GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Kanuni i ‘Lekës’ dhe ‘katundi’ i Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Kanuni i ‘Lekës’ dhe ‘katundi’ i Ramës

By
Basir ÇOLLAKU
13/07/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Malësorët në veri e në jug kanë lëshuar kushtrimin, kanë thirrur Kuvendet, janë mbledhur paria dhe krerët e bajraqeve, pashallëqeve, bejlerët, për me i dalë zot vatanit, të rrezikuar prej armikut. As serb, as turk, as grek, as shkja nuk na kanë marrë trojet tona prej 500 motesh – thotë Zef Vladi, trashëgimtar i Bajrakut të zonës.

Prifti në krah të malësorëve. Ata po përballen me antiligjin. Me shtetin e kapur. Me qeverinë e përdorur. Me vendorët e rrëzuar. Kanë shtet-pushtet-partinë përballë. E në traditën e paqes ku nderi e kodi rrinë në këmbë, janë kthyer te e drejta zakonore, përpara të cilës të gjithë binden. Aty kuvendi ndahet me një seancë. Thethi thirri burrat në Kuvend. Bajraktari dhe prifti – ata duan bekimin e Zotit kur të veprojnë. Janë të gjithë në këmbë. Mandati i Kuvendit të Maleve është i shenjtë. Nuk ka parti. Ka veç atdhe. Kullat kanë kode. Kanë asht. Kanë vatanin fe.

Në Theth, si kudo në Shqipëri, po shohim se Kanuni i Lekës është bërë i domosdoshëm përballë “katundit” të Ramës, për të mbijetuar. Me 500 fjalë në një letër rruge të Paketës së Ramë-Benetit, dy të pandehurve të mëdhenj, na u bëkërka për pesë minuta pronar i trojeve 500-vjeçare. Por këtu çudia nuk zgjat tre ditë. Janë thirrur burrat nga Malësia e Diaspora dhe të gjithë janë gati me u mbledh në Dukagjin. Vetëm ai që ka detyrë ligjin, KM, nuk është gati të zbatojë ligjin e të merret vesh me vendasit. Sepse Rama ka zgjedhur baronët në vend të banorëve. Sjellja e pushtetit me armë kundër autoktonëve, sikur e kanë katundin e shefit e po e çlirojnë, është kanibalizëm. Ulërimë është plaçkitja e pronës, kudo në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Shëngjin, Velipojë, Durrës. KM ia ka sajuar targat ndonjë “thethiani me ngjyrë” apo jo shqipfolës për të bërë pazarin e radhës. Thethi nuk është Surreli i vjedhur, as Gjipeja e klonuar e kthyer në saraj të ramajve qeveritarë me VKM.

Fatkeqësisht, me leje e ligje mbajtëm në kurriz 50 vite diktaturë vrasëse. Po sot, me çligje të Ramës, grabitja është kthyer derë më derë. Qeveri, kuvend, bashki, drejtësi, ekonomi, media, votë, mafie – të gjitha i koordinon e kontrollon një individ. Shteti nuk është fadromë. Kur institucionet nuk funksionojnë, atëherë njerëzit, qytetarët, e kanë detyrim të ngrihen e t’i ribëjnë ato. Sot, Kanuni i Lekës ka mbajtur rend e siguri shumë herë më tepër se “katundi” kriminal i Ramës. Ne e kujtojmë marrjen e frymës dhe azmën e acaruar të Kryeministrit që dihaste si maratonomak i sëmurë, kur kuksianët i dhanë kusurin traut apo kur studentët e telendisën për tre ditë. E treta mund të prodhojë lajme. Në një emergjencë kombëtare, askush mos u befasoftë kur shqiptarët të brohorasin me më shumë dëshirë: rroftë “Kanuni”, e poshtë “Katundi”…

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Ç’farë tregon fshesa mbi bashkitë
Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
Nga Kim MEHMETI – Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erion DASHO – Drejtorët
Next Article AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

Luçiano BOÇI
16/07/2025
4 Min Read
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Ç’farë tregon fshesa mbi bashkitë
Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
Qytetet më të rrezikshme në Evropë
Nga Kim MEHMETI – Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!
Nga Enver BYTYÇI – Sa herë i besove Edi Ramës o njeri?!
AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Nga Basir ÇOLLAKU – Kanuni i ‘Lekës’ dhe ‘katundi’ i Ramës
Nga Erion DASHO – Drejtorët

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Alfred LELA – Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’

Alfred LELA
Alfred LELA
16/07/2025
Opinione

Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët

Luçiano BOÇI
Luçiano BOÇI
16/07/2025
Travel

Qytetet më të rrezikshme në Evropë

Dardan MITROVICA
Dardan MITROVICA
16/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?