GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

By
Enton ABILEKAJ
10/05/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Mjaftoi një dalje e pakontrolluar, për të parë se si e vërteta mund të bllokojë edhe njeriun që kontrollon gjithçka. Sapo u gjend përballë asaj që ka bërë, Edi Rama e humbi kontrollin vetëm 36 orë përpara zgjedhjeve, në Opinion.

Mjaftuan disa gazetarë të paanshëm politikisht, për ta hedhur poshtë gjithë propagandën elektorale të anëtarësimit në BE, për ta shndërruar pikturën mashtruese me “heroin e Shqipërisë europiane”, në një fotografi realiste me “Kryeministrin përgjegjës për korrupsionin”.

Ndoshta e kapi papritur ky fotografim i ftohtë, pasi kishte organizuar disa spektakle nëpër studiot televizive. Por ai moment tregoi se mund të ndodhë gjithçka. Mund të ndodhë që, pavarësisht pushtetit total dhe kontrollit absolut, një episod më i shkurtër se një orë të përmbysë gjithçka.

Ajo që ndodhi mbrëmë për një orë, mund të ndodhë të dielën përgjithmonë. Nëse shqiptarët do të vendosin më në fund ta shkarkojnë Kryeministrin që e ka personalizuar kaq keq vendin, nëse do të dalin masivisht për të treguar se janë ata zotët e vendit dhe nuk mund të rikthehet askush për t’ua ulur kokën, atëherë mund të ndodhë ajo që duket e pamundur.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Është e vërtetë që ai ka Policinë në shërbim të zgjedhjeve, duke ndarë para, duke u hapur rrugën shkelësve të PS-së, ndërsa përndjek kundërshtarët. Është e vërtetë që ka edhe SPAK-un, që nuk pati turp as kësaj here të shërbente si vegël e Edi Ramës – që doli të hetonte një kontratë lobimi që nuk e kishte parë kurrë, që gjeti blerës votash edhe kësaj here tek opozita dhe sulmoi PSD-në në Shkodër vetëm pasi Edi Rama parashikoi të merrte dy mandate më shumë në atë qark. Është po SPAK-u që gropos dosjet që ulërijnë kundër drejtuesve të Policisë të përfshirë në bixhozin e paligjshëm, por nuk bën asgjë përpara zgjedhjeve.

Ai ka edhe biznesmenët që paguajnë; ka çdo institucion që shkel ligjin hapur, me asfalte elektorale dhe me falje gjobash dy ditë përpara zgjedhjeve. Sigurisht, për t’i pasur këto të sigurta, duhet të ketë edhe Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe KQZ-në, edhe Kolegj Zgjedhor.

Është e vërtetë që i ka të gjitha, por kjo nuk është arsye për dorëzim. Nëse nuk del nga shtëpia me mendimin se rezultati dihet – në një shtet të kapur nga pushteti total i një njeriu – gjithçka do të jetë më e lehtë. Për të.

Ai që po imponohet me dhunë dhe para, do të dalë pas zgjedhjeve të thotë se njerëzit i besuan premtimit për Shqipërinë Europiane. Do të krenohet se si një mashtrim kaq të trashë e shiti për të blerë një mandat katërvjeçar.

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga BE, ku të përmendet integrimi i ndonjë vendi kandidat brenda vitit 2030. Të gjithë e dinë që BE nuk funksionon si qeveria e Edi Ramës – që shndërron në vendim qeverie çdo ëndërr, çdo teke apo çdo pazar të tij, edhe pa u mbledhur fare ministrat. Të gjithë e dinë seriozitetin dhe skrupulozitetin – deri në burokraci të padurueshme – me të cilin Brukseli trajton problemet dhe, veçanërisht, integrimin, për të cilin ka edhe skepticizëm të hapur. Të gjithë e dinë që Shqipëria, në katastrofën mjedisore, nuk i arrin dot në 2 vjet standardet europiane; në katastrofën e sigurisë ushqimore po ashtu; dhe në katastrofën e mungesës së drejtësisë me 150 mijë dosje të pashqyrtuara – gjithashtu.

Të gjithë e dinë që Rama po gënjen. Askush nuk do të votojë për gënjeshtrën e “Shqipërisë Europiane”, që është pa dyshim fyerja më e madhe e inteligjencës së votuesit, që kur zgjedhjet u bënë pluraliste. Të gjithë e dinë se si do të mundohet të fitojë Edi Rama. Dhe ndoshta do t’ia arrijë. Por nëse nuk e provojmë të dalim masivisht, nëse nuk e provojmë ta refuzojmë me zemërim, nëse nuk ia bëjmë të vështirë – atëherë nesër ai do të ketë të drejtë kur të flasë për “çyryk” dhe “autikë”, përderisa mashtrimi i “Shqipërisë Europiane” do të shërbejë si arsye për fitoren e 11 majit.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Luani i Amerikës
Next Article Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?