GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Socialistë, për të shpëtuar Partinë duhet të ‘asgjësoni’ Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Socialistë, për të shpëtuar Partinë duhet të ‘asgjësoni’ Ramën

By
Basir ÇOLLAKU
04/06/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Rama ka të drejtë ndaj RAI 3 e Bild, nuk jemi narko-shtet, jemi vetëm NARKO.

Socialistë për të shpëtuar Partinë duhet të “asgjësoni” Ramën. Do ju bëjë kashtë e koqe kur të nisë rrokullisjen.

Giorgio Mottola gazetarin e Rai 3, pregatitës i episodit Report për Shqipërinë, më qëlloi ta takoj në Tiranë, e në tel kam komunikuar disa herë. Ai bëri një punë të shkëlqyer. Profesionist dinjitoz.

Belaja ka mbuluar Ramën dhe taborrin e tij

Nuk e mbulon dot Edi. As e ndalon dot. Thjesht e ke nisur. Si mos më keq nga dalldia. Në kulmin e pushtimit do të pusho-pushtohesh.

Lëre se do të të marrë përpara.

Ti e di janë të tjerë në rradhë për rrëfimin e bëmave të tua të paligjshme. U ke çarë dërrasat tej parashikimeve edhe atyre se shqiptarët nuk i ke hesap. Kullohesh fjalësh për flamurin kombëtar.

Ti turpëruesi i parë, që e këmbeve me flamurin e hashashit, drogës e vrasjeve, korrupsionit, mafias, e mijëra mjerimesh të tjera.

Rama po del më tepër për të vonuar SPAK në veprimet e pritshme dhe të domosdoshme. Ai e di se ka pamje video. E di sa ka materiale dërrmuese. E di e shpreson bosh.

Ti nuk zhbën dot Agron Geron Xhafën të dënuar me 7,2 vite për trafik ndërkombëtar në Itali dhe vëlla Fatmirin ke bërë gati për Komisionin e Posaçëm. Të dy duhet të hetohen sërish

Nuk zhbëre dot as Tahirin, por e shite në fund.

Ti nuk e zhbën telashin e pashmangshëm vëlla Olsin. Atë që gjermanët e zunë si daci në kos në dosjen e Laboratorit të kokainës së “Xibrakës” në 2014 dhe e kanë rikthyer. Hallakatesh të heshtësh daljen e fotove të vëlla Olsit, të përgjimeve të vëlla Olsit, me banditë kokaine.

T’i kanë vënë në tavolinë Gjermanët njëherë. Ata do të t’i rivënë prapë. Nuk i fsheh përfshirjet e vëlla Olsit në biznesin e call centerave e spanjollë e gjermanë kanë qenë kallzues në SPAK. Nuk e fsheh vëlla Olsin në shumë punë ku delegim je vetë.

Nuk e ditka zotëria se Artur Shehu është një hostori trafiku droge?

Nuk i ka thënë Agaçi ku u bë rekomandues për ti dhuruar 30 mijë metër katror ish klientëve të tij, çuditërisht 19 ditë pasi u regjistruan mbi 200 hektarë tokë me kusure letrash jo origjinale!!

Çalojnë shumë barcoleta. Nuk të ka thënë Taulanti i brendshëm se Artur Shehu është një ndër drejtuesit e bandës së procesit “Shqiponja e zezë” në Belgjikë aktualisht.?!

Apo ai e ka mendjen te Sueli e shpërthimet e procesit të tij?! Nuk ke dijeni për atë orën 400 mijë euroshe. Nuk ke dijeni për avionin çartër me pesë qeveritarë të rëndësishëm që përfunduan në Aruba te Arturi?!

Nuk e di ai kush është Sinaloa që e pret në zyrë të akuzuarin për lidhje me to?

Dhe në investimin Kushner në Zvërnec do kuvendosh prapë me Arturin se historia e pronave andej është e paqëruar ende.

Me Agasin zëvëndësove Dakon?! Ai bëri burg për vete e për ty. Gjynah. Kordinatori dhe grupet e Durrësit kishin superakses në KPK dhe sidomos në KPA.

Kanë hequr e vënë kë kanë dashur. Beni të dekonspiroi sërish dhe lajmëroi. Miqësitë e Edit me Ymer Lalën nuk janë sekrete. Falë jush Dibra nxori 4 mijë çamë, një kurs historik befasues. Morët mandat bashkie e deputeti, por solli ters punët Luftar Reçi, kur akuzoi edhe Ymerin e SPAK për porosi vrasje. Nisën hetimet por dëshmia është një komedi e SPAK. Nga 22 pyetje asnjëra nuk lidhet me akuzën.

Në Elbasan Beni ta ngau llafin për Suelin, njohjet e Taos. Një i super i kërkuar i patrazuar. E kap Balla mbase, po ka frikë se kap veten ndokund. Agasin e di se e ke saju vetë. Të fortët në mbledhje në godinën e qeverisë solli dëshmi zëvëndëskryeministri Ahmetaj. Me dëshminë e Nuredin Dumanit u arrestaun një dyzinë të akuzuarish.

Për Ahmetajn kew puna. Duhet ta thellosh kujdesin. Zëra seriozë ka se te sky e sidomos encro është më shumë se gjysma e qeverisë. Mbi 70 aparatura nusëronin në godinën e KM. Dikush një e dikush dy aparatura, por udhëheqja nuk del e shkrehur. Bashkiakun Velo, kot e mba varur, hidhe mbaro punë se ke jo pak të tuat. Charlees e mbylle përkohësisht por litari është jashtë.

Ua ke valuar lejeve me ngut këto javë. Kudo në Shqipëri. Janë shumë diplomatë dhe ish, kafshues të pasurive tona për të mbajtur fundshpinën tënde në pushtet.

Giorgia, Massimo, Toni, Ursa, Vlahutin, Lu e Kim, Soreca, senatorë e kongresmenë agjentë e spiunë, rusë amerikanë e kinezë. Mbajua premtimet ortakëve, se Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, e kanë pijen e keqe, me shumë sherr breshërish. Bitcoin, diamante apo pllaka ari, adresat e plaçkitjeve genocid nuk janë kurrë anonime.

SPAK do detyrojë veten të shkundet e të të shkundë. Mos i lodh sejmenët mediatikë se ua nxorë për hundësh honorar-pazaret.

Ata që i ke bërë biznesmenë gazetash e televizionesh me dorën tënde, do të të qëllojnë në përkundjen e parë…Të tjerat i di si vijnë..Ishin grekët, italianët, gjermanët, anglo-amerikanët..

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Gjergji i RAI3 dhe Skënderbeu i ‘elisëve’
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Në vend të një pikture për narko-shtetin e kreun e tij

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?