GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

By
Basir ÇOLLAKU
15/08/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Nëse hetohet, brenda sistemit të drejtësisë del një organizatë e cila mund dhe duhet të dënohet. Gjithnjë nëse. Ku? Në prokurori, gjyqësor, polici, Këshillin e Prokurorisë, gjyqësor, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe të rangjeve të tjera më të ulëta.

Pas mbylljes së USAID, hetimeve të fondeve të përdorura me dedikim për subjekte të caktuara, kaluar nëpërmjet fondacionit “Soros”, kontrollori i drejtësisë gjoja të reformuar, raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2024 sjell gjetje për mungesë suksesi e shërbim dukshëm të cunguar të drejtësisë në vendin tonë — si nga procedura, afatet, lidhja e akuzës me provat. Nën këtë vëzhgim konkludues, shihet qartë se të drejtat e njeriut në Shqipëri kanë bërë gjithnjë e më pas, e jo përpara.

DASH e di mjaft mirë nga DEA, FBI dhe CIA se kartelet e drogës qeverisin bashkë me qeverinë. Kjo mjafton për të “vaksinuar” drejtësinë. Në 2016, në mesnatën e 21-22 korrikut, duartrokitjet në Kuvend e puthjet Lu-Vlahutin, shoqëruar me 140 vota të detyruara nga mesazhet e këshillimet sanksionuese nga ambasadat, mundësuan një të quajtur “Reformë në Drejtësi”. Procesi ishte i njënashëm në shërbim të Edi Ramës, porositësi i kësaj fasonerie. Opozita rezistoi vakët, deri në një tërheqje të pavend të ngjashme me atë të mandateve të deputetëve si dhe të zgjedhjeve bashkiake më pas, në 2019-tën.

Më pas, “kirurgjia” e kapjes së institucioneve ishte ajo çka është sajuar nga çfarë kemi sot: një masë amorfe me kokë nga ambasadat, sipas reshjeve diplomatike. E nisëm me një kampion antikorrupsioni, Ardian Dvorani, duke i varur “mëlçitë” e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilit, në fazat e rivlerësimit, në të dy shkallët, thjesht nuk i kujtoheshin burimet e justifikimit të nja 100 milionë lekëve. Kusur xhepi.

Teatër ishte edhe dosja e Prokurorit të Përgjithshëm, ku rezultonin fitime të shëndetshme nga shit-blerjet e banesave brenda familjes, me prindërit. Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u selektuan dhe u heshtën verifikimet. U bë kujdes marrja e kupolës së sistemit nga besnikë të sistemit të vjetër të sigurimit të shtetit dhe lidhjes organike me sektin e bllokut komunist të diktaturës. Gjithçka erdhi me etiketë të re, por ishte e vjetër nga Fronti i Lindjes; ndryshonin vetëm financimet, të ardhura nga Fronti i Perëndimit SHBA-BE. Ish-njerëzit e drejtësisë së diktaturës u përfshinë masivisht tek e reja. Ata ndërruan vetëm kostumet, por jo karriget.

Kontrolli iu la në dorë një kompanie austriake kanalizimesh e ujësjellësish, me përvojë tenderash në botën e tretë, duke mos harruar të marrë tender kanalesh edhe në Tiranë. Një “Theo” portugez bënte hatanë duke ulëritur si shefi i kontrollit, derisa i fikej zëri me mjete “demokratike” nga hyqymeti. Ndonëse ai dhe kolegë të tjerë të huaj vinin nga një histori dështimi dhe hetimi nga Kosova, ku gjyqtarë të EULEX-it i kishin akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Pati edhe nga ata të cilët, në mungesë të masave mbrojtëse, u bënë baballarë në Tiranë.

U hoqën në masën dërrmuese mbi 90 për qind prokurorë e gjyqtarë nga krahinat e veriut dhe kryesisht të njohur si të djathtë. Komisionerët, ekipi i zgjedhur me aq vëmendje ndërkombëtare, në shumicën e tyre nuk plotësonin kriteret kushtetuese.

Thuajse gjysma ishin me notë mesatare ku thërret qameti, ndonëse do të matnin punën e magjistratëve ekselentë. Të tjerë u paditën për dokumente të falsifikuara, fshehje pronash e pasurish. “Soros” mbikëqyrte çdo detaj, duke u kthyer në një zyrë burimesh njerëzore për “reformën”, bash siç e lypte Rama.

Siç denoncoi Arben Ahmetaj në një nga intervistat e tij, ishim aty, ne e dinim si bëhej vettingu me sms. Tani shohim se Këshilli i Prokurorisë, gjyqësori, ILD, Struktura e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit presin të rrëshqasin këmbët ndërkombëtarisht Ramës, për të shkundur pafundësinë e dosjeve ku akuzohen ministra qeveritarë, bashkiakë, zyrtarë drejtësie. Ata punojnë ende me “prosoi” partie.

Deri atëherë, rrofshin partnerët që na sjellin ndonjë dosje e plotësojmë statistikat. Fronti i Lindjes në drejtësi pret gjithë ankth se mos lëviz ndryshe e ndërron shishen Fronti i Perëndimit. Si në politikë, edhe këtu, kurrë mos thuaj kurrë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Artan HOXHA – Regjimi ‘Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim’
Next Article ‘Unë e pashë çfarë ka në jetën e përtejme’: e vdekur për 8 minuta, rrëfimi tronditës. Çfarë pa zonja në botën e misterit?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?