GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Zemërimi i Edi Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Zemërimi i Edi Ramës

By
Enton ABILEKAJ
05/06/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Në një mesazh më përçarës se kurrë, me një gjuhë urretjeje të hapur ndaj opozitës dhe çdo opozitari, Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharakë, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshëm si ai i një sulmi ngaj Shqipërisë prej grupimeve të huaja politike.

Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të thënë ato që nuk i tha dot përballë gazetarit të Rai 3. Doli për të thënë çfarëdo varianti të ngjarjeve, pa asnjë filtër, pasi dështoi ta bënte këtë me filtrat e gazetarit që nuk kontrollohej prej tij. Doli, si për të thënë se, vërtet përballë mediave të lira ai del si krijuesi i një narkoshteti, por përballë kamerave të Kryeministrisë, që e shpërndajnë mesazhin në gjithë mediat sa dhe si do ai, del si udhëheqësi i suksesshëm i kombit, që ka bërë xheloze gjysmën e Italisë dhe po mban mbi supe pasojat.

Në një mesazh më përçarës se kurrë, me një gjuhë urretjeje të hapur ndaj opozitës dhe çdo opozitari, Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharakë, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshëm si ai i një sulmi ngaj Shqipërisë prej grupimeve të huaja politike. Sado butaforikë dhe qesharakë, sado të pabesueshëm, Kryeministri i kapur gafil përpara qytetarëve shqiptarë dhe italianë, i hodhi në eter pa asnjë përgjegjësi, për të tentuar pa rezultat të rindërtojë alibinë e rrëzuar të Shqipërisë europiane.

Ai u mundua të bindë se fajin nuk e ka ai që e bëri Shqipërinë narkoshtet, por ata që po e ekspozojnë kështu, se fajtor nuk është hajduti por ata që e kapin, se Shqipërinë nuk po e bastis dhe boshatis ai që e drejton, por ata që e tregojnë.

Me sytë nga promteri, duke lexuar tek kamera tekstin e parapërgatitur, dukej sikur për herë të parë ai nuk i shikonte dot në sy shqiptarët, ata që po e merrnin mesazhin, e montuar me shpejtësi pas disa dublave. Dukej sikur as ai vetë nuk i besonte dot ato që kishte shkruar, ndërsa i shqiptonte me zë të lartë, as ai vetë nuk e besonte se fajin për Arben Ahmëtajn e ka Saliu dhe se rrëfimi i tij i pendesës është për të mos u besuar, megjithëse konfirmohet nga ngjarjet publike të 11 viteve në pushtet.

Më shume se më opozitën, më shumë se me Ahmetajn dhe shumë më shumë se me Becchetin, zemërimi i tij duket se buron nga një dështim i madh. Jo dështimi i qeverisjes, dështimi i imazhit që investoi nëpërmjet qeverisjes. Sot po duket e qartë që nuk ishte nisur kurrë të ndryshonte vendin, ta bënte më të mirë dhe më të jetueshëm për qytetarët, ta bënte sa më europian dhe sa më shtet të së drejtës. Ai ishte nisur të bënte këtë që ka bërë, një narkoshtet që tani po tremb edhe Europën. Duke ndërtuar republikën e tij të bananeve, ndërtoi edhe një operacion marrëdhëniesh me publikun, një fushatë imazhi shumë të kushtueshme, që të reflektonte brenda dhe jashtë vendit, por sidomos jashtë, të kundërtën e realitetit.

Ai nuk u nis të ndryshonte Shqipërinë, por të ndryshonte lajmet, u bë kryeministër që të bëhej kryeredaktor në të gjitha platformat mediatike dhe ia arriti shumë lehtë në Shqipëri. Tony Blair bashkë me Alistair Campbell, pastaj Jacques Attali, u bënë këshilltarët e tij me kontrata të dyshimta dhe jotransparente. Ndërkohë që një kryeministër të Italisë u mundua ta joshë me një koncesion që sot është në hetim nga SPAK, një ish-kryeministër si D’Alema, me shumë influencë tek e majta europiane, u bë “mentori” i tij që bënte biznes preferencial në Shqipëri, ministri në detyrë Alphonso Urso gjithashtu një filial biznesi i privilegjuar në Tiranë. Në 2017 korruptoi një nga zyrtarët më të lartë të FBI, ndërsa krijonte raporte personale dhe jotransparente me të gjithë liderët lindore dhe perëndimorë që tregoheshin të hapur.

I gjithë ky investim, nuk e ndihmoi Shqipërinë të ecte në integrimin europian, përkundrazi, e la në vend për 10 vjet. Ky investim në miq personalë nuk e ndihmoi Shqipërinë të marrë më shumë projekte, madje u ndërpre dhe IPARD 2, për shkak të korrupsionit, nuk e ndihmoi Shqipërinë për investimet e huaja, përkundrazi i pakësoi, as për krijimin e një shteti ligjor, as për shtimin e vendeve të punës, as për rritjen ekonomike më shumë se 4 për qind.

Ky investim ndihmoi vetëm Edi Ramën, që pavarësisht këtyre dështimeve të mëdha, pavarësisht shkatërrimit të zgjedhjeve, të ekonomisë, pavarësisht kanabizimit të vendit, të kishte mbështetjen perëndimore, të kishte të drejtën të rrinte në pushtet pa legiitimitet, duke vazhduar projektin e tij për republikën personale të bananeve.

Këtë goditën rëndë 2 reportazhet e Rai3, këtë goditi rëndë edhe Bild në shkrimin e të hënës, këtë kështjellë po rrëzojnë tani ato media perëndimore që kanë kthyer kokën nga Shqipëria pa qëllimin për të marrë reklamën e “Maldiveve të Ballkanit”. Sa më shumë raportime të tilla, aq më shumë do ndryshojë opinioni publik në Europë, aq më të vështirë do ta kenë edhe figurat publike që Rama i ka mbledhur, që ta mbështesin, aq më i afërt do jetë fundi i fasadës perfekte që ka investuar.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Në vend të një pikture për narko-shtetin e kreun e tij
Next Article Nga Nga Erion DASHO – ‘Ç’më duhet mua?’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?