GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Telefoni “Agasit”ose kutia e zezë e “Ramës”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Telefoni “Agasit”ose kutia e zezë e “Ramës”

By
Basir ÇOLLAKU
06/08/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Telefoni i biznesmenit në hetim Ergys Agasi me shumë gjasa është “kutia e zezë” e Ramës. Ajo përmbajtje, nëse pavarësia hetimore e Strukturës së Posaçme ndodh, do të jetë dosje e ngjashme me inceneratorin, por me shumë degëzime në biznes, krim të organizuar dhe pushtet. Sepse çështja e inceneratorëve u copëzua për të mos e klasifikuar si akuzë organizatë kriminale. Kujtojmë se shkrepja e parë ishte akuza mediatike e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, kur denoncoi vizitat e Agasit, në Kryeministri, në takime me kreun e qeverisë dhe aktorë gri në një sallë të zgjedhur enkas për ziafete të tilla jo institucionale. Ai e pagëzoi me koordinatori i bandave të krimit të organizuar. Ndikimet në institucione dhe grupe kriminale nisën të zbardhen pjesërisht dhe dyshimet vinin në rritje. Derisa u shfaq SPAK me një akuzë zyrtare.

Pas blerjes së fabrikës së cigareve sekuestrimit të saj, Agasi ka pohuar gadishmëri në përballje me pretendimet e SPAK.

Po a është telefoni Agasit një kuti e zezë?!

A është Rama aty në koordinime për grupe dhe institucione? Për biznes e pastrim parash?!

A është aty policia në emërime titullarësh e shërbime tolerance?!

Po AKSHI? A po del dosje tjetër me fije të këtij thellimi kërkimor ku poste të rëndësishme të çojnë te lidhjet familjare të koordiantorit?!

Po shërbime të tjera me tjera me qasje afektive strategjike?!

Po Kadastra?!

Po Inspektoriate të rëndësishme shtetërore të koordinuara në marrjen e posteve?!

Lejet e ndërtimit?!

Grupet kriminale?!

Kjo është një paketë informative me përmbajtje të theksuar penale?! Hapja dhe përpjekja e provueshmërisë së këtij arkivi do të ishte një tërmet, ku Kryeministri do kthehej në qendrën e lëkundjeve siszmike rrënuese.

A janë aty të dhëna për të fortët elektoralë e mafias së kokainës në Durrës, Elbasan, Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë. Dibrës?!

A janë aty “taksat” e dorëzuara nga grupet për bordin?!

A janë aty investimet strategjike?!

A janë aty edhe dashnoret strategjike të shumë pushtetarëve e mafiozëve strategjikë?!

A janë aty të dhëna jo të pakta për shkarkimin pa dorëheqje të koordinatorit të mëparshëm mikut të Ranës, Gushit, me pastërti të pretenduar prej tij publikisht si akullore?!

A janë aty koordinime për përcaktime të listës së deputetëve pjesën e jërkuar nga grupet si financues fushatash?!

Këto edhe shumë të tjera kanë përgjigje të gatshme në arkivin telefonik e koordinues të koordinatorit. Mjafton vullnet, pavarësi, këllqe e transparencë, nga godina transparente prej xhami,  e Strukturës së Posaçme.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agro TUFA – Fajin e ka Saliu…!
Next Article Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?