GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Dardan MITROVICA – Berishët, Mero Baze dhe kulla me 65 kate
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Berishët, Mero Baze dhe kulla me 65 kate

By
Dardan MITROVICA
08/07/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Duke gjezdisur sytë nëpër mediat shqiptare, siç bëj çdo mëngjes, më has syri, në portalin ‘Tema’ një shkrim që sipas titullit duhet të bënte fjalë për tre ‘nongrata’ dhe për një kullë 65 katëshe që do të ngrihet në qendër të kryeqytetit shqiptar.

I shtyrë nga kërshëria, pavarësisht se shkrimet e këtij portali nuk para i lexoj, pasi sa herë kam bërë një veprim të tillë seç më kap një ndjenjë e keqe dhe e shoh veten të shndërrohem fiks si shkruesi i këtij portali, ndryshe thënë si Ymer Baze, alias Mero Baze, vendosa ta sfidoj vetveten.

Siç ju thashë pra, vendosa ta lexoj dhe pashë se si shkruesi Ymer Mero Baze, me paturpësi, apo padijeni, djallëzi, apo si shantazh, ka shkruar lloj-lloj fjalësh në editorialin e tij, ka bërë lloj-lloj aludimesh në formë akuzash por në asnjë rast, në asnjë rresht e në asnjë gërmë nuk tregon asgjë, absolutish asgjë, as të re e as të vërtetë. Aq i vërtetë është ky pohim sa kur arrin në fund të atyre që shkruan shkruesi Ymer Mero Baze, ajo shija e hidhur që ju fola në fillim të shumëzohet me një shifër tjetër madje edhe me dy shifra.

Që në krye të herës dua të them se as nuk marr përsipër të mbroj Sali Berishën, as Shkëlzen Berishën,  e as emrat e tjerë të cilët me pa të keq Ymer Meroja i shkruan të zezë mbi të bardhë pa pikën e problemit pa llogaritur që bëhet fjalë për djersën dhe mundin e punës së njerëzve të cilëve, të paktën deri më sot, që s’u ka dalë qoftë edhe një gërmë që t’i njollosë, në të kundërt me ato që dihen botërisht për botuesin Ymer. Nuk marr përsipër aspak të mbroj apo të shkruaj në favor as të Sali Berishës e as të Shkëlzen Berishës pasi ata e mbrojnë vetë veten dhe emrin e tyre dhe mesa duket asnëj hetim politik apo jo nuk ka arritur të ngrejë qoftë edhe një akuzë, sado të vogël kundrejt tyre.

Por momarrja përsipër për të mbrojtur Berishët nuk do të thotë që të mos mbroj veten time, të lexuesve shqiptare dhe të opinionit nga mashtrimet dhe nga shantazhet që një person, qoftë ky dhe Ymer Mero, thurr dhe intrigon ditë e natë në kurrizin tonë.

Ymer Mero, që në krye të herës përpiqet të ngrejë tymnajën se si një një biznesmen na qenkërkësh bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës dhe sot, më 2024-ën na paskësh marrë leje për një kullë 65 katëshe në mes të kryeqytetit. Po, por përveç një akuzë që për mendimin tim është false, Ymer Meri nuk tregon asnjë fakt apo të na japë qoftë edhe një të dhënë se si ky biznesmen qenkësh bërë “presta nome”. Kur, si dhe në çfarë mënyre?

Ymer Mero na jep shpjegimin se si quhet kompania e biznesmenit, na flet edhe për lejen e ndërtimit dhe na shpjegon llojin e ndërtimit, a thua se ky njeri paskërka bërë krim. Krim është kur Ymer Mero deklaron publikisht se ky biznesmen nuk e ka fuqinë për të bërë një ndërtim të tillë. Është pikërisht ky momenti kur duhet të ndërhyjë drejtësia dhe prokuroria të bëjë punën e saj, pasi edhe pa një akuzë të ndonjë individi konkret mjafton shkrimi (akuzë) publik i Ymer Meros për të bërë që akuza të vihet në lëvizje. Vetëm në qoftë një mashtrim ky i Ymerit tonë dhe në këtë rast prokuroria nuk lëviz as gishtin më të vogël pasi, mesa duket, e ka të vetin Meron.

Ymeri aludon duke ‘zbuluar’ se biznesmeni qenkësh bërë i rëndësishëm në mandatin e dytë të qeverisjes Berisha. Merua na tregon se si biznesmeni qenkësh bërë pronar tokash dhe fajtor pse ai qenkësh bërë pronar tokash na qenka pushteti i Berishës, me protagonist djalin e tij. Në fakt këtu del edhe mashtrimi i madh i Ymerit të vogël pasi përveçse na tregon këto gjëra ai nuk na tregon asgjë tjetër.

Ymeri merret me histori tokash në Ksamil, ku arrin në “zbulimin e madh” se përfitues i një ngastre toke ishte dhe biznesmeni që sot po investon për 65 katëshin në qendër të Tiranës. Por Merua ‘harron’ t’u tregojë atyre që e lexojnë se përfitues të trojeve në Ksamil ishin edhe shumë familje të tjera sarandiote. Po kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi për Ymerin. E rëndësishmja për të është se edhe familja e biznesmenit paskësh përftuar një ngastër!!! Ymeri nuk thotë që të gjitha aludimet e tij, të cilat për hir të së vërtetës janë mashtrime me fjalën, janë vendime të drejtësisë, por për këtë ai bën sërish akuzën aludim se ndërmjetës ishte familja Berisha. Dhe nuk tregon por na e mban të fshehtë, shumë të fshehtë, as se si, as se ku dhe as se kur ndërmjetësoi familja Berisha.

Pastaj Ymeri vazhdon me akuza bajate duke futur në lojën e pisët të aludimeve madhtrime edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën, duke e cilësuar direkt si emërim të djalit të Berishës dhe biznesmenit. Meroja mashtron edhe në këtë rast, pasi siç zakonisht bën thjesht ngre tymnajën e akuzës ‘nongrata’ dhe nuk na tregon qoftë edhe një një fakt apo diçka që të na mbushë mendjen se po, diku edhe ky Ymer Mero paskërka të drejtë, diku, në ndonjë fjalë. Po ku?

Edhe pse është i paburrë të bëjë ndonjë akuzë publike ashtu siç duhet dhe të nxjerrë e të publikojë fakte, Ymer Mero mbetet në fazën e vetëm aludimeve të pabaza dhe kaq! Dhe të mendosh që për Ymerin dhe portalin e tij, sipas gojëve të liga punojnë të gjithë: nga prokuroria e pavarur, te policia akoma më e pavarur e te sekretët e shkretë. Kësaj i thonë u mbars mali e polli një mi.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Kim MEHMETI – E varrosën shkrimtarin që të flitet për Piktorin!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?