GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Edi DELIU – Po, atëherë kam qenë edhe unë…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Edi DELIU – Po, atëherë kam qenë edhe unë…

By
Edi DELIU
15/03/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Ej, çfarë situate qesharake që po jetojmë! Më sjell ndër mend ato kohëra kur unë dhe bashkëmoshatarët e mi ishim të vegjël dhe të vjetrit, na tregonin se si gjatë luftës ishin larguar nga qyteti duke u fshehur maleve, në pritje që të kalonin ato momente të vështira, apo se si disa nuk zbritën fare nga malet por qëndruan aty të frikësuar nga reprezaljet e komunistëve në Tiranë, pas përfundimit zyrtar të luftës dhe ashpërsimit të luftës civile në Shqipëri! Gjithnjë në pritje të kalimit të atyre momenteve të këqia.

Më kujtohen mirë tregimet e tyre sepse e kisha me shumë problem t’i imagjinoja ato kohëra, por sot më duket sikur po i përjetoj ato ndjenja dhe situata. Zona të kuqe, ndalesa të çdo lloji që ndryshojnë apo përkeqësohen nga dita në ditë, njerëz të trembur dhe dyshues në çdo gjë, asnjë puthje midis miqsh apo shtrëngim duarsh, maksimumi ndonjë përplasje këmbësh apo një përshëndetje me dorë, nga larg. Pa lokale, e kinema, muze të mbyllur, çdo gjë qark e ndaluar, ekonomia në krizë dhe shumë ndërmarrje të mbyllura, në prag të falimentit.

Uau, duket sureale, si në një film i pakuptimtë mbi një të ardhme që nuk do ta dëshironim kurrë, por që po e jetojmë sot. E megjithatë duhet t’i japim vetes forcë. Më vjen të plas për gjithë sa po ndodh dhe për gjithë ndalesat që Shteti po na imponon.

Kemi mbërritur në një moment kur s’ka më rëndësi në është bërë mirë apo keq me gjithë këto. Duhet të bëjmë të gjithë maksimumin e mundshëm për të ndaluar përparimin e këtij dreq virusi. Kush na drejton duhet ta kuptojë këtë. Por jo të bëjë propagandë me vështirësitë tona, mbi ndalesat tona se ndryshe kuptojmë se po tallen, me të gjithë ne, duke na trajtuar kështu thjesht për zbavitje!

Ndaj është e rëndësishme që secili prej nesh të kuptojë se duhet t’i themi ‘boll më’ talljes me ne dhe të rruajmë vetë veten tonë. Nuk do na ndihmojë njeri, qeveria jo e jo. Ata po i shohim përditë nëpër tv dhe në jetën tonë të përditshme. Ndryshe thonë e ndryshe sillen. Është thelbësore që sekush të kuptojë se situata është tejet serioze dhe duhet përballuar kështu si vjen, me po aq seriozitet dhe me ndjenjë qytetarie. Parasëgjithash nga brezat e rinj, duhet kuptuar se në këtë periudhë vetizolimi nuk bëhet fjalë thjesht për “pushime”por vetndërgjegjësim.

Le ta kujtojmë mirë sa herë që duhet të bëjmë ndonjë gjë. Është një situatë vërtetë dramatike dhe shumë serioze, por që sigurisht, pas disa javësh, maksimumi pas pak muajsh do t’i rikthehemi jetës sonë, kafeneve, llafeve e sorollatjeve pa fund duke hedhur tej ndalimet që na janë bërë duke qenë të kënaqur me gjithë sa kemi bërë. Sigurisht më mirë sesa disa të tjerë që nga zyrat e errëta atje lart, në qeveri, apo në banesat-bunker në ndonjë fshat na përrallisin sot gjithëfarësoj idiotizmash duke sharë e bullizuar të tjerët por vetëm kurajo nuk na japin, do kisha qejf t’i shihja këto njerëz të vegjël pas pak kohësh…

Pak më parë po flisja me disa miq të mi, natyrisht, online, duke imagjinuar se si kur ne të jemi të moshuar dhe do të kujtohemi për këto momente duke folur me nipërit tanë. Do t’i tregojmë për këtë kohë të pabesueshme që po përjetojmë dhe do t’i themi atyre se si “në 2020-ën, unë kam përjetuar valën e shkatërrimit dhe kaosit të çmendur të krijuar prej virusit dhe disa njerëzve të çmendur që na drejtonin, por ja dolëm mbanë edhe më të fortë seç ishim më parë!”.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ayrton Senna: 60 vitet e legjendës braziliane
Next Article Nga Klodian TOMORRI – Koha për bazooken fiskale

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?