GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Muzikë

Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…

By
Denion NDRENIKA
07/04/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Në Festivalin e 36 të kenges ne RTSH më kujtohet kenga “Lamtumir them i pari” me tekst Andi Bejtjen dhe muzik Florian Luari. Andi Bejtjen e kam pasur shok në 8-vjeçare që nga fillimi. Tek ish-“11 Janari” në Tiranë, atje ku shihnim përballë traun dhe gardistët e Bllokut të udhëheqjes diktatoriale.

Vitet ecën, mirëpo profesionalisht me Bejtjen jemi njësoj: gazetarë. Madje, në 1993 e zëvendësova si gazetar te “Sindikalisti”.

Bejtja ka penë, ka frymë, ka ndjenjë, poet që në ngjizje me siguri, ndonëse unë nuk jam shquar përveçse ndonjë teksti këngësh për “6”-en tonë që këndonim nga liqeni.

Në vitin 1997, tashmë që duket larg, çdokush që asokohe ishte diku, sot gjendet diku gjetkë.

Lexo më shumë

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Këto këngë, do të bëjnë të ndihesh i lumtur (e thotë shkenca)
“Now and Then”, magjia e këngës së fundit të Beatles

Shoqëria si e tërë, sporti, kultura, arti skenik, kinematografia, letërsia, tekstet, veglat frymore, pianoja, pak përbëjnë kujtesë të domosdoshme për ndokënd që i le vitet të rrjedhin pa përfshirë në vetvete ngjarje, ndodhi…

1997 ishte tmerr që aty-këtu thyhej nga ndonjë kampionat futbolli të ndërprerë me fajësime anësie federate, te një veprimtari “Miss Albania” që u shënua si e vetmja pararendëse në 1996 dhe festivalet e këngës në radio-televizion.

Në atë vit në Festivalin e 36-të në RTVSH Bejtja kishte shkruar vargjet e kenges “Lamtumirë!”, them i Pari”, kompozuar nga Florian Luari.

E kënduan Josif Gjipali dhe Florian Luari. E “takova” Luarin në Francë, kohë më parë dhe Bejtjen në Tiranë.

Florian, beratas me kokë e këmbë nga të dy prindërit, trashëgoi prej tyre artin.

Formimin shkollor të nisur që në moshën 6-vjeçare me piano në shkollen e muzikes e vazhdoi në Liceun Artistik në për teori dhe fizarmonikë dhe gjate kesaj kohe krijonte, muzik orkestrale, kënge, valle, pjesë pianistike etj. Si shumë e shumë familje dhe individë, ai u transferua në vite 1991 në kryeqendrën e Greqisë, Athinë ku u njoh me rrethet muzikorë instrumentistë dhe këngëtarë vendas. Kjo i mundësoi të luante kater vjet në piano dhe fizarmonikë muzikë nga vendi dhe bota. Në 1995 u rikthye në Tiranë dhe hyri në Akademinë e Arteve të Bukura për Kompizicion. Kjo ishte periudhë që e përfshiu si krijues krijues ne festivale si dhe drejtues muzike në televizione. Florian përfundoi Akademinë, dhe pa u shkeputur nga aktivitetet artistike, filloi si drejtues muzike i orkestrës së televizionit “Top Channel” dhe më pas u zhvendos në Lyon të Francës ku jeton prej vitesh.

Jetën artistike e pasuroi në vazhdimësi me koncerte dhe si mësues pianoje në disa shkolla si dhe me aktivitete artistike ne Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, SHBA.

Pas Festivalit të 36-të, interesi për festivalet nisi të bjerë ndërkohe që filluan lokalet e Tiranës me muzikë live, gjë që e bëri të ndihej mirë duke luajtur muzikë në “Boom Boom Room”, Rozafa etj..

Në një bisedë, Flori më tregoi se shtytja dhe mbështetja e tij më e madhe e tij ishin prindërit, që të dy muzikantë.

“Më kujtohet kur isha i vogel prindërit më blenë një lodër piano, për të më integruar drejt muzikës dhe pianos. Dhe, kështu ndodhi. Fillova ta dua pianon, por dhe fizarmonikën. Përpara se të hyja në klasën e parë, fillova mësimet e para në piano dhe fizarmonikë me prindërit e mi dhe më pas në shkollën 8-vjeçare “22 tetori” në Berat, në degën e pianos me mësuesen Ermira Tusha”-thotë Florian.

“Florian, ku e gjen veten më mirë në piano?”, – e pyes.

“Varet. Kur është koncerti im luaj pjesët e mia dhe ndihem shumë mirë, sepse bej ate qe dua. Kur luaj me një grup, i përshtatem lojës së tyre, ne c’fare do rryme qe te jete, dhe kjo me pelqen shumë sepse exploroj ne stile të ndryshme, ne vende të ndryshme . Për shembull, kur luaj në Greqi luaj muzikë greke, në Amerikë muzikë amerikane, dhe kjo më pëlqen që nuk njoh kufi në muzikë”-, më përgjigjet.

Mua më kujtohet kënga “Lamtumirë!” them i pari” me tekstin e Andi Bejtjes në festivalin e 36-të dhe e pyeta për këtë:

“Për sa i përket pjesëmarrjes nëpër festivale, e shihja si një urë kalimi për t’u njohur me rrethin muzikor dhe fillova të marr pjesë në 1995 pas kthimit për katër vjet në Greqi. Përse nuk mora pjesë në festivale më tej… Në 1998 filloi të bjerë interesi për festivalet dhe nderkohe filluan lokalet e Tiranës me muzikë live, dhe ndihesha mirë duke luajtur në “Boom Boom Room”, “Rozafa” etj., dhe më pas filluan televizionet “Top Channel” e “Vizion Plus” me emisione sociale, humor, spektakle ku muzika luan një rol të rëndësishëm”.

Florian Luari, kompozitor, pianist, fizarmonicist, orkestrues vijon në Lyon atë që nisi në Pallati e Kulturës “Tekstilisti” në Berat, brenda një bote të madhe që njehsonet me shpirtin e krijimit në muzikë dhe mes njerëzve.

Nga Denion NDRENIKA – “Rebeli” i jazz-it, Ermal Rodi
Safete Sokoli, sopranoja me zërin që ia prenë…
Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni
“No Justice, No Peace”, me këngë kundër racizmit – VOL. 2
“No justice, no peace”, me këngë kundër racizmit – VOL. 1
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Pushteti ose pushtEdi
Next Article Nga Eduard HALIMI – 5 argumente pse masa ndaj Sali Berishës është e paligjshme
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?