GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Kush ia ka thyer vezët në kokë Edi Ramës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Kush ia ka thyer vezët në kokë Edi Ramës!

By
Basir ÇOLLAKU
10/11/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Kostandin Kristoforidhi, një dijetar i madh me një vepër fort të çmuar në studimet e shumta të tij. Teksa po punonte për dialektet, po mblidhte lloj sharjesh e lëvdatash në pazar. Vajti te një nënë e moshuar e cila po shiste vezë. Mori një kokërr e theu përtokë.

Zonja e pa e habitur. Mori një tjetër. E theu. Plaka nisi të shajë dhe mallkojë. Kostandini nxori pënë e kartë dhe shkroi çdo fjale. Dhe vazhdonte thyerjen e vezëve duke rritur zemërimin e gruas bashkë me fyerje e mallkime. Mbajti i kënaqur shënim plot fjalë.

Pasi heshti shitësja e lodhur, ai e pyeti.

Sa kushtonte një kokërr vezë, sa bënin të gjitha. E këputur nga inati, ajo i tregon vlerën. Kristoforidhi i jep dyfishin e pagesës. Zonja nis një breshëri urimesh, lëvdatash, bekimesh. Kosta prapë shkruante dhe shtonte shpërblimin, derisa nënës së moshuar iu sosën fjalët.

Mu kujtua kjo rrëfenjë kur dëgjova shkrehjen e gjuhës mallkuese të Edi Ramës në Kuvend ndaj opozitarëve të mekur pa shkak, si esnafë të pavend.

Thashë po këtij zavalli kush ia ka thyer vezët. Madje në kokë do ia kenë thyer. Ky qortues idhank demek pas uiskit, pasi ka rrafshuar pluhërisht, shoqëruesen e parë të bananeve nga Kolumbia.

Po kush janë vezët e KM?

  • Porti i Durrësit miliarda dollarë
  • Projektbuxheti arnuar si do ai, miliarda dollarë
  • Call Centerat qindra milionë dollarë
  • Inceneratorët gjysëm miliardi euro
  • Kokaina, qindra milionë dollarë
  • Kullat dhjetëra katëshe qindra milionë dollarë
  • Amnistia Fiskale, qindra milionë dollarë
  • Investimet e tij strategjike qindra milionë dollarë
  • Licencat e legalizimit të hashashit, qindra milionë dollarë
  • Avioni personal dhuratë nga Porta e Lartë, mbyllja e kolegjeve si kës nënshtrimi po në këtë burim, tjetër pazar milionash
  • Kontrabanda, karburanteve dhe të tjera, qindra milionë dollarë
  • Energjia e masakruar qindra milionë dollarë
  • Ferma bitcoin, miliona dollarë.
  • Marrëveshja për detin, për naftë e gazin, miliarda dollarë
  • Dallavere me tregjet tona, mbytyr nga orekset me Vuçiçin qindra milionë dollarë
  • Përpjekja tinzare me Beogradin per kafshime në hartën e Kosovës, miliarda dhe fatkeqësi kombëtare
  • Ortakëria me Mafian, pafundshpinëria për tu thënë jo, për qindra milionë dollarë

Për gjithë këto e të tjera VEZE të thyeshme nga fjalëmbledhës anerikanë, evropianë, apo Mafiozë, Rama u gjuhështhur pafundësisht, duke zbrazur çmendurinë e lakmisë, babëzisë, kapjes.

Opozita në Parlament nuk i ktheu xhevapet si kusur i detyruar. Duhej të mos i mbetej borxh kreut të qeverisë dhe mazhorancës.

Rama meritonte të dëgjonte se ai është:

  • Tutkun i dalë me arrati nga një dhomë çmendine nga viti 84, ende i pakthyer, pranë kartelës së tij mjekësore.
  • Derdimen me kohë të pjesshme.
  • Zuzar me kohë të plotë.
  • Hajdut dhe kur merr frymë.
  • Plaçkitës dhe kur fle.
  • Makut në çdo gjë që prek.
  • Bedel në këmbë të Mafias
  • Mafioz me fatet e popullit.
  • Gomarisht flet ndaj njerëzve.
  • Hajvanërisht sundon djersën e njerëzve.
  • Drogërisht aleat e gjytyrym i së keqes.
  • Trangull i regjur në pacipësi.
  • Presh fluturues.
  • Gjembaçfolës.
  • Thes zorrësh.
  • Plehërishte e parfumosur.
  • Kërriç i përjetshëm, mbetesh pavarësisht karrikes dhe zyrës, të cilën e bën kotec, stallë, pulari, kasolle.
  • I synetosur më së pari nga koka, hordhia e fjalëve, si ujë i Lanës.
  • Zoti e di se ka hedhurina në Tokë, ndonëse gjatë rënies kanë mbetur nëpër godina si shkurre.

E megjithatë Vezët do të jenë gjithnjë e më të mëdhaja, sa të strucit, kur koka ti gumëzhijë nga lëvozhga bosh..

Tani do ketë vezë nga bashkia, vezë nga partia, vezë nga USA, vezë nga ortakëria e Mafias…

Vezë të Xhorxhit dhe Aleksit.
Vezë nga Antimafia.

Paç kokë për t’i mbajtur o derman ziu…

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Next Article Nga Sebastian ZONJA – “A e ka pranuar Kurti Asosacionin brenda paktit franko-gjerman?”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?