GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

By
Basir ÇOLLAKU
06/12/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA. Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë.

Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie. Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkaikun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh. Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert. Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore. Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit. Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit.

Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik. Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Metafora e bashkiakut të “arratisur”, mund të sjellë në kujtesë për Ramën, edhe deklarimet djegëse të Arben Ahmetajt, të cilit në qeveri i thërrisnin “tigri”, për shkak të natyrës së tij, jo i bashkuar në diversitet. Me afrimin e Veliajt drejt marrjes i pandehur, mesazhi është për kopshtin zoologjik të Ramës, duke theksuar kontekstin se, ekipi i tij po shkon drejt kafazit, ku ai nuk dëshiron të jetë jetim politik.

Prokuroria prej muajsh tenton të marrë një masë shtrënguese për Veliajn, por në të dy rastet, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë vendime për të pranuar apo rrëzuar kërkesat. Inceneratorët, 5D-ja, Eco Tirana, Teatri, Ndrangheta me ndërtimet, biznesi  i bashkëshortes, vëllait Arbër Veliaj, mbjelljet e pemëve e shumë dosje të tjera, janë një humnerë korrupsioni e grupe të strukturuara kriminale, të cilat zvarritja nuk mund t’i asgjësojë. Të dyja palët, Rama me të vëllanë Olsin e Veliaj me të vëllanë Arbërin, janë dosje, e duket se radha është e vartësit të përballet në fillim. Kjo edhe me shtysën e shefit, në përjekjen për të mbijetuar nga hallet jo të pakta penale ku përmendet.

E megjithatë, tigërmesazhi ka një mundësi të ndihmojë veten dhe drejtësinë, duke nisur rrëfimet e punëve të paligjshme. Një “pentito” do dalë nga kjo mazhorancë. Deri më tani rezistenca e frika, e ndëshkimit misterioz, apo shpresa se do mbyllen proceset pa zhurmë, ka frenuar hapjen e kutisë së Pandorës. Duket si tigri Veliaj po i fliste Ramës si luani, mbreti i kafshëve, duke e sfiduar se edhe mundet të përpiqet të trazojë kopshtin. Gjithnjë, nëse! Sepse, nga Kopshti Zoologjik, siç ndau mendjen bashkiaku ta quajë qeverinë dhe mazhorancën ku bën pjesë, të tjera kafshë, ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë,  rrinë zgjuar natën, duke pritur BKH-në te porta.

Socialistët e dinë kush është pantera e zezë, kush çakalli, kush ujku, dhelpra e të tjera etiketa vendosur për njëri-tjetrin. Pylli ka marrë flakë, kopshti po digjet, zjarrfikësja ka ngecur në trafik…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Si të humbësh 5 kilogramë në javë (pa efektin yo-yo), sekretet e ekspertit: “9 gjërat që duhet patjetër të dish”
Next Article Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?