GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Vizita e Blinken, si ora e Bushit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vizita e Blinken, si ora e Bushit

By
Basir ÇOLLAKU
09/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Vesi del me shpirtin, thotë urtia jonë e moçme. Edhe në pushtet njëlloj si në opozitë, Edi Rama duhet të mbajë ndezur fabrikën e gënjeshtrës, propagandës, sajesës, për të oksigjenuar veten në rënien ku ka përfunduar, nga abuzimi, korrupsioni, ligj-shkelja, fijet e trashura në lidhjet me Mafien e Krimin e Organizuar.

Kuzhina e llogjeve qeveritare bojëdalë, inceneratori mediatik i tij, sajoi pak ditë më parë një lajm të “madh”. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kryediplomati amerikan, do të vizitojë Tiranën, pra, Ramën.

Pas fotove si nëpër dasma e plazhe me Aleks Sorosin, krahaqafë, e bel-shtrënguar, me ortakun dhe mbështetësin e tij të madh, për shumë punë gri e më tej, kryeministri vetëshpresonte te fuqia e tij, për një ekstra-vaksinë amerikane, përballë një Gjykate Amerikane, që do e ndëshkojë për punë antiamerikane të korruptuarin prej tij, ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI në New York, Charles McGonigal. Zyrtarin e deklaruar fajtor, për akuza ku përfshihet dhe kryeqeveritari ynë, ende në detyrë.

Kur ora troket numërimin mbrapsht drejt vendimit të drejtësisë në Uashington, pas atij në New York, e kur Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin, regjistruar në janar 2022, sipas deklarimit të drejtuesit të saj, Altin Dumani, për të njëjtën dosje të pjesës shqiptare, Edi Rama, kërkon karshillëk diplomatik, përballë një fakti juridik. Kur Dorian Duçka ish-këshilltari i kryeministrit dhe Agron Neza, ish-burim FBI-së, në këtë hetim, kanë dëshmuar disa orë pranë prokurorëve, kur letërporosia do të sjellë volume surprizë në Tiranë, Edi Rama pret radhën e dëshmisë, jo për herë të parë.

Padia e bërë nga Partia Demokratike, nga kreu i grupit parlamentar të saj, Gazmend Bardhi, me një shtesë padie në nëntorin e vitit të shkuar, ka vënë në veprim investigimin, përtej dëshirës e trysnisë. Më shumë se gjysma e qeverisë qëndron tek dera e Prokurorisë, shtatë bashkiakë janë të dënuar, ministra e deputetë në qeli, kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, në prag të marrjes i pandehur,e bëjnë Edi Ramën njeriun me telashe serioze me vajin e kandilit të pushtetit. Ditën e shpresuar para vendimit, i duhej më shumë se ajri, një Blinken në Tiranë, për më tepër, sanksionuesi i liderit të opozitës, Sali Berisha, si non grata, E kështu me një rrugë kryej shumë palë punë, ka menduar kryesocialisti, i gjendur në fillimin e një izolimi në rritje nga ndërkombëtarët evropianë dhe amerikanë.

Pas James Beker me 22 qershor 1991, Xhorxh Bush me 10 qershor 2007, Hillary Clinton me 8 nëntor 2012, të tre të pritur nga Berisha ish-kryeministër, Edi Rama po shkrinte çdo lobing e aset diplomatik e qoka, për ta mundësuar Antony Blinken në Tiranë, me 16 shkurt 2024. Sekretari amerikan e di mjaft më mirë se Rama, se të vizitosh Ramën kur po zhvillohet gjyqi ku Charles e Rama janë në të njëjtën dosje, është njëlloj si të marrësh pjesë në seancën në proces, në krah të të akuzuarit. Ambasada Amerikane megjithë fijet e politesës nuk i vajti pas avazit këtë herë, duke mohuar njoftimin mediatik qeveritar, me adresë televizive.

Nga sekëlldia e deliri, kujtojmë Ramën e qershorit të 2007, ku Shqipërinë e vizitoi ish-presidenti Xhorxh Bush, aso kohe në detyrë, e vetmja vizitë presidenciale amerikanë në vendin tonë. Në një nga rrugëtimet e agjendës së presidentit, në Fushë-Krujë, në një takim shumë emocional me banorët, shtabi i Ramës, shpiku lajmin absurd se presidentit amerikan Xhorxh Bush, i kishin marrë orën e dorës ata mikpritës, në përfshirjen tejet emocionale mes qytetarëve. E bëri lajm global këtë neveri të sajuar. Rama donte me çdo kusht të ndalte akrepat e vizitës madhështore dhe sajoi akrepat e orës së dorës. Një shaka poshtëruese për shpikësin. Nëse Blinken do të vinte në Shqipëri dhe do të ishte jashtëzakonisht mirë për shqiptarët, nuk do kishte askush zili, por pafund mirënjohje. Por Rama, ia hoqi orën e dorës kësaj mundësie edhe nëse do të ishte apo do të jetë reale..

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Next Article Nga Fatos LUBONJA – Gjuha e dyfishtë e perëndimorëve për vende si Shqipëria

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?