GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – “Dështimi” i Albin Kurtit si festë e Ramës dhe Veliajt
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – “Dështimi” i Albin Kurtit si festë e Ramës dhe Veliajt

By
Enton ABILEKAJ
16/06/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Nuk mund të thuhet me siguri nëse Dukagjin Lipa është fajtori, Dukagjin Lipa apo Qeveria e Albin Kurtit për largimin e Festivalit Sunny Hill nga Kosova. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ishte e ekzagjeruar kërkesa e organizatorëve për të bërë një biznes të mirë nëpërmjet një aktiviteti të pazëvendësueshëm për Kosovën, nëse qeveria ishte e zënë duke bërë llogaritë pavarësisht kohës që nuk premtonte. Nuk mund të thuhet nëse në këtë situatë thuajse emergjente, kur përgjigja duhej sa më shpejt, Dukagjin Lipa shkoi tek Veliaj dhe Rama, apo ata kishin shkuar më parë të Dukagjinit dhe e kishin akparuar Festivalin, që vlen për Kosovën si një afirmim ndërkombëtar.

Ajo që mund të thuhet me siguri, është që Kosova dhe Shqipëria qeverisen në mënyra krejt të ndryshme. Në Kosovë, ka një qeveri që ndoshta vepron ngadalë, ndoshta e tepron me dyshimin dhe procedurat burokratike, por vë të parin Ligjin. Letra e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për Komunën e Prishtinës, kërkesat për organizatorin e Festivalit, që të paraqiste një projekt dhe një plan -biznes, ndoshta vonuan përgatitjet për Festivalin, ndoshta shkaktuan largimin e tij në Shqipëri, por janë detyrimet minimale ligjore, të cilat nuk mund të anashkalohen.

As Dukagjin Lipa, as Komuna e Prishtinës që e kishte pranuar kontartën, as opozita që reagoi njëzëri kundër, nuk e akuzuan MAPL për korrupsion. Akuzat e tyre përqëndroheshin tek politizimi i një kërkese biznesi, tëk pengimi i tij për arsyet se Festivali ishte një prurje e qeverisë së mëparshme, tek dritshkurtësia e qeverisjes së Kurtit që largon investimet dhe për më tepër një Festival ndërkombëtar që është pikë reference për Kosovën.

Nëse këto akuza janë të vërteta, kjo do të kuptohet me kohën. Nëse një pronë publike mund të jepet për një biznes privat kur benefitet janë të shumëllojshme dhe të pallogaritshme, kjo është për tu diskutuar, sjellja e një qeverie të majtë – centralizuese ndaj investimeve dhe ndaj menaxhimit të aseteve publike, përsëri mbetet për tu debatuar. Vetëm për një gjë nuk u akuzua qeveria e Albin Kurtit në këtë rast, për shkeljen e ligjit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Nëse bashkë me Dukagjinin vjen në Shqipëri edhe pasqyra e Albin Kurtit, do të shohim batërdinë e një pashallëku të shthurur. Këtu nuk duhet projekt, nuk ka nevojë të paraqesësh kërkesë me shkrim, të bësh një plan – biznesi, të kontaktosh autoritetin përkatës. Asnjë nga këto nuk vlen. Mjafton të takosh Edi Ramën dhe Erjon Veliajn për tu bërë zot i pronës së shqiptarëve, për të patur gjithë administratën në dispozicion. Pa asnjë letër, pa asnjë ligj, Pashai – dallkauk që ka në dorë gjithçka dhe i përdor për qejfet e tij, t’i zgjidhë të gjitha me një mesazh në whatsapp.

Nuk ka gjurmë për të hetuar drejtësia, se nuk bëhet asnjë shkresë, nuk ka llogari përfitim – humbje se nuk dihet kush hyn e kush del, çfarë paraje hyn e cfarë del. Nuk ka rëndësi nëse acidi urik pushton rrugët e Tiranës si në 25 maj, nëse duhen bërë ndërhyrje infrastrukturore, nëse ka fonde për ta bërë, nëse duhet një projekt për këtë. Të gjitha këto zgjidhen në një drekë me Edi Ramën dhe një kafe me Veliajn.

Kështu Tirana i vodhi një Festival Kosovës, ndoshta i erdhi vetë, po nuk mund të marrë asnjë investim të huaj, sepse e njëjta lehtësi që i ofrohet Dukagjinit pasi i bën PR Edi Ramës, tregon se Shteti ligjor nuk ekzsiton. Ndërsa Dukagjini kënaqet, investitorët e huaj ikin nga sytë-këmbët të lebetitur, duke patur edhe njerëzillëkun që të qajnë hallin e atyre që mbeten këtu.

Çështja Sunny Hill, ballafaqoi dy modele qeverisjeje shqiptare, njëra nëpërmjet shtetit ligjor dhe tjetra nëpëmjet njeriut që është mbi ligjin. Modeli i dytë fitoi këtë herë. Kosova humbi Festivalin, i mbeti Shteti Ligjor. Shqipëria fitoi Festivalin për të përjetësuar pashallëkun e njeriut me çitjane, për ta shkallmuar me festë Shtetin Ligjor.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Djalli në Beograd, këta e kërkojnë te Vjosa Osmani!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?