GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Korrupsionin do na e luftoka Ndrangheta
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Korrupsionin do na e luftoka Ndrangheta

By
Basir ÇOLLAKU
27/05/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Telenovela e djallëzuar socialiste për një rezolutë në Kuvend, sikur po u pikon zemra për sundimin e ligjit, për të luftuar medemek korrupsionin, është një masakër në atë sallë të kthyer në stallë.

Meqë kanë këtë sevda hipokrite për paratë publike, të ftojnë Prokurorinë, të nisë hetime për dy qokat e dhjetë ditëve të fundit, mitingjet e Ramës në Greqi dhe Itali, një administratë shëtitëse për të mbushur sallë-stallat jashtë vendit.

Ecim.

Këta gënjejnë shejtanin duke shpresuar se Zoti nuk ekziston.

Janë zhytur me ortakëri nëpër banda trafiqesh, e flasin për korrupsion. Janë ideues, garantues e mbrojtës të pastrimit të parave e flasin për korrupsion. Janë llumëzuar ne kokainë e flasin për korrupsion. Kanë plaçkitur çdo metër pronë publike e lotojnë për korrupsion.

Olsi Rama është rikthyer në hetim për përfshirje në dosjen e kokainës së laboratorit të Xibrakës, e vëlla Edi cicëron për antikorrupsion. Agron Geron Xhafa vëllai i ministër Fatmirit është dënuar për trafik ndërkombëtar heroinë e krahëqafi idiktatorit na jep llogje antikorrupsioni.

Njëlloj si paraardhës Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kodheli e mbrojtjes e harruar, ku historia e radarëve ka kapituj të cilat duhet ti shohë SPAK.

Taulant Balla me status të pasqaruar ligjor për Toyota Yaris, apo përgjimet e zhdukura në vrasjet e Elbasanit në vitin 2016, për raportet me të superkërkuarin Suel Çela, qurravitet për antikorrupsion.

Damiani igurusë indian, e lejes së naftës në lagje ruse, i hec-teceve rrotull Charles, e tërmeti vjedhjeve elektorale, hukat për luftë kundër korrupsionit. Ulusiu 184, shumë dosjeve e aspak hetimeve rend e lyp ligj, pasi i kërcet kallashi në burgjet e sigurisë së lartë, pa na thënë si merret aq badihava toka buzë liqenit të Tiranës, e pa hyrë në histori bregdeti në Durrës.

Olta Strategjike me tendera e mbrojtjes e marrëveshjen e detit. Elisa e doganave me histori milaneze, kujdestarja elektorale e zgjedhjeve në Shkodër me shtab Pëllumb Gjokën e Bajrët rrufit ide antikorruptive.

Beqja i ilaçeve e koncensioneve, Ahmetaj për vilat e të dashurave, Bllako, Subashi, Sako, Dako, e Koka të inceneratorëve, antikorruptivët shfarosës të parasë publike. Agaçi hija e zezë e reformës, miku gjeneralit të arrestuar italian, mesazhet e të cilit i dhanë Becchettit 150 milionë euro, gaditësi i 17 vendimeve për inceneratorët, korrupsion e ligjshkelje me tonelata.

Klotilda e ligjeve me bashkëshortin ortak që duhet të sqarojë transaksionet me kompanitë e Bashkisë, të drejtorëve të arrestuar.

Eglantina me vëllanë kreu i ILD, Ermonela Felaj me 5 anëtar të familjes në Prokurorinë e Tiranës, antikorrupsioni i kulluar. Etilda e drejtësisë e takimeve me Charlin e FBI, ekstraduesja nxituar e Nazer Seitit, që u hetua si paligjshmëri, e financierit të Habilajve të drogës, pa harruar skedinat familjare sportive në një video urbane.

Erion Bashkia që i bëri të 99-at Bashkisë me qindra milionë euro, ku pastrimi parave është një minidosje për të.

Ky është zuzarllëk që Reformën në Drejtësi rreken të na e shesin si mrekulli, kur duhen mbi 10 vjet për një çështje. Ku ka prokurorë e gjyqtarë të dënuar e dëbuar në sistem.

Ku kushërinjtë kanë pushtur drejtësinë nga Kushtetuesja te Magjistratura, për ta bërë qershi me Manekun tre mbiemërsh, Ina Ramën me ca pasuri Bodini të pathëna, Sadushin në Gjykatë të Lartë, e bashkëshortja në Apel, e juristja e Ramës në Kushtetuese.

Lërini denglat. Kjo është Mafia që kontrollon, qeveri, drejtësi, ekonomi, media. Pa hyrë te Sky Encro ku është më shumë se gjysma e qeverisë e Parlamentit.

Lërini dënglat. Ktu ska antikorrupsion ktu ka MAFIA. Ndrangheta do na luftoka korrupsionin.

Ky është një episod. Çdo qeveritar e deputet, bashkiak, e funksionar drejtësie, është kandidat për 41 bis…

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Loja perverse e emocioneve për një lavdi të munguar
Next Article Nga Milaim NELA – Patronazhistët mediatikë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?