GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

By
Basir ÇOLLAKU
19/07/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve. Në përgjimet e zbardhura të një punonjësjeje të Komisionit të Prokurimeve Publike, në çështjen ku kreu i këtij Komisioni, Jonaid Myzyri, është i pandehur ndër të tjera thuhet : “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët..vajta i shërbeva si qeni, i shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjithë si delet..” Po këtu nis puna për kryefjalinë e drejtësisë, ndiq paranë. Në këtë rrëfim të përgjuar del çfarë ndodh në qeverisje, si administrohet pasuria, si plaçkitet ajo. Kush janë delet, kasapi dhe çobani. Në shumë dosje të Strukturës së Posaçme në mjaft biseda të fsheta tashmë të publikuara zyrtarë të niveleve periferike, detyrohen të nënshkruajnë paligjshmëri, për të përfituar eprorët, biznesmenët e lidhur me to, thjesht për të zgjatur qëndrimin në një post shpërfillës në administratë. Myzyri paska urdhëruar vartësen, por në hierarkinë zyrtare, edhe i pandehuri ka një epror kërkues, urdhërues apo pagues. A është Belinda Balluku? Nëse po edhe ajo si zëvëndëskryeministre e ka një epror.

A është ai Edi Rama? E kush tjetër. A duhet besuar se porosia për delëri ka shkuar nga poshtë lart, apo anasjelltas?! E dyta është e vërteta e pandryshueshme, pasi edhe fuqia urdhëruese e mbështet veprimin. Kështu për skllavërinë e bukës, trysnia, presioni, ka formatuar dele-administratën nën hyqmin e një kasapi si KM, duke përdorur vendin si livadh të tij, ndërsa çobani deri më tani punon më shumë si fasoneri. Turret me hanxhar arrestesh në dorë nëpër dele, e nuk po e sheh batërdinë e bërë nga kasapi. Rama ka shndërruar në kullotë e thertore individuale gjithë Shqipërinë, me prona me të cilat qeras miqësitë kriminale, diplomatike, sheikë, pastrues parash, organizata mafioze. Ajo çfarë rezulton si ngathtësi e trashur e hetimit, ka të bëjë me dosjet e shumta ku përmenden dhe investigohen ministra. Kryesisht nga materialet e sjellë nga partnerët, por sidomos nga ato të korrupsionit në vendin tonë.

Sky-enchro e Matrix, janë një qeveri më vete e botës së krimit. Në miliona faqe e ca më tepër mesazhe, ku gjenden emrat e politikanëve, deputetëve, ministrave, bashkiakëve, prokurorëve, gjyqtarëve, gazetarëve, biznesmenëve, nuk ka një lëndë për tu amnistuar. Aty është një vathë ku nuk gjen më thjesht dele, por “kafshë” ortakë të kasapit në thertoren e madhe. Ndaj pandëshkueshmëria në këtë grup, është mbrojtje e përbashkët, për krimet e përbashkëta. Kjo autokraci me kahje të nxituar nga diktatura, do të vazhdojë deri kur të gjallojë edhe delja e fundit në adminsitratë në biznes, në kutitë e votimit. Megjithë pushtetin e konsumuar, kujtojmë se të tillë u bënë edhe Veliaj, Tahiri, Beqja, Koka, Bllako, e janë në shina për tiu bashkuar tufës, Balla, Mazniku, Balluku, Peleshi, Xhaçka, Vengu, Hoxha, Gonxhe..Sepse për ironi të fatit, ata kanë shef Ramën, autorin e Kurbanit..

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Next Article Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?