GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!

By
Basir ÇOLLAKU
26/01/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Duket se dosja 1 miliard euroshe e inceneratorëve ka shërbyer si leje qeveritare për të vjedhur. Kjo çështje bëri edhe Strukturën e Posaçme të varur nga pushteti dhe ambasadat.

Në një prokurori të pavarur të pandehur do të ishin shumë ministra e zyrtarë të tjerë. Lista do të kryesohej nga Edi Rama Erion Veliaj dhe Agaçi. Ndonëse për Veliajn kemi akuzën më të rëndë për një funksionar publik, pastrim parash, fshehje pasurie, mosdeklarim pasurie, interesa me të tretët, ‘kolegët’ nuk kanë këllqe veprimi.

Duke lejuar vajtjen e tij në zyrë e dhënë mundësi të dëmtojë tërësisht hetimin. Copëzimi i çështjes Elbasan, Fier, Tiranë, mosngritja e akuzës organizatë kriminale, është dështimi i Prokurorisë. Me dashje. Dhënia e bonusit nga Rama kompanisë fantazmë ndonëse ministrja e kishte lajmëruar për mosegzistencën, është tregues i qartë.

Arben Ahmetaj kishte refuzuar disa herë inceneratorin e Tiranës. Rama dhe Veliaj e kapërcyen dhe e sajuan. Hetimet e dosjeve të tjera në SPAK për vëllanë e bashkëshorten e Veliajt u bënë në kohë të përafërt me atë të vëllait Olsi Rama. Ndonëse prej tre vitesh ka ngecur disa dosje ku gjendet emri i kryeministrit si McGonigal e mjaft të tjera.

Po te dosja ‘Xibraka’ ku prokurori i partisë përse u zgjodh Alfred Shehu?! Ai që tha të pavërteta publikisht për ngjarjen e Elbasanit për vrasjen e Xhuvanit, duke mohuar gjetjen e materialeve elektorale në makinën e të kërkuarve. Deklarim i rrëzuar në gjykatë.

Në rastin Xibraka, Shehu nxiton të provojë besimin për shpërblesën. Ripezullon hetimin për 45 vjeçarin, sot 55 vjeçar!

Çfarë nuk bëri Shehu?!

A dërgoi letër porosi në Hanover SPAK? Sigurisht jo! Aty ku është fillesa e hetimeve. A kërkoi publikimin e fotos për të identifikuar të ‘panjohurin’ dhe emra të tjerë të panjohur gjoja?!

A është frikë kjo se përgjigja sjell thellim hetimesh?

SPAK po toleron Veliajn për arsyen e vetme se inceneratorët dhe 5D-ja dhe shumë kulla shumë katëshe në Tiranë kanë duart e Ramës nëpër dakordësi e firmosje.

Veliaj kanos Ramën me rrëfim dhe anasjelltas. Ose ai ka rrëfyer diku dhe ajo dëshmi mund të mbërrijë në duart e lidhura të Strukturës së Posaçme. Ku janë sot familjarët e Veliajt?

A ka dërguar kund letërporosi SPAK për të gjetur strehën e parave të inceneratorëve?!

Ka pesë vite duke i kërkuar e nuk po i gjen?!?!

Dokrra!

Në të dy rastet kemi Prokurorë e Gjyqtarë përgjegjës të Strukturës të cilët mund të akuzohen për mosveprim, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Të dy kanosin njëri-tjetrin dhe së bashku SPAK-un.

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi DELIU – Reflektim mbi dështimin e qeverisjes Rama dhe nevoja e fitores së PD
Next Article Nga Fatos KOLA – Çelësat kopilë të Perandorisë së Kuqe

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?