GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

By
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Tirana, Tepelena, Tropoja, Mati e Berati, janë pesë bashki të cilat do të kalojnë detyrimisht në zgjedhje të pjesëshme lokale, ndonëse afatet ligjore janë kapërcyer e shkelmuar prej kohësh. Shkelësi është i njohuri urdhër-munguari kryeministër, kontrolluesi i procedurës së pushtetit në qendër e nëpër qarqe, ku prefektët, pas lajmërimeve nga këshillat bashkiakë përkatës, duhet të lajmërojnë shkresërisht vakancat, për të ecur me tej me procesin zgjedhor. Dy kryebashkiakë janë në qeli dhe arrest shtëpie, dy në hetim nga SPAK, por mandatuar si deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Bashkiakët me masë shtërnguese nga prokuroria, Këshilli i Ministrave duhej të ishin shkarkuar, për t’i zëvëndësuar me një tjetër të votuar, ashtu siç ligji parashikon.

Tirana

Eshtë gjysma e banorëve të Shqipërisë, banorët e Tiranës, të cilët nuk kanë kryetar bashkie në detyrë, prej më se pesë muajsh, nga arrestimi i Erion Veliajt nga Prokuroria e Posaçme, me 10 shkurt 2025, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, fshehjes së pasurisë, mosdeklarimeve e interesa me të tretët. Në Bashkinë e Tiranës, gjendja është më e rëndë se në çdo institucion në vend. Aty janë edhe shumë drejtorë të arrestuar për vepra të rënda penale, nga korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe grupeve të strukturuara kriminale. Rama nuk ka ende këllqe ta shkarkojë Veliajn, as Këshilli Bashkiak nuk ka pikë takati të dërgojë dokumentat e duhura. Kryeministri ka vendosur ta drejtojë vetë bashkinë më të madhe në vend, duke shkarkuar e emëruar drejtorë sipas oreksit personal, njëlloj si në Vlorë. Njësia duhej të kishte shkuar në zgjedhje së paku tre muaj më herët. Tre ditë të shkuara kreu i qeverisë, u kthye kryebashkiak në kryeqytet, duke urdhëruar daljen në terren, për të folur me njerëzit, ndonëse nuk ka folur ende me veten. Hetimet në Bashkinë e Tiranës janë për inceneratorin 430 milionë euro, drejtorët e Veliajt të skemës 5D, shembja e Teatrit Kombëtar, e të tjera, si Eco Tirana, e ndërtimeve me Ndrangheta, e pemëmbjelljeve, si dhe shumë tendera rrugësh. Të pandehurit do të duhet të shkojnë në zgjedhje, për të marrë besimin si mjeshtra të vjedhjes e korrupsionit.

Tropoja

Gjendja e dërrmimit ligjor për mosbërjen e zgjedhjeve vendore në Tropojë është më rëndë se askund tjetër. Qyteti është pa kryebashkiak në detyrë, nga shtatori vitit 2024, kur Struktura e Posaçme kërkoi dhe Gjykata e cila mori masën arrest shtëpie për kryetarin Rexhë Byberaj dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, për akuzat e shpërdorimit të detyrës e shkatërrimit të pronës, duke qenë të pandehur zyrtarisht. Hetimi flet për një dëm afër 2.8 milionë euro. Ndërkohë ende pas nëntë muajsh të vendimeve të drejtësisë, gjendja e qeverisjes së bashkisë, është paligjshmëri ekstreme, sepse ashtu drejton mazhoranca nga qelitë dhe arrestimet. Ustallarët mendojnë se me moslargime të pensionistëve nga zyrat, apo ndoshta ripunësime të atyre të kaluar në moshën e duhur ligjore, do të përpiqen të shkepin diku vota në garën e ardhshme.

Mati, Tepelena, Berati

Tre ish-bashkiakët e Matit, Tepelenës e Beratit, përkatësisht Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo, u dorëhoqën pasi kandiduan për deputetë të Partisë Socialistë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Të tre fituan dhe sot janë parlamentarë të mazhorancës me nisjen e sesionit në shtator. Malaj dhe Peçi kanë histori të nisura e të pambaruara me Strukturën e Posaçme. Dosjet e tyre në prokurori janë për çështje jo të pakta. Malaj është thirrur nga prokurorët dhe dosjet do të presin të përballen në Gjykatë, ku gjatë rrugës mund të ketë vendime të tjera, duke sjellë situata të reja ligjore. Në bashki, janë edhe shumë tendera, pjesë e kallëzimeve të bëra, të cilat do të jenë pjesë e hetimit. Ndërsa ish-bashkiaku i Tepelenës ka një afërsi më të re me hetimet. Pak ditë pas zgjedhjeve ku mori mandatin e deputetit, Struktura e Posaçme ka sekuestruar disa dosje për tendera në Bashkinë e Tepelenës, në vlerën mbi 60 milionë euro, ku dyshimet e akuzës janë për abuzime me fondet publike. Nëse Prokuroria do të provojë dyshimet për përfshirjet e dy ish të zgjedhurve vendorë Mat dhe Tepelenë, atëherë ndaj tyre do të ketë kërkesa për heqje të imuniteteve në Kuvend. Ndërsa në Berat nga zgjedhja e Ervin Demos deputet, mbetet hapësira e ribërjes së zgjedhjeve. Në të katër bashkitë ku vjeshta mund të sjellë zgjedhje vendore, historitë me SPAK-un janë aty si dëshmi se si kanë qeverisur paraardhësit dhe forca e tyre politike. Një fotokopje e zverdhur e qeverisë e cila ka thuajse gjithë ministrat në qeli, në arrest, të pandehur e në hetim. Ai është kandidat e kryetar  vetë ndaj mban mandatet pa zgjedhje. PD dhe opozita kanë gjithnjë përballë korrupsionin, si kandidatë për tu mundur.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?