GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Gëzuar paliritë. dora në xhep s’e lë dorën tjetër të kapë në fyt pushtetin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Gëzuar paliritë. dora në xhep s’e lë dorën tjetër të kapë në fyt pushtetin

By
Basir ÇOLLAKU
06/01/2024
3 Min Read
Share
SHARE

33 vite pas daljes së Rilindjes Demokratike, mediet sot të shtuara në përpjestim të zhdrejtë me konsumatorin, çmendurisht në numër, gjeografinë, demografinë, dhe sherbimin, janë në maslën dërrmuese, thuajse njëmendimshe.

Janë qeveritare.

Ushtare.

Shërbëtore pushteti.

Bordero në kryeministri, ministri, bashki.

Në biznese binjake të pushtetit.

Mes tyre gëlojnë ekraneve apo shkrimeve dhe vlojnë influencierë mediatike, në shërbim vegjetues ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, e me rradhë vartësve të tyre, sipas qokave financiare.

Gatuajnë realitet tjetër për të usbqyer mjerisht njerëzinë.

Prodhojnë bashkë me qeverinë kriza të ndryshme larg të vërtetave, për ta mbajtur shoqërinë larg reagimit ndaj tyre.

Kjo është Media sot.

Një rrogtare e shëmtuar.

Përgjegjëse për autokracinë shqiptare.

Fajtore për demokracinë hibride.

Turren në arrestin e opozitës.

Shurdhohen e verbohen për të mos parë dhe folur për miliarda të vjedhura me inceneratorë e koncensione, portin e Durrësit e trafik vrasjeve të çunave të Dubait. Atyre vendimmarrësve e parapastruesve në Tiranë e në bregdet. Kudo.

Drejtësia gënjeshtra e lyer me bojë diplomatike, e shitur nga shume politikanë pozitarë dhe opozitarë. Një tredhje juridike e mbushur me të shkuarën.

Eksodi, ikja, emigracioni, bëhet zgjidhja e shqiptarëve. Censusi i fshehur nuk flet. Popullsia brenda kufijve është nën 2 milionë.

Kompanitë e huaja kanë ndarë mendjen të largohen.

Shqiptarët janë pakësuar frikshëm e mjeruar në çdo drejtim.

Nuk do ndryshojë asgjë për mirë nëse Edi Rama vazhdon ende të punojë në atë zyrën e KM, zaptuar në udhë Mafioze.

Nuk do lëvizë asgjë prej tij, nga ata që kanë duart në xhepat e tij e turfullojnë se do ia vënë duart në fyt. Nëse njërën dorë e ke futur në xhepin e qeverisë e bashkisë, nuk mundesh dot dorën tjetër tia vësh në fyt qeverisë dhe bashkisë, pushtetit. Fiton dora e xhepit. Skedinë e sigurtë.

Nëse presim ta na zgjidhin hallet të huajt, shumë prej tyre kanë bërë më tepër se ne për ne, por prapë kemi ZERO shanse. ZERO. Ata janë ktu së pari për interesat e tyre, të vendeve të tyre.

Gëzuar lirinë e

Heshtjes

Gojëqepjes

Stepjes

Frikës

Bindjes

Pazareve

Dallavereve

Vjedhjeve

Moszgjedhjeve

Ujëderdhjeve…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Burgu, si ‘ushtria’ e çapkënëve të Rilindjes
Next Article Nga Sonila MEÇO – Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?