GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Borchard tek Soreca, a e meritojnë shqiptarët të trajtohen si “mbetje”?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga Borchard tek Soreca, a e meritojnë shqiptarët të trajtohen si “mbetje”?

By
GazetaTjeter
04/07/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, zgjodhi të kërcënojë aktivisten Ardiana Kalaja me padi për shpifje, pasi zonja deklaroi se diplomati i BE kishte zhvilluar një takim të fshehtë me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, vetëm pak minuta para se trupa gjyqësore të zhvillonte seancën për ligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Soreca u paraqit shumë agresiv, larg kostumit diplomatik, megjithëse zyra e tij u detyrua të pranonte takim në hije me kryegjyqtaren Kushtetuese.

Në reagim, delegacioni i BE i ka përgënjeshtruar akuzat e Aleancës duke i cilësuar si të bazuara në shpifje. Delegacioni konfirmon që Soreca është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha mëngjesin e 16 qershorit,  por ky takim sipas tyre, ishte pjesë e një serie takimesh që ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë.

Me të drejtë, në media u ngrit menjëherë dyshimi se përse ky takim, megjithëse zyrtar, nuk u prezantua as nga zyra e Soreca-s dhe as nga Gjykata Kushtetuese.

Në një vështrim në faqen zyrtare të Kushtetueses, janë publikuar të paktën 8 njoftime zyrtare, mbi takimet që kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar takime në Gjykatën Kushtetuese gjatë periudhës 2020-2021.

Pra, duket qartë se takimi Soreca-Tusha ka qenë një ndër ato që në gjuhën diplomatike konsiderohen “biseda në hije”, aq më tepër që diplomati zgjodhi të dalë nga takimi, nëpërmjet një dere të vogël, të cila del në oborrin e pasëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas kësaj “hijeje”, Soreca zgjodhi të kërcënoje me padi për shpifje një prej aktivisteve më të spikatura të shoqërisë civile shqiptare dhe sidomos të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, për faktin e vetëm se zonja Kalaja mori rolin e munguar të “zyrës së shtypit” si të delegacionit të BE-së, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese.

Soreca nuk zgjodhi t’i tregojë gishtin e mesit aktivistes Kalaja, siç bëri disa kohë më parë ish-ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard, përballë disa personave gjatë një proteste në Tiranë.

Reagimi i Soreca-s, megjithëse më i moderuar, nuk ndryshon aspak në thelb. Ai, njeriu që duhet të përcjellë transparencë, ligjshmëri dhe diplomaci, vendosi të ofendojë zonjën Kalaja, e nëpërmjet saj ata mijëra shqiptarë që kundërshtuan prishjen e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet kërcënimit në ajër me padi për shpifje.

Megjithëse duket shumë e vështirë për t’u besuar, mund të ekzistojë mundësia që Soreca dhe zyra e tij të kenë caktuar një takim me Vitore Tushën në “kohën dhe vendin e gabuar”.

Një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, miratoi ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar, megjithëse çështja e shembjes së godinës simbol të kryeqytetit ende nuk ka një vendimmarrja përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë pas këtij vendimi tejet të dyshimtë të Ramës me vartësit e tij, Soreca shfaqet në Gjykatën Kushtetuese, saktësisht pak minuta para se trupa e gjyqtarëve të merrte në shqyrtim pikërisht padinë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Një ditë pas “takimit të gabuar”, Parlamenti njëngjyrësh votoi Aktin Normativ të Qeverisë për ndryshime në buxhet, në bazë të të cilit Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, i alokohen 900 milionë lekë të reja për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pra, kur Rama me shokë e kanë shndërruar gjithçka në fakt të kryer, Soreca, jo vetëm që shfaqet në zyrën e Vitore Tushës, jo vetëm që del nga dera e pasme, por zgjedh edhe të kërcënojë zonjën aktiviste, e cila i bëri të ditur opinionit publik se kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë hyri dhe doli “fshehurazi” nga Gjykata Kushtetuese.

Ky acarim i Luigi Soreca-s krijon të gjithë dyshimet se ai ka diçka për të fshehur në lëvizjen e tij me Vitore Tushën.

Edhe nëse nuk ka asgjë okulte në atë bisedë, sërish mënyra se si veproi përfaqësuesi i Brukselit tregon se ai është larg të qënit diplomat, por një burokrat i thjeshtë i Komisionit Europian.

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Red VARAKU – Pse Rama po sulmon Bashkimin Europian?
Next Article Karl Gustav Jung – Përfundime mbi tipet psikologjikë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?