GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Demokratë, ju nuk keni humbur..!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Demokratë, ju nuk keni humbur..!

By
Basir ÇOLLAKU
14/05/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Miq, demokratë, të Matit, Bulqizës e Peshkopisë.

Ndjej mirënjohje me përulësi të thellë për ju. Në Klos e Burrel anëtarësia e Partisë Demokratike, ka sakrifikuar përballë bandave kriminale e ato të pushtetit. Përballë shantazhit e miliardave. Po. Miliarda. Për komisionerë, numërues e vëzhgues që janë historia e shpirtit të PD. Dua të përcjell një mirënjohje të përzemërt edhe për të majtë mbështetës e votues. Janë qytetari e përbashkët, fisnikëri tejpartiake. Sepse ne kishim dhe kemi një synim. Të jetojmë së bashku si njerëz normal në trojet e të parëve. Mati është shtëpia jonë e përbashkët. E duam njëlloj demokratë e socialistë.

Ju nuk keni humbur

Si do shkojë kjo punë, pas kësaj masakre, më thotë sot një demokrat betejash të pafundme. Unë e preva biletën. Pak sekonda mbeta pa përgjigje. Më trishtoi. Se Ishte drama e një kombi në një fjali.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Preva biletën.

Sërish një nënë e një baba, me një djalë që u kthen kurrizin, për të mos i zhgënjyer, por jo shpirtin. Do të kthehemi më të shumtë për të fituar bashkë. Do të presim biletën për t’u kthyer!

Ju nuk keni humbur!

Kam parë demokratë e njerëz të lirë, kryelartë në qytet pas zgjedhjeve. Fituesit e gjenocidit elektoral ulnin kokën përballë tyre. Sypërdhe. Nuk flisnin të zënë në faj. Disa u shndërruan në skllevër të bukës. Por kur shkëmbeheshin me njerëz krenarë shihnin veten të humbur.

Ju nuk keni humbur!

Sepse kushdo në Mat, sot, kur kërkon një model për t’ua thënë fëmijëve në shtëpi, u tregon atë, “humbësin opozita”r dhe jo veten, fituesin” pozitar”. Ata do të ndeshen vetë me fajin.

Ju nuk keni humbur!

Kam takuar mijëra qytetarë. Të djathtë e të majtë. Kam mësuar shumë prej tyre. Nga maturia e tyre, mirësia, krenaria, fisnikëria, dinjiteti, madhështia e thjeshtësisë.

Ju nuk keni humbur!

Sepse beteja juaj, lufta, qëndresa, përballja, liria juaj, djersa juaj, prodhon jetë, edhe për të nënshtruarit fitues duarlidhur.

Ju nuk keni humbur!

Sepse Ju, demokratë e qytetarë shpëtuat qytetin. Në heshtje, pa fjalë u bëtë bashkë. Në kutitë e votimit është keqbërja. Është abuzimi. Është shitblerja. Është kanosja. Është Mafia.

Nuk është vullneti juaj. Ne, përfaqësues të besimit tuaj, mbështetjes suaj, duhej të kishim bërë më tepër. Shumë më tepër. Ndërsa Ju, të bekuar nga Zoti, keni mbajtur gjallë Demokracinë, brenda së cilës marrin frymë dhe vrasësit e saj.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot
Next Article Nga Agron GJEKMARKAJ – Mjerë ai popull që kërkon një hero
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?