GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

By
Basir ÇOLLAKU
18/08/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Janë dy nga rrënimet e mëdha të ndodhura në Shqipëri, në këto 12 vite, me një gjeografi e shpejtësi të frikshme. Kanë lidhje të pashmangshme bashkë. Me synim të vetëm pushtetin Rama gjeti lehtësinë e zgjidhjes me ofrimin e kandidaturave me telashe të rënda penale, si votëblerës e votëmarrës të dhunshëm, me ekipet e tyre të botës së paligjshme.

Në fitoren e 2013-ës, mazhoranca e Rilindjes futi në Kuvend rreth 20 deputetë, persona të inkriminuar. Ishin ata prodhues me peshë të fitores së Ramës. Kjo martesë nuk do të kishte divorc. Ligji i dekriminalizimit erdhi me presionin e fortë të opozitës PD, dhe ndërkombëtarëve, të njohur me rastet konkrete.

Rama krijoi politizimin e krimit duke veshur përfaqësues bandash me mandat deputetësh, kryebashkiakësh. Zgjatimi përfshiu administratën, policinë, drejtësinë. Kapja e plotë ndodhi. Tani ishte radha e shpërblimit. Mosndëshkim nga drejtësia dhe përfitime ekonomike. Reforma në drejtësi vënia e saj në duart e Ramës ishte garancia e dhënë KM nga aktorë ndërkombëtarë, kryesisht Soros.

Mafia dhe Krimi i Organizuar shqiptar me mbështetjen e zyrave publike u forcuan e morën terren jashtë vendit. Trafiku i kokainës nisi të prodhojë qindra milionë e miliarda euro. Krimi shqip u bë dorë e parë sinonim i kokainës në Kolumbi, Venezuelë. Ekuador, Brazil, Bolivi. Nuk mungoi rritja e djemve problematikë të Londrës, Evropës, Dubait. Shtegu i pastrimit të parave u bënë ndërtimet në Tiranë dhe bregdetin shqiptar. Me miliarda.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Pallate, hotele, risorte, offshore, u bë një çorbë kriminale në zyra qeverie. Ndranghetta, Sinaloa, Cosa Nostra, Camorra e mjaft organizata të botës së krimit zgjeruan aktivitetin në Shqipëri. Ats po mrrrnin gjithnjë e më shpesh tendera duke formalizuar paranë me punë publike. Mafia gjeti rrugën për të hyrë kështu edhe në buxhetin e shtetit dhe vijuar mbylljen e shtimin rrethit sasior e cilësor. Shtabet elektorale të Rilindjes ishin hibridi më i keq i menduar.

Deputetë, ministra, trafikantë, vrasës, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie. Të gjithë në një ekip. Nuk mungonin medie dhe gazetarë. Dosjet e ardhura nga partnerët, sidomos pas zbërthimit të komunikimeve të koduara të sky-enchro e konfirmuan në detaje këtë lidhje.

Krerë bandash sipas përgjimeve emëronin e shkarkonin drejtues policie, prokurorë e gjyqtarë, bash në zemër të reformës euroatlantike. Nderet këmbeheshin.

Investitorë strategjikë nga bota e kokainës u shtuan. Lejet për të pastruar e punuar merreshin nga zyra e kontrolluar nga Edi Rama. Ata shtuan emrat në politike e investimet në ekonomi. Thelluan politizimin e krimit dhe kriminalizimin e ekonomisë. Në zgjedhjet e 11 majit 2025 ata arritën të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Tani nuk i kontrollon më as dhënësi i licencave të para, kryeministri. E kundërta ndodh Ai korruptoi FBI, zyrtarë të.saj drejtues.

Të lidhur me oligarkë rus të sanksionuar. I bëri bashkë në Shqipëri e më tej. DEA hapi zyrë në Tiranë. USAID u mbyll por të dhënat amerikane dëshmuan skemën e dështimit të drejtësisë e përdorjes së saj politikisht për interesa të diktuara nga Rama.

Soros, një qelizë kancerogjene për vendin u bë strumbullari. Ekonomia jonë varur nga eksport-import, hashash kokainë, nuk prodhon gjë tjetër. Shtesë u bë eksodi. Shkombëtarizimi. Edhe një dorë para, për ne ishin konsiderueshëm mbi 100 milionë euro, për ti dhënë takat bujqësisë, u shpërndanë nëpër grupe gri e të zeza.

BE ndali financimin. Jemi bërë kurorë e raporteve të CIA, DEA, DIA, Eurojust. Shumë ministra, deputetë, e pushtetarë vendorë janë ushtarë të krimit sepse mandatet i kanë fituar bashkë. Maduro ka binjak Ramën. Por ai mori vëmendjen e duhur amerikane.

Ne nuk nuk duhet të presim kur i vjen radha Ramës nga USA apo perëndia. Edhe hoxhën, Zoti e shënoi të hidhej nga minareja, por një dorë ia dha edhe robi që e kishte zënë halli me të. Pa atë dorë nuk do të kishte ndodhur. Së paku në atë kohë. SPAK nuk është ende ajo dorë e munguar…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Këtu po ndërtojnë aeroportin më të madh të realizuar ndonjëherë
Next Article Shqipëria në prag të kolapsit: nga mungesa e ujit te e dritave, nga shndërrimi në kryeqendrën e drogës në Evropë e deri te mungesa e të ardhmes për rininë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?