GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Nuk është Olsi, është big brother Rama!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Nuk është Olsi, është big brother Rama!

By
Basir ÇOLLAKU
29/03/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Ramës i del fjala… Burg, burg, burg, ulëriste si nopran ndëshkues ndaj çdo robi në vend edhe nëse teshtinte nga gripi. Dhe sot ka ministra, zv, kryeministër, bashkiakë, drejtorë, deputetë, në burg dhe të pandehur. Tani ka në zgrip burgu, më tepër se herë tjetër, të vëllanë Olsin. Shekspiri ka thënë, oreksi vjen duke ngrënë. Tani 313-ta, duket zyrë qeveritare.

Denoncimi i Gazment Bardhit ka hapur thesin e kokainës.

Laboratori i parë dhe më i madh i Kokainës në Shqipëri, me këshilltarë kolumbianë, ishte Xibraka. Përfshirja e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit, shpartalloi operacionin e nisur nga partnerët gjermanë. Biznesmenë djemtë e ish-deputetes socialiste kishin magazinën. Nipi i diktatorit Hoxha pjesë e organizatës.

Ata nuk e njohën!

Foton Olsit fantazmë, të “pamundur” në identifikim, nuk e publikuan ta shpallnin në kërkim dhe ta njihnin të tjerët.

Telefonin nuk ia morën të zbërthenin qelizën dhe të kqyrnin lëvizjet, vendndodhjet, bisedat, mesazhet.

Makinën nuk ia kontrolluan.

Gjurmët e gishtave nuk ia morën, ta krahasonin me gjurmët në vendngjarje dhe sendet e sekuestruara.

Përgjimet zanore nuk i dëgjuan. As nga zëri nuk e njohën. Kampion krahasues nuk i morën.

Gen Xhixha kapo i grupit ia mbathi në Kubë. Drejtorë të shumtë policie dhe administrate, e vizituan dhe ai i sajdisi atje pas arratisë.

OFL-në e famshme nuk ia dërguan.

Pas këtyre veprimeve, të pabëra, ai Olsi i panjohur do të rezultonte i përfshirë. Kjo do të sillte hetimin pasuror në kuadër të ligjit Antimafia. Jo vetëm për Olsin e panjohur, por edhe të vëllanë Edin, kryeministrin e njohur.

Prokurorët Olsi Çela dhe Edvin Kondili, u treguan konsensualë. Kompromrntuan hetimin, kaparuan karrierën. Njëlloj hovi në karrierë, drejtori i policisë vendore të qarkut Elbasan, në kohën e ndodhjes së ngjarjes. Të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, prokurorët ranë dakort, gjykata jo, hetimi u rikthye. Dënimi u dha, poshtë kërkesave të akuzës, sërish Prokurorët si asnjëherë tjetër, nuk u ankuan, të pandehurit po. Në 2023, ankesa e të pandehurve në Gjykatën e Lartë u refuzua duke mbyllur fazat e gjykimit. Kjo mund të hapte shteg për asgjësim përgjimesh në dosje dhe burim.

Olsi botoi si reagim. tekstin e vëllait, një çoroditje frike. Aty janë call centerat, bastet, kazinotë, investimet në bregdet, tenderat, pastrimi parave, ofshoret, aksionet në kompani të mëdha..

Aty është Veliaj babëzi paligjshmërie. Nuk është Olsi, është big brother Rama.

Çdo përkim me emra konkret nuk është rastësor…

To be continued…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Me 2 dosje në SPAK, 6 drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe miliona euro të shpërdoruara: A mund të jetë më Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Next Article Nga Alfred LELA – Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?