GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – ‘003 +…supertelefoni Sky i qeverisë’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – ‘003 +…supertelefoni Sky i qeverisë’

By
Basir ÇOLLAKU
30/01/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Amerikanët e dinë, evropianët e dinë, kryesisht francezët, belgët, hollandezët, pjesë e ekipit hetimor të dosjeve të mëdha skay encro, e kanë nëpër duar. Prokuroria e Posaçme sigurisht ka dijeni.

Një nga telefonat e kriptuar të rëndësisë së vaçantë për nga përdoruesi, komunikimet, përmbajtja, mes germave të shumta para dhe pas numrave ka pasur 003 dhe vijojnë gërma e numra që plotësojnë kodin e plotë. Por ndalojmë me kaq, të tjerat ia lëmë njerëzve të dosjes. Ai mund të quhet supertelefoni i kriptuar qeveritar.

Ngjan sikur historia përsërit shakanë e kripur penale të rradhës, si me makinën e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, atë të targës së Audit 003 GB. Nuk është vetëm një numër, natyrisht ka edhe shoqëri kolegësh në qeveri, duke krijuar një kabinet Skay-Encro në Këshillin e Ministrave, ku pushtetarët e mazhorancës, punët e parasë e të keqbërjes ligjore, i diskutonin mënjanë, larg syveshëve të përgjimit, si karshillek ndaj drejtësisë.

Ka biseda e komunikime brenda dhe jashtë vendit, me njerëz me peshë, të cilat janë bërë më pas veprime sipas dakortësive e premtimeve. Ato fashikuj e kapërcejnë tërmetin publik. Afro 15 ditë më parë, një mik më dërgon një episod të një reportazhi për narkotikët, fuqizimi shpërthyes të trafiqeve në vititn 2023, duke  përfshirë edhe mafian shqiptare, në një nga mediat më të mëdha franceze, BFMTV.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ndër të tjera një nga prokurorët belgë shprehej se me lënin në fuqi nga Strasburgu të vendimit të Gjykatës Kushtetuese franceze, për marrjen si prova të përgjimeve, në Ballkan bien krerë shtetesh. Nuk është lënë jashtë vëmendjes së investigimit fijet me mafian në Ekuador apo ndërtimi në Shqipëri, me çmime jashtë çdo logjike tregu.

Tek ne ka jo pak ministra përdorues, zyrtarë të drejtësisë, Policisë së Shtetit, medies, bizneseve, pushtetarëve vendorë, duke krijuar një Kuvend të frikshëm me botën e krimit, në shkëmbime nderesh, financash, klering vrasjesh, trafiqesh, investimesh strategjike, streha ofshoresh.

Bisedat mes palësh, në qindra mijë faqe, kanë tre prioritete të përsëritura në kominikimet tashmë pjesë dosjesh sa të ardhura sa duke mbërritur. Zgjedhjet, vettingun dhe drejtësinë, si dhe investimet. Në materialet e sjellë nga partnerët, habia dhe dyshimi janë ekstreme, ndaj dërgesat kanë adresë vetëm Prokurorinë e Posaçme, jo ministrinë e drejtësisë, apo ndonjë institucion tjetër.

Ministrat Balla dhe Manja, janë mbajtur larg dijenisë së informacioneve të ndjeshmë për emrat nëpër dosje, duke mos rriskuar dekonspirime, të cilët sërish nuk kanë mundësi asgjësimi të asnjë flete.  Formulari komik nismë e Ballës, nuk solli asnjë vetëdorëzim në polici, ndryshe nga sa saktësoi ditë më herët zoti Dumani, se në çdo dosje u rezultojnë oficerë policie, madje dhe zyrtarë drejtësie. Në intervistat e shpeshta e dashura e agjentit Charles McGonigal, përmend bisedat e tij me kryeministrin Rama. Në kontekstin e rrëfimit të saj ngjan se nuk është telefoni qeveritar i komunikimit dhe mundësitë e një sky encro gjenden aty.

Një letërporosi e dërguar nga SPAK mund të sjellë fashikuj ku gjenden jo pak përgjime të çkoduara tashmë dhe mbushur me ngjarje. Në materialet aktuale “parkuar” në Prokurori, kanë ngjarje të mëdha të krimit elektoral, të zbardhura, në disa qarqe të Shqipërisë. Kanë të qartë skemën e punës bashkë të pushtetit, Mafias, shpërblimet e përfitimet e palëve, për të qenë po bashkë marrës vendimesh për ekonominë, politikën, e plot zhvillime të tjera në vend.

Deri në porosi vrasjesh politike. Kanë zbërthyer pjesët takuese në para e aktivitet, të prokurorëve, gjyqtarëve, apo funksionarëve publikë. Gjithçka është me emra, mundësia e të provuarit është kollajllëk, pasi siguria e të përfshirëve është ende paprekshmëri e luhatur lehtë.

Deri një ditë..Kur durimi i atyrë që janë në anën e drejtësisë kryesisht i partnerëve, të vendosë të mos heshtë për heshtjen dhe çapitjen e përgjumur të disa institucioneve në vendin tonë…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Një pampers për Shëndetësinë e Rilindjes
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Gjykata Kushtetuese miraton Potsdamin shqiptar
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?