GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Veliaj, ‘GJELDETI’ i Edi Ramës për 2025-ën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Basir ÇOLLAKU – Veliaj, ‘GJELDETI’ i Edi Ramës për 2025-ën

By
Basir ÇOLLAKU
30/12/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Erion Veliaj mund të konsiderohet politikisht e penalisht, si “gjeli i detit” i Edi Ramës për vitin e mbyllur 2024, në prag të ndërrimit të moteve për tu bërë 2025-a, edhe elektorale. Erion Veliajt, si funksionar publik, mund t’ia kalojë vetëm kryeministri Edi Rama, për akuzat rënduese në adresë të tij, në të gjitha dosjet hetimore me emra pushteti. Çdo përpjekje për të lejuar apo mundësuar të hyje sërish në zyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, pas “dashurisë së fshehtë amerikane” me foto Soros, kur u njoftuan akuzat zyrtarisht, do të rezultonte një rrezikshmëri e lartë shoqërore, e konsumuar publikisht.

Vizita te vëlla Leksi Soros në Amerikë, për t’i dhënë një dorë te vëlla Edi apo “kolegët” në Prokurorinë e Posaçme, nën etiketën e pavërtetë për takime zyrtare, është një mashtrim i madh. Është ndikim mbi prodhimin e gjoja drejtësisë nga fondacioni. Asnjë publikim agjende për punë zyrtare tjetër. Asnjë ftesë institucionale nga USA, apo kërkesë e njëjtë nga Tirana. E gjitha një histori fundshpine e Veliajt. Një ikje për të fituar kohë, apo harruar në kohë. Korrupsion, fshehje e pasurisë, mosdeklarim pasurie dhe interesave me persona private dhe pastrim parash, janë akuza të dala nga denoncimi i veshur me prova, sipas prokurorëve.

Kjo, për këdo zyrtar ka sjellë masë sigurie, ku arresti me burg është dominues. Janë qindra milionë euro. Janë disa dosje në hetim, ku spikasin ato të inceneratorëve, Teatri, 5D, Tirana DC, Eco Tirana, Ndrangheta, pemëmbjellja e plot të tjera. Nuk mund të jetë vetëm, por ka tentuar dhe ka krijuar parcelën e vet sa politike aq edhe ekonomike e financiare, duke sfiduar ligjin, por edhe shefin, bashkëfajtor në mjaft veprime e nënshkrime. Tetë ministra, tetë deputetë e 25 kryebashkiakë, janë inventari i SPAK-2024 për mazhorancën, në qeli, në kërkim e në hetim, shifër kjo në rritje intensive në muajt e ardhshëm të 2025. Duken dosjet qeveritare, si librat e Mafias, kur flasin për familjet kriminale “Gambino” “Genovese”, “Lucchese”, “Bonanno”, ku mund të përafrojë në batërdinë e krijuar në Shqipëri me “Veliaj”, “Rama”. Duket se partnerët nga Franca-Holanda-Belgjika, me pafundësinë e përgjimeve miliarda mesazheve të Sky-Enchrot të sjella në Tiranë, kanë hapur portat e ferrit për politikën, drejtësinë, policinë, pushtetin, biznesin e mediet. Akuzat ndaj Veliajt dhe tre familjarëve të tij, me gjasë shkojnë në kahun e një grupi të strukturuar kriminal, ku ndonjë i penduar surprizë, me rezistencë të pamjftueshme ndaj qelive, mund të groposë shkaktarët e zyrtarët e kësaj sage.

Dhuratat janë djegëse. Ngjan se Veliaj u bë “gjeli i detit” për Edi Ramën në datë-festën e vitit të ri. Pijet e “shëndetshme” duket se vijnë nga grupi i strukturuar kriminal “Beqja” në ministrinë e Shëndetësisë, vera nga “kantina 5D” e drejtorëve të bashkisë, zjarri nga oxhaku i inceneratorit, “babagjyshi” zbret te Porti i ri i Durrësit, ndriçimi nga agregatet, anijet e energjisë në Vlorë, kartolina nga qesja 130 milionë euroshe e Becchettit, ndonjë vijë e bardhë nga “Xibraka” e vëlla Olsit, dhurata strategjike nga Olta, korsia e shpejtësisë së toyotave të Taulantit, nga tuneli i Llogarasë së Belës. Të gjitha pa u trazuar nga doganiere Elisa. Taksia, nëse do të dalë në punë, duhet të vijë detyrimisht nga SPAK dhe BKH. Gëzuar për shumë vjet që vodhët, e këtë vit e paçi vit “taksash”, kafazesh, sekuestrosh, konfiskimesh e burgimesh…!

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Kapsi
Next Article Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?