GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t’ju mbrojë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Basir ÇOLLAKU – Kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t’ju mbrojë!

By
Basir ÇOLLAKU
20/08/2024
2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Shtetit po djersit për të mbuluar ngjarjet kriminale. Zyra e njoftimeve të Ramës prodhon alibitë. Pas vrasjes në Pogradec, plagosja te Komuna e Parisit në Tiranë bën policinë telef përsëri. Dje Rrumbullaku, sot është Tonin Voci drejtori i Tiranës tek jep lajmin se foli me autorin. Një turbullirë informative. Kjo po ndodh shpesh kohët e fundit.

I nderuar drejtor, lëre nganjëherë prokurorin të pyesë të akuzuarit, autorët e vrasjeve e të plagosjeve. Ka policë të mirë e të ndershëm shumë. Prokurorë të tillë ka mjaft. Gjyqtarë gjithashtu jo pak. Lërini të punojnë. Sepse, kur Rama të bjerë nga Kali e do bëjë vaki më shpejt se fantazia e një mandati tjetër, s’ka Gomar të mbrojë askënd nga zullumet.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku kapërceu veten ku përveç gjysëm deklarimeve të pavërteta sulmoi medien me tekstin e kryeministrit. Njëlloj si paraardhës Veliu para shkarkimit. S’e kishte bërë kurrë më parë.

Irena andej matanë nga Struktura e Posaçme nuk di ku të gjejë mbrojtje për ligjshkeljet me porosi partie.

Lexo më shumë

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

Kur të pëlcasë publikisht këneta sky-encro, Rama nuk di kë të mbrojë më parë: veten apo vëlla Olsin?! Oborrtarët ministra?! Bashkiak Velinë?! Biznesmenët ku aksionet e shumë investimeve kanë mistere pronësie?! Prokurorë e gjyqtarë që e kanë sajdisur me yesmenllëk?! Bandat borxhlie për mandate deputetësh apo vendoresh?! Strategjikët me shtrat droge të investimeve me një këmbë në qeli?!.

Zyrtarë publikë! Ruani veten mos dalldisni pas oreksit të qeveritarit në vepra penale, në shpërdorime detyre, në korrupsion, aq më keq në krim të organizuar apo në grupe të strukturuara për të qejfosur atë, në organizata mafie për të shëndoshur llogaritë e tij.

Mos kini iluzione. Ai do të shesë këdo, madje edhe të vëllanë, Olsin, nëse rrezikon të transferojë fundshpinën e tij në kafaz.

Aksioma për t’u mbajtur mend është kollaj: kur Rama të bjerë nga Kali, nuk do të ketë Gomar t’ju mbrojë!!

Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Nga Lutfi DERVISHI – Uau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article MotoGP, Bagnaia arrin legjendën Schwantz: ja 10 fituesit më të mëdhenj të MotoGP
Next Article Nga Luçiano BOÇI – ‘Turisti’ që na tregon Shqipërinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?