GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Endri XHAFO – Pse nuk kishte dhunë në protestën e opozitës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga Endri XHAFO – Pse nuk kishte dhunë në protestën e opozitës

By
GazetaTjeter
14/11/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Më pyeti tani në mëngjes një mik: “Përshendetje Endri, meqë kam takim me një diplomat, a mund të më thuash një mendim personal pse nuk pati radikalizëm dje në protestë”?

Përgjigjja për mua është e qartë: Sepse Berisha dhe Meta nuk e kishin këtë qëllim. Pse?

E para, sepse askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i mbështeste, përkundrazi, pikërisht ndërkombëtarët do të thonin “me këta doni të vini ju në pushtet”?

Së dyti, zhgënjimi i (atyre) ndërkombëtarëve që prisnin dhunë, provokon kënaqësi në raport të drejtë në kampin opozitar; sa më i madh zhgënjimi i tyre, aq e madhe kënaqësia e opozitarëve. Dhe kjo na çon në arsyen e tretë pse nuk pati radikalizëm:

Berisha dhe Meta, por sidomos Berisha, nënvijëzuan dje diferencën me bombat molotov të Lulzim Bashës. Jo se njerëzit e terrenit të Bashës janë të ndryshëm nga ata të Berishës, sigurisht në pjesën më të madhe janë po të njëjtët, por diferencën e bën vullneti politik se ç’do të bësh me ata njerëz. Dhe i vetmi “akt vandal” i protestës së djeshme ishte boja e kuqe simbolike mbi dyert e Kryeministrisë. Dhe i vetmi person i ndaluar “live” përpara kamerave ishte një person për të cilin u raportua se ka probleme të shëndetit mendor.

Arsyeja e katërt: Vetëm njerëzit e dobët, ose që të tjerët i konsiderojnë të dobët në një moment të caktuar, kanë nevojë të dëshmojnë se mund të jenë edhe të dhunshëm, që të tregojnë se duhen marrë seriozisht. Kujtoni Berishën në 14 shtator ’98 (vinte pas poshtërimit të ’97-ës), Ramën në 21 janar 2011 dhe Bashën gjatë protestave të 2019-ës.

Berishën të gjithë e dinë që pas kaq vitesh eksperiencë mund të të bëjë gjëmën, ose, të paktën të huajt presin që ai të bëjë gjëmën. Por Doktori kishte nevojë vetëm t’u çonte një mesazh partnerëve ndërkombëtarë, se ata nuk duhet të mbështesin më Ramën edhe kur tjetërsimi i votës del në pah në vetë raportet e ODIHR-it.

Në këtë kuptim protesta e djeshme ishte një provë gjenerale e asaj që mund të ndodhë pas 14 majit, nëse vota tjetërsohet sërish. Mesazhi i Berishës për këtë ishte eksplicit: “Nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”.

Dhe e fundit, pse protesta dje nuk kishte qëllim dhunën, ishte se Berisha dhe Meta kishin qëllim të karikonin në radhë të parë njerëzit e tyre, që të dëshmonin se me kë është populli opozitar. Dhe kësaj, ia arritën shkëlqyeshëm. Diskutimet pastaj se sa ishte numri i pjesëmarrësve, etj., janë thjesht retorikë. Nga ajo që pa dje, Edi Rama duhet të fillojë të shqetësohet.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – “A e ka pranuar Kurti Asosacionin brenda paktit franko-gjerman?”
Next Article Periodat e Braçes dhe andropauza e pushtetit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?