GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Kryeministri lakuriq ul brekët e drejtësisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Basir ÇOLLAKU – Kryeministri lakuriq ul brekët e drejtësisë

By
Basir ÇOLLAKU
15/08/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nuk tha të vërtetën publikisht, për vrasjen e Egli Progës.

Humbi jo pak nga zanati.

Njëlloj si gënjeshtrat e Ard Veliut e Alfred Shehut për ngjarjen e Elbasanit me 21 prill 2021 në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani apo të vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha.

Meti gënjeu për ekstradimet e Plarent Dervishit e Meçes nga Dubai sepse nuk thotë dot refuzimin e qeverisë për të nënshkruar dakortësinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara.

Nuk citon dot asgjë për vartësit buburrues me vite me sky-encrot, në tavën e kokainës. Rrumbullaku e di se po u solle si paraardhësi, Gledis Nano, shkarkohesh në mëngjes me gjithë garancitë ambasadoriale se do të ndikojë lart.

Edhe Yuri del nga fjala. Një komunikatë e shkruar nga Rama dje, lexohet me mllef nga kryepolici, e më tej prokurorë e gjykatës. Luftë medies. Shërbimet angleze kanë çorapëzuar rrjetin investigativ ballkanik mediatik duke shitur edhe lakrat e tyre për mallra pa datë skadence.

KM ka mbi 20 mote lakuriq para miletit. Jo ajo fotoja e 2007 me vegla në servis shoqërie.

Tani kanë dalë cullak të tjera punë.

Pafuqia dhe nënshtrimi qesharak i policisë

Eunukllëku në rritje në prokurori e gjyqësor.

Shërbimi inteligjent një asfiksim nën oreksin e KM

Mediet servile dhe financiarisht kopile sillen rreth ushkurit qeveritar duke lënë jetim dhe ato pak emra rezistues me shumë kosto.

Meloni po kqyr poshtë nga bregu, për të blerë një vilë rehatie ndoshta nga taksat e marrëveshjes me refugjatësh.

Tony Blair u thirr për një qokë të re në këmbim të asi punësh hatërlie për të mbuluar m..me sh…

Gjatësia e tij nëse do të vizitohej mjekët do ta izolonin me mjekim të detyruar. Kurimi tani është pamundësi, por po prodhon kosto rrënuese për vendin.

Fb medemek rastësisht, nuk lejon shkrime qortuese ndaj policisë.

Egli i vrarë në Pogradec, është armiku hesap-qërues te porta për të gjithë ne. Kryebetonieri Rama sado të arnohet nga media-bizneset nuk ka asnjë rreckë veshur.

Mediet kombëtare dhe shumica atyre lokale, nuk kanë lidhje me gazetarinë. Janë klone të Zërit të Popullit dje.

Fijet andej vijnë. Ata takojnë rrobaqepësin e Ramës dhe qepin mbulesat e tij për të fshehur lanetërinë e derdhur livadheve.

Drejtësia në zinxhirin e saj është furnizim diplomatik, ku në telefonat e koduar pasi të lexosh bisedat, vështirë të gjesh kush është banditi, mafiozi, apo zyrtari.

Pagesat deri në 1 milionë euro për vettingun janë bërë rutinë. Vëzhguesit e huaj, marrin hisen e xhixhave dhe eskortave lakuriqe sigurisht.

Ka nga ata monitorues të harruar në marrjen e masave mbrojtëse dhe kanë pjellë kalamaj të reformuar, pastaj kanë ikur. Partnerët na mbajnë me gajret se tani korrupsioni po luftohet, ndërkohë ushtarët e luftës derrosen me korrupsion.

Ata, të huajt e dinë se po na gënjejnë. Ne bëjmë sikur u besojmë. Nuk sekëlldisen, sepse paguhen sa një president amerikan me 30 mijë euro në muaj. Në katundin tonë Shqipëri, ku ka rradhë të gjata jashtë për të ardhur diplomat. Pa harruar tendera e aksione në punë për marshallah, për njerëz të tyre.

Mirë KM është lakuriq, gjithëandej madje edhe me mexhlisin partiak, po Drejtësia përse nuk vë dorë të mbajë së paku ngrehur, brekët e veta..!!!

Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!
Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erion DASHO – Qytetarë të pambrojtur përballë horrave të pushtetit!
Next Article Dieta e jetëgjatësisë, kështu mjeku 78-vjeçar është “rinuar” me gati 20 vite
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?