GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Dr. Erion DASHO – Mashtrimi me Sterilizimin, vetëm 10 minuta për të arrestuar Boratin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Dr. Erion DASHO – Mashtrimi me Sterilizimin, vetëm 10 minuta për të arrestuar Boratin

By
Erion DASHO
18/08/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Që në fillimet e veta, PPP-ja e sterilizimit pati një jetë të vështirë. Kompania humbëse u ankua për vlerësimin e bërë nga komisioni i vlerësimit të ofertave dhe lakrorit i dolën petët.

Media mësoi se 40% e konsorciumit fitues zotërohej nga një kompani e sapokrijuar me një të punësuar dhe kapital 1 mijë euro. Kutia e Pandorës ishte hapur tashmë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u ftua për të folur e dhënë shpjegime kryeministri i vendit. Moderatori me guxim i përmendi disa herë faktet e mësipërm, pra që kompania fituese ishte një kompani e sapokrijuar, me një të punësuar dhe kapital 1 mijë euro.

Pyetja që u përsërit disa herë:

Si mund të fitojë një tender 80 milionë euro një kompani e tillë?!

Nga ana e vet, Borati u përgjigj jo duke adresuar pyetjen, por duke performuar karagjozllëqet e veta të zakonshme.

Kishte gjetur diku një kuti të ndryshkur instrumentesh mjeksore që kishte brenda edhe dy instrumentë të thyer. Argumenti që përdorte ishte se këto instrumente ishin në përdorim në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë” dhe se PPP-ja në fjalë kishte shpëtuar situatën.

Publiku sigurisht mund të impresionohet nga një show i tillë, por mjekët dhe infermierët e kuptojnë fare mirë se dy instrumentet e thyer që Borati tregonte në studio janë thjesht të papërdorshëm! Asnjë kirurg nuk mund të përdorë një pincë me një krah!!!

Instrumentë të tillë mund të gjenden në ndonjë magazinë spitalore, por kurrsesi në një sallë operacioni. Ndryshe nga koncepti taliban që ka Borati për shtetin, spitalet kanë rregulla. Edhe një instrument i thyer magazinohet dhe qëndron në inventar deri në fund të vitit. Kur vjen koha, instrumentet dhe pajisjet jashtë funksioni nxirren jashtë inventarit dhe asgjësohen.

Pra asnjë bluzë e bardhë nuk u impresionua nga ekzibicioni boratas. Votuesit trushpëlarë të rilindjes ndoshta…

***

Përse unë e veçoj këtë emision?

Së pari, videoja është provë e pakundërshtueshme që Borati ka qënë në dijeni se cili po e fitonte tenderin. Nëse sot, SPAK arreston pronarin e kompanisë me akuzën e mashtrimit, ai i bie të jetë së paku bashkëpuntor me Boratin, i cili mashtrimin e pretenduar e bëri pjesë të diskursit të vet politik dhe Ia “shiti” gjithë publikut.

Me këtë mashtrim dhe mashtrime të ngjashme, Borati ka 10 vjet që merr vota. Rezultati?! Abuzim me pushtetin dhe tallje me taksat e shqiptarëve!

Së dyti, SPAKU-u nuk mund ta justifikojë më mosthirrjen e Boratit si bashkëfajtor në rastin në fjalë. Provat janë të pakundërshtueshme, me zë dhe figurë.

Nëse për të arrestuar “bedelët” SPAK-u ka harxhuar qindra orë për të lexuar faqe të tëra tenderash, specifikimesh teknike, ankesash dhe përgjigjesh, argumentesh dhe kundërargumentesh, në rastin e Boratit mjafton të shohë 10 minuta video për të provuar bashkëfajësinë.

Së fundi, arrestimi i Boratit do të çlironte edhe të akuzuarit e tjerë. Si mjek, unë i njoh pothuajse të gjithë ata. Ka midis tyre modele të shtetarëve me përvojë dhjetëra vjeçare në drejtimin e shëndetësisë. Ata nuk janë njerëz që shkelin kollaj në “dërrasë të kalbur”. Me siguri ka patur urdhëra nga lart, kërcënime dhe forma të tjera presioni për të detyruar firmat e tyre.

Sot asnjë prej tyre nuk mund të mbrohet lirisht dhe të flasë hapur para SPAK-ut. Perspektiva e dënimit qoftë edhe me disa muaj heqje lirie dhe qëndrimi në burg nën etiketimin “armik i Boratit” do të ishte jetëkërcënuese për këta persona.

***

Me PPP-në e sterilizimit, sikundër e përmenda edhe më lart, u hap Kutia e Pandorës. Sot kjo kuti ka potencialin të vendosë në bankën e të akuzuarve me statusin e bashkëfajtorit të dyshuar vetë kreun e qeverisë.

Nëse SPAK do ta hedhë këtë hap, shërbimi që do t’u bënte shqiptarëve do të ishte i pallogaritshëm.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Next Article Nga Andi BUSHATI – Arrestimet, arti i Rilindjes, estetizimi i grabitjes

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?