GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Edilnord tek zbritja në fushëbetejën e politikës: datat kyçe të shumë jetëve të Silvio Berluskonit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Nga Edilnord tek zbritja në fushëbetejën e politikës: datat kyçe të shumë jetëve të Silvio Berluskonit

By
Dardan MITROVICA
12/06/2023
8 Min Read
Share
SHARE

Themelimi i Edilnord, themelimi i Fininvest dhe zbritja në fushëbetejën politike: ja të gjitha datat kryesore në historinë publike të Kavaljerit

Fundi i një epoke. Silvio Berlusconi, i cili vdiq në moshën 86 vjeçare, ka revolucionarizuar politikën dhe ka bërë historinë e Italisë bashkëkohore. Kavaljeri, gjithmonë me diellin në xhep, ka patur një ndikim vendimtar në jetën politike, ekonomike, sportive dhe televizive të vendit fqinj. Sot Italia vajton një sipërmarrës të suksesshëm, me pasion ndërtimin, më pas manjat televiziv, botues dhe në fund një politikan shumë i suksesshëm. Që nga themelimi i kompanisë Edilnord në 1963 deri në të paharrueshmen “zbritja në fushëbetejë” të 1994. Ja të gjitha datat kyçe të jetëve të panumërta të Silvio Berlusconit.

Sukseset e para në botën e ndërtimit

Historia publike e Berlusconit do të merrte udhë 60 vjet më parë kur, në moshën 27 vjeçare, themeloi kompaninë Edilnord dhe hapi një kantier në Brugherio, për të ndërtuar një qytet të vogël prej 4000 banorësh. Nisin kështu, shumë përpara karrierës së tij politike, sukseset e para të djaloshit Silvio Berlusconi. Është tulla e parë mbi të cilën Berlusconi do të ndërtojë suksesin e tij. Themelet e jetës së tij madhështore publike fillojnë aty, në Milano. Më 1968 lind Edlnord 2, që blen toka të shumta në Segrate, ku do të shtrihej Milano 2 dhe ku, më 1975 do të shihte dritën selia e Mondadorit.

Lindja e Fininvest

Pak vite më vonë, më 2 qershor 1977, Berlusconi vlerësohet si kavaljer, kalorës i punës dhe vitin parardhës themeloi atë që do të ishte krijesa e tij për gjithë jetën: Fininvest. Holding që do të koordinonte të gjitha aktivitetet e sipërmarrësit të atëhershëm. Intuita e Berlusconit është ajo e shumëllojshmërisë së biznesit origjinar duke u përqëndruar fort mbi televizionin komercial dhe botën e publikimeve. Një zgjedhje që revolucionarizoi jetën e Berlusconit dhe historinë e Italisë. Më 1976 krijon Telemilanon, e cila dy vjet më vonë do të shndërrohet në Canale 5, duke formësuar strukturën e një rrjeti televiziv kombëtar.

Më 1982 grupi u zgjerua duke blerë Italia 1 nga Edilio Rusconi dhe dy vjet më vonë edhe Rete 4 nga grupi Arnoldo Mondadori. Është lindja e dypolëshit televiziv me Rain dhe të merkatos së yjeve televizivë që mbulohen me miliona. Një dinamikë që vazhdon ende edhe sot e kësaj dite. Më 1984, disa vjet më vonë, magjistratët e Torinos, Pescaras dhe Romës i mbyllën rrjetet Fininvest sipas tyre për shkelje të ligjit që ndalonte rrjetet private të transmetonin në shkallë kombëtare, por do të ishte qeveria Craxi ajo që me një dekret do të legalizonte situatën e Fininvestit.

Vitet ’80 do të shënjohen edhe nga ekspansioni nëpër zona të tjera biznesi, si blerja e grupit Standa. Nis ndërkohë, në vitet ’90, ngritja e Mondadori dhe Einaudi Editore. Më 1986 një tjetër pikë kyçe, këtë herë në fushën sportive: blerja e Milanit, president i së cilës do të jetë deri më 2004, vitet e arta të kampionateve dhe triumfeve europiane në rradhë.

Zbritja në fushëbetejën e politikës

Pastaj trondit politikën. Berlusconi vendos të largohet nga të gjitha pozicionet e mbajtura në Grupin Fininvest dhe më 26 janar 1994, nëpërmjet një video-mesazhi prej nëntë minutash që do të shkruajë historinë, njofton se do të kandidojë në drejtimin e një partie të re, të Forza Italia. Sukseset në fushën e politikës, si zakonisht, nuk vonuan.

Më 27 mars 1994, vetëm pak muaj pas zbritjes në fushë, Berlusconi fitoi zgjedhjet me dy aleanca të dallueshme: në veri Il Popoli delle Liberta, Popullin e Lirisë, në jug me polin e qeverisjes së mirë, me MSI-në e Gianfranco Finit. Më 2000 arrin të bashkojë Bossin, Finin dhe Casinin duke i dhënë jetë koalicionit të “Casa delle libertà”, “Shtëpisë së Lirive”. Duke ia arritur të fitonte zgjedhjet 2001, ndërsa në vitin 2006, duke u nisur në disavantazh nga sondazhet, për pak prek barazimin me Prodin.

Në nëntor 2007, në Milano, pas një mitingu në Piazza San Babila, hipën në bordin e makinës dhe lajmëroi shuarjen e Casa della Libertà dhe shpalli partinë e re të “Popolo delle libertà”, “Popullit të Lirisë”. Rrugëtimi i tij politik, në të vërtetë asnjëherë i qetë, fillon të pësojë plasaritje rreth viti 2010 e në vazhdim: në prill ndodh shkëputja me Finin. Berluskoni e sulmon në këshillin kombëtar të PDL-së: ‘Duhet të japësh dorëheqjen. Ai përgjigjet ‘Çfarë do bësh, do më dëbosh?’.

Më 1 qershor 2011, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet administrative, Berluskoni, atëherë ende kryeministër, ia besoi partinë Angelino Alfanos, që emërohet sekretar. Por në fund të vitit 2011, pas miratimit të Ligjit të Stabilitetit, Berlusconi – nën presionin e Bashkimit Evropian edhe për financat publike jashtë kontrollit – ngjitet në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Kalon vetëm një vit dhe rikthehet në betejë. Pavarësisht humbjes së zgjedhjeve, bëhet senator.

Rikthimi në Senat

Nga ai moment filloi stuhia: më 1 gusht 2013 Gjykata e Kasacionit konfirmon dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në procesin Mediaset me katër vjet burgim (tre prej të cilave të amortizuara nga zgjatja e procesit). Adaptohet ndërkohë një masë alternative: detyrimi me punë në shërbimin social, në klinikën “Sacra Famiglia”, “Familja e Shenjtë”, në Cesano Boscone. Komisioni i Zgjedhjeve dhe Imuniteteve Parlamentare i Senatit voton pro shkarkimit të tij si Senator për shkak të ligjit Severino. Është fundi i kavalierit drejtues të qeverisë.

Megjithatë, ish-kryeministri vazhdon të drejtojë partinë e tij, edhe pse gjithnjë e më shumë nga distanca, dhe të paraqitet nëpër konsultime për qeveritë e reja, si atë të Contes e më pas edhe atë të Mario Draghit në shkurt 2021. Në maj 2018, një ngjarje e re e ndihmoi të rikthehej në politikë me zgjedhjen në Parlamentin Evropian: Gjykata e Mbikëqyrjes së Milanos e rehabiliton dhe më 26 maj 2019 zgjidhet në Strasburg.

Në zgjedhjet e 2022 ai rikthehet në arenën kombëtare: zgjidhet në Palazzo Madama nga ku mungoi për 9 vjet, si lider i një Forza Italia që është e domosdoshme për të bërë të mundur që qendra e djathtë të fitojë zgjedhjet dhe Giorgia Meloni të formojë qeverinë e re.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Siguria e banorëve, Shqipëria e fundit në rajon
Next Article Kur Manchester City luante në Kategorinë e Tretë: kualifikimi epik kundër Gillingham
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?