GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Artan HOXHA – Regjimi ‘Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Artan HOXHA – Regjimi ‘Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim’

By
Artan HOXHA
14/08/2025
8 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama nuk priti shtatorin të na tregonte tiparet e regjimit të tij, na i demonstroi ato menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Shumica e cilësuar me 83+3 deputetë, veç 7 deputetë larg shumicës kushtetuese parlamentare ia jep këtë vetëbesim, por ia dikton edhe këtë nxitim.

Deri këtu nuk erdhëm në një ditë por gradualisht ndër vite falë veprimit të disa shkaqeve e faktorëve, në veçanti gabimet strategjike të opozitës në 2017 dhe 2019, përçarja e saj në 2021-24, goditjet e pamerituara marrë nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht ai amerikan, mbi opozitën nga njëra anë dhe mbështetja e pamerituar dhënë qeverisë së Edi Ramës nga ky faktor nga ana tjetër.

Në këto rrethana u prish balanca e forcave, ajo anoi gjithnjë e më shumë, votim pas votimi, në favor të qeverisë, e cila, gradualisht mori tiparet e një regjimi autokratik – të gjitha pushtetet në një dorë, asaj kryeministrore. Hap pas hapi qartësimit e forcimit të regjimit, ai keqpërdori gjithnjë e më shumëfuqinë e shtetit për dobësim e mëtejshëm të opozitarizimit politik dhe shoqëror, qoftë përmes kulaçit e qoftë përmes kërbaçit, duke forcuar kësisoj pozitat e veta.

Tashmë regjimi po na i tregon të plota tiparet e tij kryesore, ato të mashtrimit, dhunës, shkatërrimit dhe favorizimit. Në çdo akt kryesor të këtij regjimi dallohen këto tipare, sipas rastit konkret, njeri tipar më fort se të tjerët a ndonjë tipar që del në pah më vonë se të tjerët.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Këto katër tipare dallohen edhe në rastin e aksionit për ‘sigurinë ushqimore’ përmes detyrimit për faturim të produkteve të mishit e bulmetit edhe në rastin e aksionit të ‘mbrojtjes së bukurisë natyrore të Thethit’ përmes prishjeve rrufe atje; edhe në rastin e ‘mbrojtjes së territorit nga ndërtimet pa leje’ nisur në valë të gjerë fill pas aksionit në Theth edhe në aksionin e ‘gjallërimit të qeverisjes vendore’ përmes urdhërimit të dorëheqjes së të gjithë drejtorëve të bashkive dhe zëvendësimit të tyre, një fare qarkullimi kuadri, siç këto tipare dalloheshin edhe në aksionet e mëparshme të kësaj qeverie – dalin e teprojnë për ilustrim shembujt e inceneratorëve fantazmë apo e Agon Channel.

Këto tipare dallohen qartë edhe në aksionin më të fundit qeveritar, atë të ‘gjallërimit të industrisë ushtarake’, prej të cilit, në daç si efekt i drejtpërdrejtë, në daç si efekt kolateral, u nxorën në rrugë, me staf e mjete, News 24, Gazeta Shqiptare, Gazeta Panorama, Balkanweb dhe derivatet e tyre.

Ky kompleks mediatik, me fokus informimin e përminutshëm mbi politiken dhe kronikën, është një nga institucionet më kontribuuese në sferën e medies shqiptare, pjesë e rëndësishme e historisë së kësaj medie në demokraci, njëherazi institucion formimi dhe edukimi në vijueshmëri të shumë gazetarëve ndër breza.

Në të gdhirë të së shtunës, datë 9 gusht, kompania shteterore KAYO, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake si dhe me mbështetjen juridike të Avokaturës së Shtetit, (shkurt pala shtet) me nje aksion rrufe, fillimisht bllokon dy godinat e grupit mediatik, ndërpret energjinë, për pasoje edhe sinjalin televiziv, e në vijim nxjerr jashtë e largon pajisjet teknike e teknologjike dhe mjete të tjera të punës së përditshme të këtyre medieve, me gjasa përfshirë dokumente sensitive të mbajtura në format elektronik a në letër.

Gjendja nuk është normalizuar as në nivelin më minimal të domosdoshëm ndonëse për këtë u mor, që para tri ditësh, edhe një vendim sigurimi padie nga Gjykata e Tiranës, vendim që, hë për hë, as nuk është zbatuar dhe duket se as që do të zbatohet nga pala shtet. Në këto rrethana, edhe si revoltë edhe si forcë mbijetese, stafi i kësaj medie komplekse po transmeton informacion në kushte rrethanore të improvizuara aty-për-aty në mjedise të hapura e në rrugë.

Që pronari i një pasurie të paluajtshme ka të drejtën, në llogari të fundit e pavarësisht qëllimit, të vendosë për përdoruesin dhe/ose destinimin e asaj pasurie, aq më shumë nëse përdoruesi nuk respekton kushtet e kontratës, këtë nuk e vë njëri në diskutim-kështu duhet të jetë – por e drejta e pasurisë mbi të paluajtshmen, qoftë edhe në kushtet e një sjelljeje jo korrekte të përdoruesit, nuk të lejon asesi të ndërhysh njëanshmërish e brutalisht, me mjete vetëgjyqësie e vetëekzekutimi, mbi pasuritë e luajtshme që gjendet në pronë, aq më shumë të shkaktosh dëme edhe materiale edhe morale, me rrezik deri në asgjësimin e një kompleksi mediatik, si dhe të punës, karrierës e pasionit të shumë gazetarëve e stafit tjetër, siç po ndodh në këtë rast.

Ndërsa kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë rast, qoftë shteti qoftë privati pronar, në rastin konkret vetë vendimi i qeverisë që të njëjtën godinë ia merr nga përdorimi një medie të rëndësishme që prodhon informacion dhe ia jep një kompanie të sapoformuar që do prodhojë mjete lufte (me kë, si e çfarë nuk dihet ende) është,në thelb dhe simbolikisht, vendim regresiv.

Po të konsiderosh këtu se edhe në atë ish-kombinat ka zgjidhje tjetër alternative për nevojën ushtarake të shtetit pa cenuar aktivitetin mediatik ekzistues, le pastaj të konsiderosh alternativa në shumë mjedise të tjera industriale në konservim, në Tiranë e gjetkë, ky vendim bëhet i dyshimtë në qëllimet e vërteta të tij-tip ‘me një gur vras dy zogj’.

Nëse konsideron edhe se në këtë vend nuk ka mbet kuç e maç pa marrë statusin e investitorit strategjik bashkë me mijëra katrorë truall të hapur a mjedis të mbuluar me çmim simbolik 1 euro, ti mohosh vijimin e kontratës mbi 20 vjeçare një grupi mediatik në mjediset ku ka investuar ndër vite s’të mbetet gjë tjetër veç të mendosh se qëllimi më i parë, ndonëse i kamufluar, është krijimi i premisave për shkatërrimin e tij.

Kjo ngjarje nuk është as rastësi as aksident. Ngjarje të këtilla janë ligjësi, do ndodhin shpesh e më shpesh, egër e më egër. Regjimi i pushtetit në një dorë do të realizojë pashmangshmërisht natyrën e vet. Por i duhet edhe të nxitojë pasi rrethanat dhe shkaqet që e formësuan po ndryshojnë gradualisht. Natyra e vërtetë e regjimit po kuptohet nga gjithnjë e më shumë shqiptarë si dhe gjithnjë e me qartë nga ndërkombëtarët që nuk mbajnë më të njëjtat qëndrime si në vitet e kaluara, veçanërisht amerikanët.

Sa më fort e egër vepron regjimi aq më qartë e nxjerr natyrën e vërtetë, aq me pak mund të kamuflohet, aq më shumë do të kundërshtohet.

Çdo regjim kështu bie, nga trashja e zullumeve të veta. Edhe ky.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?