është caktuar si ditë çlirimi, dita kur në Kosovë hynë forcat e NATO-s. Hyrja e atyre forcave ishte garancia e lirisë së Kosovës. KFOR-i është sot gjithashtu garancia e kësaj lirie. Që do të thotë se NATO është forca kryesore e goditjes dhe e rrënimit të ushtrisë serbe dhe e çlirimit të Kosovës. UÇK ishte dallëndyshja e lirisë.

Por ka edhe një faktor të tretë. Ka shumë prej atyre që duan të marrin merita absolute. Dhe thonë se “sakrifikuan” për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Në të vërtetë, kombinimi i faktorëve dhe aktorëve Rugovë – NATO/Perëndim – UÇK është e vërteta e vetme me të cilën lidhet çlirimi dhe liria e Kosovës. Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës krijuan institucionet e vendit dhe i dhanë botës mesazhin se “Kurrë nuk do ta pranonin sundimin dhe regjimin serb të Millosheviçit në Kosovë”! Ndërkohë, thellë-thellë kjo liri e ky çlirim janë produkt i rezistencës së paku njëshekullore të shqiptarëve në Kosovë, të cilët nuk u mposhtën, nuk u asgjësuan. U rrudhën deri 52 për qind të popullsisë (regjistrimi i vitit 1952), nga mbi 80 për qind të ishin në shumicën e regjistrimeve të tjera. Por nuk u bënë kurrë pakicë, edhe pse nën represion të egër, tortura dhe dhunë sistematike të autoriteteve të Serbisë.

Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s/KFOR-it hynë në territorin e Kosovës. Në modelin e vendimeve të Jaltës për Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore, territori i Kosovës u nda në pesë sektorë ose rajone, duke u dhënë mundësinë Fuqive të Mëdha të merrnin secili nga një sektor. Ishin amerikanët (Ferizaj-Gjilan), gjermanët (Prizren), anglezët (Prishtinë), italianët (Gjakovë-Pejë) dhe francezët në Mitrovicë. Këta të fundit vendosën ndarjen e Kosovës në Lumin e Ibrit. Imponuan politikën pro-serbe të ndalimit të kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës. Bashkëpunuan me rojet terroriste serbe për të mos lejuar shqiptarët të hynin në veri të Kosovës. Shkurt, u vunë në funksion të politikës së Millosheviçit për ndarjen e Kosovës. Por nën maskën e “mbrojtjes” së pakicës serbe në veri.

Sot Kosova ende vuan këtë përcaktim zonash nën administrimin e Fuqive të Mëdha. Dhe ndonëse do të duhej që Franca dhe francezët të kërkonin ndjesë për këtë ndarje, politika e Parisit vazhdon të ushqejë iluzionin e shkëputjes së veriut të Mitrovicës për t’iu bashkuar Serbisë. Me këtë lloj iluzioni lidhet këmbëngulja e presidentit Macron për ta ndëshkuar Kosovën me sanksione dhe masa kundër saj.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Next Article Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?