GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Dardan MITROVICA – Unë të krijova, unë të shkatërroj. Joe Biden e likuiduan klanet dem
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Nga Dardan MITROVICA – Unë të krijova, unë të shkatërroj. Joe Biden e likuiduan klanet dem

By
Dardan MITROVICA
22/07/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Joseph Robinette Biden, i lindur në vitin 1942, mund të mburret me shumë rekorde. Është bërë senator në moshën 29 vjeçare (anëtari i shtatë më i ri në historinë e Dhomës së Lartë të SHBA-ve), ka qenë senator për 57 vjet rresht (1972-2009), ka qenë presidenti më i vjetër i zgjedhur në historinë e SHBA (78 vjeç) si edhe i zgjedhuri me numrin më të madh të votave, më shumë se 81 milionë. Por le të themi të vërtetën: askush nuk e ka konsideruar ndonjëherë lider, askush nuk e ka cilësuar ndonjëherë si një gjeni politik. Dhe si president nuk i zhgënjeu ata që e njihnin mirë dhe as nuk i befasoi ata që e njihnin pak.

Në realitet, në nivelet më të larta të politikës amerikane, Biden ishte një produkt i klaneve brenda Partisë Demokratike. Ishin ata që e deshën përkrah djaloshit Barack Obama më 2009, si kandidat për zëvendëspresidencën dhe zgjedhja kishte racionalitetin e saj: Biden nuk do ta kishte trajtuar kurrë detyrën si senator i Çikagos, por do t’i kishte sjellë një përvojë gjigante korridoreve parlamentare të Uashingtonit. Siç ndodhi, për shembull, më 2011, kur u ngarkua të ndërmjetësonte me Kongresin për nivelet e shpenzimeve federale, për të evituar shut down-in e qeverisë.

Për më tepër, në Shtëpinë e Bardhë, Biden njihej si i madhi dhe simpatiku gaffeur, njeriu i fjalës së gabuar në momentin e gabuar. Dhe edhe si njeriu i disa, le ti quajmë probleme të sikletshme: për shembull ai i djalit të tij Hunter, i cili u bë anëtar i këshillit administrativ të kompanisë ukrainase të gazit Burisma menjëherë pasi babai i tij ishte emëruar nga Obama për të marrë rolin e të dërguarit special të SHBA-ve për Ukrainën.

Për ta projektuar në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë, ishte dëshira e klaneve Obama dhe Clinton, dhe e figurave historike si Nancy Pelosi, në mënyrë që të garantonin kontrollin e partisë dhe politikës kombëtare nëpërmjet një personazhi të mirënjohur prej tyre, jo me ambicie të tepruar, në përgjithësi lehtësisht i kontrollueshëm. I vetmi faktor që ata nuk mund të kontrollonin nuk ishte mosha, për të cilën nuk u interesonte që kur e zgjodhën në moshën 78-vjeçare.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Tani, përballë perspektivës së një disfate për të cilën nuk duan të marrin përgjegjësi, Clintons, Obama & Co. e kanë braktisur brutalisht. A thua se e patën zbuluar dje se Biden është 81 vjeç dhe se vuan nga disa defaillances senile, të theksuara dukshëm nga sforcimet e rolit dhe nga ekspozimi mediatik. Sigurisht, pa e pyetur veten se përse propozimi politik dem, në fund të një presidence mediokre por jo shumë të keqe, ka kaq pak ndikim në Amerikën e thellë. Nderim pra për Bidenin, i cili kurrë nuk na është dukur kaq presidencial sa kur, si një zotëri i madh, vendosi të largohej.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Dardan MITROVICA – Biden tërhiqet dhe mbështet Kamala Harris: Partia Demokratike zhytet në pasiguri
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – SPAK-u digjet, qeveria krihet…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?