GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Demokracia e fantazmave të Edi Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

By
Enton ABILEKAJ
07/04/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Nëse ‘Këshillimi Kombëtar’ do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej propagandës do të kishte ndonjë efekt konkret. Sot Edi Rama deklaroi se do të legalizojë kanabisin, do të bëjë amnistinë fiskale dhe do të pezullojë gjyqtarët dhe prokurorët që, ndërsa presin radhën e Vettingut, nuk marrin vendime që i pëlqejnë qeverisë.

‘Partnerët ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë që ky është vullneti i qytetarëve’, ishte argumenti i Edi Ramës për konvertimin e farsës së Këshillimit në ligje që shkatërrojnë sistemin ligjor dhe ekonomik dhe asgjësojnë përfundimisht drejtësinë.

Nga 760 mijë votat që siguroi me të gjitha mjetet 1 vit më parë, rreth 500 mijë vetë iu përgjigjën pyetësorit që shpërndau me postë. Askush nuk mund të japë siguri se procesi ishte i pamanipuluar, askush nuk e di si janë përgjigjur qytetarët. Pyetjet u hartuan nga Edi Rama, me supozime të tipit ‘ka njerëz që thonë’, çështjet ishin shkëputur nga lista e dëshirave të pamundura të Edi Ramës, ato që ai, jo prej presionit inekzistent të opozitës apo shoqërisë civile, por prej presionit ndërkombëtar, nuk ka mundur t’i realizojë.

Në këtë debat me ndërkombëtarët, që edhe pse e kanë mbështetur në instalimin e një autokracie të korruptuar, nuk ia lejojnë kanabizimin me ligj, pastrimin e parave dhe ligj dhe shndërrimin de jure të drejtësisë në zyrën e Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi të sillet me ta siç sillet me vendasit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ato që ata i kundërshtojnë për hir të demokracisë, ai i miraton në emër të demokracisë, duke sajuar një proces unik, që nuk ka lidhje me votën, me zgjedhjet, me referendumin. Zeusi këtë radhë ka vendosur të këshillohet nga qytetarët dhe tu japë këshillave të tyre, të imponuara nga pyetjet e tij, një fuqi më të madhe se referendumi.

Nëse Shqipëria sot renditet e para në Europë për prodhimin e hashashit, pas Këshillimit, kjo do të jetë e ligjshme. Raportet ndërkombëtare nuk do kenë asnjë vlerë, përsa kohë, 500 mijë këshilltarët-fantazëm të Edi Ramës, i kanë dhënë atij fuqinë të legalizojë krimin.

Nëse Shqipëria renditet sot në vend të parë për pastrimin e parave, me kampione Tiranën e kullave me çmime të frikshme që ndërtohen dhe shiten në funksion të parave të pista që mblidhen nga trafiqet, asnjë raport ndërkombëtar nuk do të ngrejë gishtin e akuzës pasi lavatriçja të legalizohet.

Nëse vetë Bashkimi Europian ka vënë në dyshim ecurinë e Reformës në Drejtësi, duke gjykuar edhe rolin e vetë në proces, pas ligjin për pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk i pëlqejnë Edi Ramës, ajo që ka ndodhur deri tani do iu duket sukses, kapja indirekte e Drejtësisë që ka ndodhur nga 2016 do duket si arritja më e madhe.

Pas Këshillimit, Gjyqtarët dhe prokurorët do t’i shkarkojë Taulanti, Bora dhe Elisa, meqë Ulsiu e bën që tani.

Shkallmimi përfundimtar i Shtetit, vjen nga procesi në vetvete, nga precedenti që Edi Rama po krijon, duke zëvendësuar votën me korrespondencën private me popullin. Atë korrespondencë që pasi e bën me mjete shtetërore dhe në emër të shtetit, e prezanton në mbledhjet e partisë dhe pastaj e bën ligj mbi Kushtetutën që përcakton referendumin si mjet demokratik të këshillimit dhe zgjedhjet si mënyrën për të marrë vendime nëpërmjet demokracisë përfaqësuese.

Ky është vetëm fillimi. Këshillimi do të vazhdojë në vitet e ardhshme, me tema të tjera, si ajo e mbylljes së mediave nëpërmjet projektit tjetër që Bashkimi Europian ia hodhi poshtë Edi Ramës, kontrollin e mediave nga organet administrative. Nëse Këshillimi Kombëtar bëhet vendim-marrës, Shqipëria nuk do të jetë diktaturë, nuk do të ngjajë me asnjë regjim totalitar aktual, me asnjë regjim të së shkuarës. Do të jetë regjimi më i rrezikshëm dhe njëkohësisht më qesharak, ku vendimet nuk do t’i marrë as partia e personalizuar, as parlamenti i kontrolluar, por këshilluesit fantazëm, realizuesit e dëshirave të ndaluara të Edi Ramës.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, kryetari i Bordit të Hashashit parazgjedhor
Next Article Legalizimi i kanabisit, pse Ramës iu desh të fshihej pas Këshillimit Kombëtar
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?