GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

By
Basir ÇOLLAKU
28/09/2025
3 Min Read
Share
SHARE

18:44, 28/09/2025

Mali i Tiranës, Syri i Tiranës, Sahati i Tiranës, Xhamitë e Tiranës, Kishat e Tiranës, Kodra e Diellit dhe Kodra e Priftit, brigjet e Lanës, Liqeni Artificial, i Thatë, i Farkës, janë kthyer në parcela miliona euroshe ndërtimesh. Bordi i Aruba është prova ulëritëse. Antimafia italiane ka publikuar fakte. Shumë prej këtyre maleve ndërtimore janë në shënjestër akuzash dhe dyshimesh. Në themelet e tyre, dosjet e SPAK dhe partnerëve kanë një refren: kokainë dhe pastrim parash.

Raporti i Departamentit të Shtetit nuk u kursye as këtë vit: drogë, pastrim parash, tendera për klientët e qeverisë, vendas e të huaj, korrupsion i qëndrueshëm, plaçkitje prokurimesh, arbitrazh i detyruar, investime strategjike, ekonomi dhe treg i kontrolluar nga pushteti. Drejtësi anemike. Terren i zgjeruar i krimit të organizuar. Mafias. Kjo është harta: Shqipëria 2025, ku sundimi i ligjit duket sikur është në kërkim.

Narkos është oferta zgjedhore. Po aq është çdo gjë e prodhuar prej saj. Dhe në krye është Edi Rama.

KM – Charles McGonigal, dosje e rikthyer, Klani “Soros”, në një hetim të fortë nga FBI. Rrënjët e çështjeve të trafikut të “Aruba”, “Black Eagle”, Ndrangheta, Sinaloa, me degëzime pushteti e pastrime miliardash në Shqipëri. Ministra, deputetë, bashkiakë, sipërmarrës, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, funksionarë drejtësie, notojnë si lidhje kriminale në Sky-EEncro. Dhe kudo del një emër: kryeministri shqiptar. Ai nuk pritet askund si përfaqësues i mbitokës, por i nëntokës – si një Don. Maduro e Noriega janë sivëllezërit e tij.

Administrata amerikane kërkon vullnet në luftën kundër karteleve terroriste të drogës. Por Struktura e Posaçme ka një problem serioz.

Aleat i saj duhet të jetë qeveria.

Agjencitë e saj të ligjit.

Të pandehur, sipas dosjeve, del qeveria dhe agjencitë e saj vartëse.

Ndihmës të saj duhet të jenë Policia e Shtetit.

Por brenda tyre, Struktura ka identifikuar shumë oficerë të lartë të saj.

Duhet të jenë në ekip prokurorë dhe gjyqtarë.

Por ka prej tyre të përfshirë matanë ligjit.

Që ky zaptim të nisë të shembet, ka një rrugë. Ajo çka e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Nancy VonHorm, tha ministres së re të Brendshme:

Do të luftojmë bashkë. Do të hetojmë bashkë.

Duhet që DEA dhe DASH të jenë pjesë e një Task Force hetimore antinarcos në Shqipëri, bashkë me Strukturën e Posaçme. Evropianët duhet të jenë aty. SPAK nuk mjafton i vetëm. Sepse mafia dhe krimi i organizuar shqiptar janë edhe në Amerikën Latine. Janë cënues të sigurisë kombëtare të të dy vendeve.

Kjo, natyrisht, nuk bëhet me vullnetin e Ramës – një prej të pandehurve potencialë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Next Article Nga Andi BUSHATI – Një president lolo

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?