GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Dardan MITROVICA – Jemi të gjithë paksa Scrooge McDuck: të gjithë të lidhur me paratë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
People

Nga Dardan MITROVICA – Jemi të gjithë paksa Scrooge McDuck: të gjithë të lidhur me paratë

By
Dardan MITROVICA
11/05/2024
9 Min Read
Share
SHARE

Themi gjithmonë se nuk janë të rëndësishme, por është një gënjeshtër: në realitet, të gjithë kemi një marrëdhënie emocionale me paratë dhe kemi frikë t’i humbim po aq sa kemi frikë nga dhimbjet fizike. E dëshmuar botërisht

Imagjinoni të jeni në radhë në kasën e një qendre tregtare ku keni shkuar për të blerë një celular 60 euro. Takon një mik që të thotë se ka parë të njëjtin telefon në dyqanin ngjitur, por me çmim 50 euro. Çfarë bëni? Me shumë mundësi do ta lësh atë 60 dhe do të shkosh të blesh atë tjetrin që është më i lirë. Tani imagjinoni se jesh në të njëjtën kasë, por duke blerë një televizor për 1580 euro. Edhe në këtë rast takon një mik i cili ju thotë se në dyqanin tjetër i njëjti televizor shitet për 1570 euro. Ndoshta në këtë rast nuk do ta ndërrosh aparatin: në 60 euro, 10 të duken shumë, ndërsa në një produkt 1580 janë marrëzi, ndaj nuk ia vlen ta ndryshosh blerjen.

Sa kushtojnë 10 euro?

Al denaro tendiamo ad attribuire un valore relativo, che si colora dell’esperienza e delle emozioni che vi associamo. Che cosa si nasconde dietro i nostri conti quotidiani (Bur), a commento di questo stesso esempio con cui introduce la sua tesi. Siamo propensi a considerare (e a spendere) diversamente i soldi della tredicesima, quelli che troviamo a sorpresa nella tasca di una giacca smessa da tempo e quelli per i quali abbiamo sudato sette camicie.

Parasë priremi t’i atribuojmë një vlerë relative, që ngjyroset nga eksperienca dhe nga emocionet që i bashkangjisim. Çfarë fshihet pas llogarive tona të përditshme (Bur), si koment i të të njëjtin shembull me të cilin prezanton tezën e tij. Jemi të prirur t’i konsiderojmë (dhe të shpenzojmë) ndryshe paratë e rrogës së trembëdhjetës, ato që i gjejmë papritur në xhepin e një xhakete të hedhur në ndonjë cep prej kohësh dhe për të cilët kemi djersitur shtatë këmisha.

Dinamika të bazuara në besim

Fenomeni është përshkruar që në vitet Nëntëdhjetë nga Richard Thaler, një ekonomist amerikan që ka teorizuar të ashtuquajturën financa të sjelljes. Një anatemë për teorinë ekonomike që mbështet, me të drejtë, tezën e këmbyeshmërisë së parasë: domethënë që 100 euro të fituara në llotari, 100 euro rrogë, 100 euro trashëgimi duhet të kenë të njëjtën vlerë. Llogaritjet e ekonomistëve në fakt janë teori, ndërsa jeta e përditshme është një gjë krejt tjetër: praktikisht, shumë dukuri ekonomike kushtëzohen nga mendja jonë. Nuk është rastësi që kriza përkeqësohet kur mass mediat na përsërisin vazhdimisht se jetojmë në recesion: dinamikat ekonomike bazohet në fakt në besim: paraja është një premtim që na mundëson të blejmë ose të bëjmë diçka në një kohë të mëvonshme.

Na pëlqejnë njerëzit bujarë

Për të demonstruar lidhjen midis perceptimit të parasë dhe besimit, është edhe një studim interesant më 2014, i cili ka zbuluar se se si instinktivisht ne u besojmë shumë pak koprracëve. Një eksperiment i kryer me 265 studentë të universiteteve angleze, rezultatet e të cilit, të publikuara në PlosOne, zbuluan se si subjektet që gjatë disa lojërave të bazuara në ndërveprime ekonomike ishin treguar më bujarë ishin po ata ndaj të cilëve të tjerët ishin të prirur t’i jepnin besim më të madh. Veprat e bujarisë, për sa kohë që janë spontane, perceptohen si sinjale pozitive që i shtyjnë ata që na rrethojnë të mbështeten tek ne, shpjegon artikulli.

Emocionet të lashta

Paraja është protagonist i marrëdhënieve njerëzore. Jep akses ndaj performancave të tjera dhe në këtë mënyrë na bën të lirë dhe të pavarur. Bëhet, pra, pjesë e sferës sonë intime. Për këtë arësye, kur kërkesat ekonomike të të tjerëve e shkelin, ndihemi të sulmuar personalisht. Aq sa, sipas një studimi amerikan, frika e humbjes së parave është e barabartë në trurin tonë me frikën që ndjejmë nga dhimbja fizike. Që mbi dhjetë – pesëmbëdhjetë vjet më parë, në fakt, disa shkencëtarë i patën vënë vullnetarët në një lojë kompjuterike, gjatë së cilës fitonin gjithmonë 59 dollarë. Menjëherë pas fitores, çdo subjekti i shfaqej një mesazh: në disa raste paralajmëroheshin se do të humbiste 6 dollarë, në të tjera se do t’i nënshtrohej një goditjeje elektrike në krah. Duke analizuar reagimet në trurin e subjekteve mëpërmjet rezonancës magnetike, studiuesit zbuluan se dy tipet e frikës aktivizonin të njëjtin rajon të trurit. Konkluzioni? Paraja ngjall tek ne emocione të lashta dhe të rrënjosura thellë.

Një koncept abstrakt

Sidoqoftë, paraja ka edhe një vlerë më konkrete: lehtëson marrëdhëniet ndërmjet individëve, duke e bërë shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve të matshme në mënyrë objektive dhe pa rrezikun e keqkuptimeve. Mirëpo sot, jemi dëshmitarë të një krize të këtij modeli tradicional të parasë. Tanimë është shumë e shkëputur nga ekonomia reale dhe është bërë qëllim në vetvete, një spekulim i pastër. As natyra gjithnjë e më jomateriale e shkëmbimeve monetare nuk i bën gjërat më të lehta: kartat e kreditit, kartat e debitit dhe home banking i kanë shndërruar paratë në një koncept gjithnjë e më abstrakt. Pasoja më e menjëhershme është se mungesa e fizicitetit na shtyn të shpenzojmë më shumë. Dhe në fund të fundit të humbim domethënien e vërtetë.

 “Të pasurit i kushtojnë pak rëndësi parasë”. E thotë shkenca

Sa më shumë para të kemi, aq më pak rëndësi i kushtojmë parasë. E ka demonstruar një ekip studiuesish të Cambridge (MB) më 2007 nëpërmjet një studimi mbi këtë temë të botuar në Neuron. Philippe Tobler me kolegë rekrutuan 14 vullnetarë, disa më të pasur dhe të tjerë më pak të pasur, të cilëve iu treguan imazhe abstrakte në një ekran kompjuteri. Mirëpo midis imazheve, kishte disa që përfaqësonin një monedhë: sa herë që pjesëmarrësit shihnin një të tillë, ata duhej të shtypnin një buton, duke fituar për çdo herë nga një shumë të vogël. Duke i analizuar më pas subjektet me rezonancën manjetike të trurit, rezultoi se qendrat e trurit të lidhura me mekanizmin e shpërblimit, të vendosura në lëvizje nga fitimi i parave, ishin shumë më pak aktive te studentët e pasur sesa te ata me më pak para. Me fjalë të tjera, ata që kanë më pak para i vlerësojnë më shumë paratë.

Pse fshihet çmimi mbi dhurata?

Sepse konsiderohet si gjë e keqe të “fitosh” nëpërmjet një dhuratë. Konceptet e dhuratës dhe parasë janë shumë të largëta mes tyre. Të dhurosh diçka do të thotë të japësh më shumë sesa vlera ekonomike e objektit: do të thotë të ndash mendimet e tua për tjetrin. Megjithatë, kultura jonë nuk i përbuz aspak paratë, përkundrazi. Ky standard i dyfishtë, tipik për shoqërinë tonë ku të gjithë duan të pasurohen, por që lë shije të keqe po të flasësh në mënyrë eksplicite për paratë, është tipike për botën katolike. Ndërsa në etikën protestante, e ngritur në angazhimin personal, të pasurohesh nuk është mëkat. Këtu konsiderohet e pakëndshme të dhurosh para. Logjika e merkatos karakterizon shumicën e marrëdhënieve, ndaj për këtë arsye të japësh para do të thotë të heqësh dorë nga mirëqenia dhe mundësitë për sukses në jetë, dhe kjo është e sikletshme.

Jeni grindur? Këngët më emocionale për të kërkuar falje
Henry Kissinger, diplomati që pushtoi femrat më të bukura të Hollivudit dhe fitues i çmimit Nobel
Pasuria më shumë se përgjysmuar: çfarë ka ndodhur me Mark Zuckerberg
“Problem delikat”, Kledi Kadiu, flet për sëmundjen e të birit, Gabriel
Zbulon se i dashuri e tradhton me motrën: hakmarrje e saj në Tiktok
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E pabesueshme! Shtëpi për vetëm 5 mijë euro? Ja ku mund ta blesh menjëherë
Next Article Nga Alfred LELA – Rezoluta e Ramës: 1604 fjalë dhe asnjë kuptim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?