GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Dosja sekret 41’, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Dosja sekret 41’, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe

By
Basir ÇOLLAKU
06/09/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Çështja është jo sekret, emra ka shumë, Prokuroria dhe Qeveria lëkunden, paniku ka adresë.

E shkoqisim me ngadalë.

Artan Gaçi ish deputet i larguar nga dyshime serioze për të shkuarën, tani biznes strategjik me leje të Edi Ramës dhe Olta Xhaçka janë tani dosje në Prokurori, me rrisk të lartë.

Ata thonë se kanë blerë 5500 m2 truall buzë detit dhe për këtë truall kanë aplikuar për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në KKT që drejtohet nga kryeministri Rama. Sipas ligjit, kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka certifikuar faktin që kërkesa e strategjikes ministre është e mbështetur në ligj pasi prona është pa asnjë problem dhe është e ligjshme. Toka ndodhet në zonën më të lakmuar të Dhërmiut që quhet Perivolo.

Pretendohet se kjo pronë është përfituar me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) me ligjin nr 7501. Sipas ligjit 7501 ndahej vetëm tokë bujqësore dhe absolutisht tokë truall. Ajo që është më e rëndë në këtë rast, është përfshirja e të gjithë rrjetit institucional hipotekë, bashki qeveri dhe Kryeministër . Pse e gjithë qeveria në këmbë ?!?

Cili është shërbimi kaq i vyer i strategjikes Xhaçka, aq sa e ka mbrojtur edhe nga Kushtetuesja me lloj marifetesh juridike??? Mos ndoshta nafta në det ?

Mos ka lidhje me Shpiragun dhe dosjen 41??

Dosja sekret 41…që mëkatarët e dinë mirë, se çfarë është e çfarë ka.

Për juristët e SPAK të ofrojmë sadopak ndihmë, e tua lehtësojmë disi punën . Me vendimin nr 1174 datë 24.12.2020 botuar në Fletoren Zyrtare ditë e enjte 4 shkurt 2021, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar qartë mënyrën e regjistrimit të AMTP-së . Është shumë interesant fakti se si është regjistruar 5500 m2 tokë truall nga çifti Gaçi-Xhaçka, buzë detit, sidomos nga kjo e dyta, e cila jo vetëm ka pasur dijeni që dokumenti me të cilin ka blerë le të supozojmë ka blerë pronën, është fals, pasi ajo vetë ka firmosur këtë VKM si anëtare e qeverriut. Në pikën 6.3 të kësaj VKM-je përcaktohet qartësisht (faqe 2289 e fletores zyrtare ): “Nëse rezulton se lloji i tokës së përfituar ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” apo “sipërfaqe ujore”, refuzohet regjistrimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi”.

Pra SPAK e ka shumë të lehtë të gjejë kush e regjistroi në kohë rekord këtë AMTP si firmosi kryetari i Bashkisë Himarë i cili e di shumë mirë që në Perivolo nuk ka tokë bujqësore. Dhe më e bukura, si ka mundësi që Krydardhari që ka një sekretariat teknik e që paguhet më milionat e taksapaguesve shqiptarë e mori të mirëqënë një paçavure të tillë. ?!?

Çifti Gaçi-Xhaçka ka shumë gjynahe me vjedhjet e tokave të shqiptarëve. Janë për tu mesuar nga hetimet shitja e bazës detare për të cilën me fakte Kolonel Artur Meçollari ka bërë kallëzime penale në SPAK dhe baza sot është në sekuestro preventive. Por nuk është më pak e rëndë kjo vepër penale.

Si Ministre të jashtme kemi hasur akuza të rënda publikisht për shpërdorim detyre. Si mund të jetë përfaqësuese në arenën ndërkombëtare një e shumëakuzuar për disa dosje të rënda ??

A ndihet përgjegjës Kryeministri për ktë përballë shqiptarëve të paktën moralisht sepse dardhat dhe fiqtë e morëm vesh Xhaçka i ka ngrënë vetëm mbas krahëve të tij…Siç thotë ai…

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erion DASHO – A ka më mjekë nën ‘Rilindje’?!
Next Article Delet ministra dhe Rama që mbyti demokracinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?