GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Visi i Ramës, Po-ja i zgjedhjeve, Sueli i Sarës, SPAK-u i ambasadave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Visi i Ramës, Po-ja i zgjedhjeve, Sueli i Sarës, SPAK-u i ambasadave

By
Basir ÇOLLAKU
22/05/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Duket se Antimafia italiane dhe DEA amerikane në prani të.SPAK, mbajtën raportin e parë paraprak për zgjedhjet e 11 majit 2025. Pesë vite hetim 40 episode trafik heroine dhe kokaine biznese dhe leje investimesh për kulla e hotele, me firmë të zyrës së drejtuar nga Kryeministri. Si Visi dhe Hajri njëlloj nga Sky-Enchochat te sajdisja e Ramës. Po ashtu Çyrbja. Tre grupe kriminale në Durrës njëherësh pronarë të Portit janë shtabet elektorale socialiste. Italiano-amerikanët kishin prerë arrestet në shkurt. Por ekipi duhej në maj. E kështu Struktura e Posaçme ofroi pafuqinë e pavarësisë së munguar. La kohë për të mbyllur fushatën por edhe për të mos u arrestuar.

Njëlloj shtabi elektoral Elbasan ku Suel Çela administratori i qarkut me leje qeverie njëherësh grup i strukturuar në botën e Mafias, me dosje të publikuar nga Prokuroria, bën batërdi elektorale për llogari të kandidatëve të Ramës. Thyen rekorde elektoralë për kandidatë anonimë lagjesh. Edhe atë se kapin dot. Ndonëse qëndron në mes të qytetit. Kështu në Shkodër me Bajrët. Po në Fier ku Bela nxori ujë të zi mandateve. Aty dhe në Vlorë një tjetër organizatë mafioze me rrezikshmëri të lartë krasit mandate prej vitesh dhe nuk trazohet. Por sajohet me tendera e leje ndërtimesh pafundësisht. Në rresht u vunë bizneset duke marrë porosi zgjedhore. Kontratat për investime e pastrim parash në miliarda me mafien kombëtare dhe ndërkombëtare ktheu zgjedhjet e 11 majit në një departament kokaine. Në këto ekipe elektorale politikanë trafikantë nuk ka kufi ndarës. Dosjet e ardhura me mall SKY janë plot.

Qeveritarë e zyrtarë drejtësie e policie janë bashkë me banditët. Fitojnë prej katër mandatesh. Pritet si iluzion përballja e tyre me drejtësinë. Gjepura. Pra asgjë e re nga fronti i kokainës. Visi, Rama, Safeti, Gjushi, Gysi, Sueli, Rraja, Çyrbja, Hajri, Dubai, djemtë e tërmeteve nga Londra, Belgjika, Holanda, apo fondet e gjoja investimeve pastruese, bëjnë të njëjtën gjë. Shesin drogë, blejnë çdo pushtet, pastrojnë para miliardash dhe riciklojnë vetveten. Duke tallur mender zgjedhjet. Stabilo-heroina dhe Demo-kokaina kanë qeverinë e tyre me aksione ndërkombëtare. SPAK nuk duhet të jetë fort turistik në reagime të ngjarjeve të rënda dhe të jetë dëshmitar i përsëritur masakrash që pret e përcjell qorrazi ambasadorë, për vakinë zgjedhore të radhës.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Artan HOXHA – Varfëri, arrati, robëri
Next Article Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?