GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Olta e fushës së Gjallicës, si Olsi i Edit të Xibrakës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Olta e fushës së Gjallicës, si Olsi i Edit të Xibrakës

By
Basir ÇOLLAKU
12/04/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Olsi, Olta, Edi, Linda, Veliaj, Holta, Delina, Sky Encro, një tufë horrnaje, në katundet strategjike, callcenterat strategjikë, institucionet kauçuk, janë zymbylëzuar keqas. Kokaina vërshon si Zot e tregtuar nga mafiozët në zyra publike, grabitja është gjenocid çdo orë, Republika e Shqipërisë s’e rruan më për ligje.

Deputetja disa herë ministre, ka në kujtesën e jetës dhe një histori fejese apo martese, ndoshta përkohësi sevdaje me mister Gjallicën e vaktit të piramidave. Asokohe plazhi i parave ishin këto kompani miliardash, ku zonja nevrike sot strehohej e krekohej e qetë dje.

Kuvendi vendosi dje të asgjësojë Gjykatën Kushtetuese duke rrëzuar Parlamentin dhe e bërë atë shtojcë partie. Një dredhi e Ramës për të shmangur shumë telashe. Këtë herë nuk ishte vetën strategjiku Gaç-Xhaçka. Ata banorët e fshatit sajues të 11 mijë metrave, ia kishin hedhur strategjikes ministre e bashkëshortit të saj, duke i dhënë tokë publike privatizuar me shkresa false. Tokë e mashtruar për naivët Gaçi-Xhaçka e sekuestruar nga SPAK, por e hetuar tangent prej tyre. Edhe roja e godinës së juridikut dallon së largu, përfshirjen e pushtetares në këtë mesele. Nëse Prokuroria do të kishte qenë me këllqe, do të kishte dhënë prova të pakundërshtueshme. Tendera te mbrojtja, bazat detare, dosja 41 te Ministria e Jashtme, pagesat miliona euro për Tony e Chair Blair, marrrëveshja e detit me Greqinë për zonën ekonomike, historia e call-centerave mashtrimeve financiare, të Olsit dhe këshilltarit të saj Josifi gjezdisës në Dubai e gjetkë. Janë këto disa nga mëkatet e kusuret e errëta të “sojnikes” së fushës.

Deputetët socialistë nën moton sot më mbro, më voto mua, nesër unë ty, sepse janë në radhë, solli dhe oltëzimin e legjislativit. Edi Rama, Erion Veliaj, aleatë dosjesh, çuan Kuvendin në incenerator duke djegur edhe Kushtetuesen brenda. Olsi i Xibrakës së Kokainës, e 5D e Erionit i kanë vënë flakën socialiste rehatisë, duke hapur rrugën drejt qelisë. Mbesa e Servetit, me një tjetër kusho deputet, e arkiv force në parti, si dhe bashkëshortin Gaçi, me dyshime të largimit nga mandati, po rezistojnë ende. Berishën e vendosën në arrest shtëpie, sepse refuzoi një vendim antikushtetues gjykate, për detyrim paraqitjeje.

Oltën e çuan në shtëpi-Parlament sepse asgjësoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Mjetet demokratike i ka djegur Rama, për t’i ribërë duhet “djegur” Rama. Kryeministri dje dëshmoi dhunshëm se nuk e rruan për Gjykatën më të Lartë në Republikë. Atëherë shokë të heshtur ambasadorë puthadorë të Ramës qokëbërës, mos hapni gojë nëse qytetarët e ndajnë mendjen ndryshe..Olta, vendose ku të duash çadrën në plazh, por mos harro t’i bësh të fala Gjallicës, se mbase mali do një çadër pranë fushës, siç qëllon nganjëherë..Ndërkohë, e shqetësuara e malit, duku për dëshminë e rradhës nga SPAK, se mundet përgjimet e djemve të BKH, të kenë ruajtur ndonjë skript interesant e strategjik..Gjithnjë nëse SPAK është reformuar dhe jo deformuar.

To be continued…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Next Article Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?