GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Diktatura ‘Rama 2025’ dhe ‘shkrepësja demokratike’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Basir ÇOLLAKU – Diktatura ‘Rama 2025’ dhe ‘shkrepësja demokratike’

By
Basir ÇOLLAKU
09/08/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Vrasja si oferte, krimi si normalitet, shkelja e Kushtetutës si fasoneri, vjedhja si përditshmëri, ekonomia si skedinë bastesh, mafia si ortake, zgjedhjet si paketë turistike, drejtësia si listë çmimesh.

Këtu jemi.

Opozita, Grupi Parlamentar i PD, i dërgoi një kërkesë Kuvendit firmosur nga 29 deputetë, më shumë se 1/5 për të dërguar relacion për mandatin e deputetes Olta Xhaçka,, në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta detyron mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme brenda tre ditësh. Zonja Spiropali cakton një datë pas disa javësh për të shqyrtuar gjoja vendimin e Gjykatës.

Kështu e do Edi Rama. Një shkelëse ligjesh e të Kushtetutës, për ti mbajtur ison.

Lexo më shumë

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

Gjykata Kushtetuese, ka folur ai nuk e zbaton. Drejtuesja e kësaj Gjykate Holta Zaçaj ka theksuar alarmin e mos-zbatimeve të vendimeve. Gjendja njëlloj.

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin për taksimin e profesioneve të lira. Rama sërish nuk e zbaton nuk u kthen detyrimet subjekteve.

Gjykata Kushtetuese u shpreh për paligjshmërinë e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndërtimtari i Bashkisë nën urdhërat e Ramës vazhdon të hedhë hekur e beton..

Olta dhe Gaçi, strategjikët e partisë kanë mburojë urdhërat e Ramës.

Gjykatat e Strasburgut dhe Arbitrazhit kanë mjaft vendime detyruese për zbatim për Shqipërinë, por. zotërisë qeveritar nuk i kërcet ti zbatojë.

Çorba e institucioneve me hartën e re gjyqësore e me vettingun partiak të Rama-Veliaj-Xhafa, ka krijuar magazinë me qindra mijë dosje duke e çuar në 15 e kusur vite ciklin kohor të shqyrtimit në tre shkallët e gjykimit, nga 1 vit e gjysmë më përpara.

Prokuroritë e Gjykatat si speciale si të përgjithshme, shohin telefonin e KM si Kod Penal e atë të ambasadave si Kod Procedure dhe Kushtetutë. Eunukëri jo thjesht digitale.

Zgjedhjet janë një operacion qeverie me shifra të gatshme. Kjo nga viti 2015 e në vazhdim. Rama po përgatit Diktaturën e Numrave pasi ka asgjësuar funksionimin e institucioneve. Madje do të përdorë dhunën e çdo lloji për shembjen e opozitës. Aty ku nuk i ecin blerjet. Privatizoi qeveri, parlament, bashki, drejtësi, medie, ambasada, diplomatë. Shëndetësia dhe arsimi kanë hyrë në genocid zyrtar. Ndërkohë ka nisur të qarkullojë nga oborret e njeriut nga fshati Surrel, thashetheme se do të marrë deri në 90 deputetë në 2025-ën.

Kush duhet ta ndalojë?!

Opozita detyrimisht. Ajo është në shenjestër asgjësimi.

Me çdo kusht. Me çdo çmim. Ka një mundësi të vetme. Është si arma me një fishek. Do të qëllojë vetëm një qitje.

Zgjedhjet 2025

Përballja duhet të jetë agresive tej parashikimeve, jo për ekzistencë partie, por Demokracie.

Nëse ai nuk njeh asnjë ligj asnjë të drejtë dhe përdor gjithçka si duhet ti përgjigjet opozita?!

Si deri tani jo. Me fitore pirrosh jo. Me flirte jo. Nuk jep rezultat. Nuk vlen. Nuk largon të keqen. Nuk ndalon dot edëzimin e çmendurinë e tij.

Nëse nuk gjuan ku dhe si duhet Diktatura e Numrave do të fshijë edhe liritë minimale të mbetura shoqërisë. Edhe në 45-ën, kështu nisi dhe qoftëlarg sa zgjati e sa kusure prodhoi. Ai duhet rrëzuar për të ndenjur kombi në këmbë. S’ka alternativë apo plan B ndryshe. Mbase edhe me shkrepëse demokratike…Mos mendoni se është armë e shkelet ligji. Jo. Kurrsesi jo. Ligji në “nahinë Rama” nuk ekziston. A shkelet mosekzistenca??!!

Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Nga Lutfi DERVISHI – Uau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – A është real rreziku i antiamerikanizmit?
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Aleatët më të mirë të Kurtit janë kundërshtarët e tij!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?